• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Polici plagos doganierin!

Vërmicë, 12 korrik 2012
- Një pjesëtar i policisë ka plagosur rëndë një doganier, pas një zënke që kishte me të birin e këtij të fundit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 20:30, ka njoftuar policia rajonale në Prizren.policia_aksioni Zëdhënësi i policisë, Hazir Berisha, bëri të ditur se gjendja shëndetësore e doganierit, i cili në momentin e incidentit nuk ndodhej në detyrë, është e rëndë. Ai tha se ngjarja ka ndodhur në fshatin Vërmicë, në vendin e quajtur “Te Gurra”, në afërsi të një restoranti. “Pjesëtari i policisë (A. B.), i cili ishte në detyrë zyrtare, ka shtënë në drejtim të viktimës (N. G.), pjesëtar i Doganave të Kosovës, i cili ishte jashtë detyrës zyrtare, duke e plagosur rëndë, në abdomen”, konfirmoi Berisha, përmes një komunikate për media.
I plagosuri është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit dhe, sipas mjekëve, gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. Sipas hetimeve fillestare, ngjarjes i ka paraprirë një zënkë e çastit, midis pjesëtarit të policisë dhe djalit të viktimës. Të gjitha procedurat e këqyrjes në vendin e ngjarjes janë kryer nga hetues policorë dhe ata nga Krim-Teknika, nën mbikëqyrjen e prokurorit, i cili gjithashtu doli në vendin e ngjarjes.
Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës, i cili gjithashtu ka dalë në vendin e ngjarjes. Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe ka sekuestruar një armë, me të cilën dyshohet se është kryer plagosja e doganierit.
 
 
Share