• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Zyra juridike në Dragash, tre vjet punë!

Dragash, 05 korrik 2012
- Zyra e ndihmës juridike, e cila u themelua në kuadër të një projekti të UNDP-së “Qasja në drejtësi”, tash e 3 vjet iu ofron falas shërbime qytetarëve të komunës së Dragashit, nga të dyja komunitetet.pellumbesha_bajraktari Pëllumbesha Bajraktari, zyrtare nga kjo Zyrë, thotë se me nisjen e punës së kësaj zyreje, në dhjetor 2009, banorët e kësaj ane kanë pasur një adresë, ku kanë mundur t’i realizonin pa pagesë të drejtat e tyre. “Që nga nisja e punës, Zyra është vizituar nga shumë qytetarë, si nga treva e Opojës ashtu edhe nga ajo e Gorës, për t’i realizuar të drejtat e tyre juridike”, ka thënë Bajraktari. Sipas saj, ndihmat juridike falas ofrohen në përfaqësimin e lëndëve civile, administrative dhe penale, ndërkaq më të shpeshta janë ato administrative, përfshirë rastet nga e drejta familjare, përfaqësimin lidhur me pronësinë, ankesat kundër pushimit të padrejtë nga puna, përfaqësimin e personave me aftësi të kufizuara, të drejtat për pension e ndihmë sociale, apo çfarëdo forme të ndihmës materiale”, tha Bajraktari për Kohën Ditore.
Duke iu referuar raportit të punës së gjashtëmujorit të parë të këtij vitit, Bajraktari ka thënë se numri i lëndëve të proceduara është rreth 100 sosh, ndërkaq 30 për qind e tyre vijnë nga komuniteti i Gorës. Ndërkaq, Agim Kamberi, zyrtar për ndihmë juridike, ka nënvizuar se bashkëpunimi me organet e tjera është i mirë, por edhe qytetarët thotë se janë të kënaqur me shërbimet që ofrohen nga kjo zyrë. “Marrë parasysh gjendjen e vështirë sociale, shumë qytetarë i janë drejtuar kësaj zyre dhe janë ndarë të kënaqur me shërbimet”, ka thënë Kamberi. Disa nga qytetarët e kontaktuar janë shprehur të kënaqur me ndihmën e ofruar nga kjo zyrë. Ata thonë se nuk kishin lënë derë pa trokitur, për t’i realizuar të drejtat e tyre, por me që nuk kanë hasur në ndonjë përkrahje pozitive, e vetmja shpresë iu kishte mbetur tek kjo zyrë.
 
 
Share