• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Nexhmie Pagarusha, qytetare e Tropojës!
e Martë, 10 Korrik 2012 11:02

Bajramcurr, 10 korrik
- E rënduar në moshë, por gjithsesi e hirshme, këngëtarja më e shquar e muzikës shqiptare në Kosovë, Nexhmie Pagarusha, tashmë është “Qytetare Nderi” në Tropojë.nexhmie_tropoja Surpriza për Pagarushën ishte planifikuar nga organizatorët, e që kreator i saj ishte ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka. Ai e kishte ftuar Pagarushën për një shëtitje në Valbonë dhe për të qenë e pranishme në manifestimin “Sofra Dardane”.
Qindra artistë nga mbarë trojet shqiptare, harruan për një çast skenës, duke shijuar praninë e Nexhmie Pagarushës, me të cilën edhe u fotografuan, për të ruajtur një kujtim nga artistja e madhe shqiptare, dhe jo vetëm kaq. Shumë këngëtare të ftuara në këtë manifestim, sikur më shumë u lodhën duke kërkuar duartrokitje nga publiku dhe duke u endur nëpër skenë, sesa që kënduan. Mjaftoi vetëm një shqiptim i emrit, Nexhmie Pagarusha, nga kryebashkiaku i Bajram Currit, Agron Demishi, që mbi 10 mijë spektatorë të shpërthenin në duartrokitje pafund. Si një zonjë e rëndë, duke sfiduar moshën, në krah të ambasadorit Lauka, e madhja Pagarusha ngitet në skenë, jo për të kënduar, por për tu falënderuar për surprizën që iu bë. “Nuk e prisja këtë surprizë. Jam shumë e emocionuar. Ambasadori më ftoi për një shëtitje dhe, tani po e marr vesh nderin që po më bëni. Unë jam një pjesë e vogël e popullit tim. Tropoja është e gjithë shqiptaria dhe, për këtë, unë ju jam mirënjohëse tërë jetën. Po të kisha mundësi, nuk do të pushoja kurrë së kënduari për ju dhe për popullin tim shqiptar. Jam shumë e lumtur për këtë nder që po më bëni”, tha mes tjerash Pagarusha, e që publiku u emocionua dhe e përcolli me duartrokitje të pa fund.
 
 
Share