• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Rruga e kombit, rrugë e vdekjes!
e Hënë, 16 Korrik 2012 18:51

Dragash, 16 korrik 2012
- Një ekip i Radio Sharrit, sot ka hasur në dy aksidente trafiku, në Shqipëri. Në të dyja rastet, shkaktar ishte shpejtësia e madhe dhe rrugët gjysmake, por të sponsoruara si rrugë superiore.autostrada_lopet
Aksidenti i parë ka ndodhur në autorrugën gjysmake, Vlorë – Fier, ku për pasojë, dy persona kanë gjetur vdekjen dhe një tjetër është lënduar. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:30, në aksin Levan – Fier, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”.
Një aksident tjetër, rreth orës 13:30, ka ndodhur në autorrugën tjetër gjysmake, e proklamuar si “Rruga e kombit”, kur një veturë, sapo ka dalë nga tuneli, në drejtim të Kukësit, është rrokullisur nëpër asfalt, duke goditur fillimisht parmakun e djathtë të rrugës, për të përfunduar i përplasur në trafikndarese. Për pasojë, një i ri ka mbetur i lënduar. Këto dy aksidentet, me të cilat u ndesh ekipi i radios sonë, ndodhën vetëm një ditë pas “të dielës së përgjakshme”, me tre persona të vdekur dhe shtatë të plagosur. Rrugët e Shqipërisë vazhdojnë të përgjaken nga aksidentet në trafik, e që për pasojë shumë jetë njerëzish po shuhen. Rruga e kombit, tashmë po shkon drejtë një emërtimi tjetër, “Rruga e Vdekjes”. Kjo, sepse në sezonin turistik, kur dendësia e trafikut në këtë rrugë arrin maksimumin, aksidentet janë bërë dukuri e përditshme. Faji për këto aksidente, apriori bie mbi drejtuesit e automjeteve, ndërkohë që edhe strukturave shtetërore iu bie barra e fajësisë, për shkak se kjo rrugë, e cila ende nuk është e përfunduar, në vend se të proklamohet si një projekt madhorë, por që ende ka punë në të, reklamohet si “superstradë” dhe si vepër madhështore. Askush nga organet përgjegjëse nuk e ka përmendur, gjerë më tani, se “Rruga e kombit” ende nuk ka përfunduar, por gjithnjë e promovojnë si super rrugë, nga Morini e deri në Durrës!
Ata që e kanë përshkuar këtë rrugë, së paku një herë, e dinë gjendjen e kësaj rruge dhe përshkimin e saj e bëjnë me shumë stres dhe frikë, sepse në çdo çast mund të përballen me kafshë shtëpiake, makina bujqësore, apo edhe me këmbësorë! Por, shumëkush, që për herë të parë përshkon rrugën e shumëpërfolur, nuk i di këto dukuri dhe shumë lehtë, po që se e rrit shpejtësinë apo edhe e kthen kokën anash, për t’i shijuar bukuritë natyrore, mund të përfundojë keq. Ata nuk e dinë se kjo rrugë nuk është “superstradë”, që nga Morini e deri në Durrës, ashtu siç reklamohet nga pushtetarët e Shqipërisë! Ata nuk e dinë se në shumë vende do të detyrohen të mblidhen në dy korsi të vetme, për shkak se mungojnë urat.kukes_aksident Nuk e dinë se, pa pritur, do të ndeshën me lopë, të cilat shëtitën nëpër trasenë e rrugës, e cila nuk ka mbrojtje anash, siç do të duhej të kishte.
Prandaj, mediat do të duhej të merreshin më shumë me informimin e qytetarëve për gjendjen faktike, dhe jo të merren me propagandimin e rrugës, si vepër që askush në botë nuk e paska! Faji më i madh iu takon mediave proqeveritare në Shqipëri, sepse janë ato që, kur kryeministri Sali Berisha, e thotë një herë se qeveria që drejton ai ka ndërtuar një rrugë të mrekullueshme, këto media e përsërisin qindra herë deklaratën e tij, sa që atyre që nuk e kanë përshkuar rrugën në fjalë, iu duket sikur kjo rrugë na qenka më e mira në botë. Të tillët shumë lehtë mund të bien në kurthin e një reklame gënjeshtër, të cilën e plasojnë këto media proqeveritare. As mediat që kontrollohen nga opozita, nuk e bëjnë punën siç do të duhej. Pra, të pasqyronin para qytetarëve gjendjen faktike. Në vend të kësaj, këto media merren me kritika sekondare, të stilit se “qeveria paska investuar kot, kur ka ndërtuar rrugën e kombit me 4 korsi”. Sipas këtyre mediave, ka mjaftuar ndërtimi i një magjistrale të thjeshtë, me dy korsi. Domethënë, edhe të parat edhe të dytat, nuk njoftojnë qytetarët, por prodhojnë lajme, ose përcjellin politikat e bosëve të tyre. Ndërkohë, rrugët e Shqipërisë përgjaken, për ditë e më shumë.
 
 
Share