• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Pesë të lënduar, tek Laku i Rapçës!

Dragash, 07 korrik 2012
– Pesë persona janë lënduar, pasditen e së shtunës, në një aksident trafiku, i cili është shkaktuar tek vendi i quajtur “Laku i Rapçës”, tre kilometra nga Dragashi.aksident_rapce
Radio SHARRI, në vendin e ngjarjes ka kuptuar prej dëshmitarëve okularë, se janë ndeshur një makinë nga Opoja, e cila po qarkullonte në drejtim të Plavës dhe një tjetër makinë, me targa të Serbisë, e cila po qarkullonte në drejtim të Dragashit. Hetimet e para qojnë tek dyshimi se ka qenë shpejtësia, tej normave të lejuara në atë aks rrugor, e cila ka shkaktuar aksidentin.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe i ka bërë të gjitha matjet dhe hetimet paraprake, për të vërtetuar shkaktarin e këtij aksidenti. Stina e verës, si gjithkund në Kosovë, edhe në komunën e Dragashit ndikon në shtimin e numrit të automjeteve, sidomos ato në grupe, kur kolona e dasmorëve arrin me dhjetëra metra.
E njohur si komunë që ka shumë kurbetçinj, fluksi i këtyre të fundit bëhet tejet i lartë, sidomos me arritjen e goranëve, të cilët në këtë sezon shfrytëzojnë pushimet vjetore, për të qëndruar në vendlindje, ku edhe i bëjnë dasmat, fejesat dhe gazmende të tjera familjare.
Policia ka apeluar tek drejtuesit e automjeteve, që në fillim të kësaj stine, për të shtuar kujdesin në trafik, pikërisht për shkak të fluksit të lartë të ardhjes së kurbetçinjve nga shtete të ndryshme, ku dominojnë ata që vijnë nga Serbia.
 
 
Share