• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Restelicasit kërkojnë ndihmat e premtuara!

Dragash, 17 korrik 2012
– Pesë muaj nga tragjedia e rëndë në Restelicë, kur shembja e një orteku bore mori jetën e dhjetë anëtarëve të familjes Reka dhe shkatërroi disa shtëpi, banorët ende nuk mund t’i kthehen jetës normale. Ata kërkojnë nga institucionet lokale dhe ato qendrore që ndihmat e premtuara t’i realizojnë.fshati_restelice Në mbledhjen e rregullt të Kuvendit komunal të Dragashit, delegatët që vijnë nga ky fshat kërkuan që premtimet e dhëna nga institucionet qendrore dhe ato lokale të realizohen, para se të arrij stina e dimrit, e cila në këtë zonë fillon shumë më herët se në viset e ulëta. Këshilltari, Velid Haxhisin, nga partia “Vakat”, i cili vjen nga po ky fshat, tha se gjerë më tani nuk është vepruar konkretisht, bazuar në premtimet që janë dhënë nga qeveria republikane dhe ajo komunale. Ai kërkoi që, nëse nuk ndihmohen të prekurit e kësaj tragjedia nga organet qendrore të vendit, pushteti lokal të shikoj mundësitë e veta për ndihmë banorëve nga kjo zonë e dëmtuar. “Komuna duhet të shikoj, nëse ka mundësi të ndihmojë, po qe se qeveria qendrore nuk do t’i realizoj premtimet e bëra, në kohën kur ndodhi tragjedia”, tha Haxhisin. Pyetjes së tij i është përgjigjur kryetari i Komunës, Salim Jenuzi, i cili tha se buxheti komunal është rishikuar dhe këtë vit nuk mund të bëj asgjë pushteti lokal.
Kryeplaku i fshatit Restelicë, Hikmet Xhinxho, thotë se ende nuk ka ndryshuar asgjë në terren, aty ku ndodhi tragjedia. “Jo vetëm personat e mbetur gjallë, të familjes së gjerë Reka, por edhe rreth 50 familje të tjera, ende janë në pritje të krijimit të kushteve për banim”, ka thënë Xhinxho, sipas të cilit banorët e këtij fshati më të madh në komunën e Dragashit, nuk janë të kënaqur me ndihmat që i janë ofruar deri më tani familjes Reka, si dhe  atyre që janë zhvendosur nga shtëpitë e veta. “Brenda këtyre pesë muajve, kanë arritur vetëm ndihma ushqimore për njerëz dhe bagëti, si dhe disa vizita, sa për të shprehur ngushëllime dhe premtuar përkrahje. Ndërkohë që anëtarët e mbetur të familjes Reka dhe banorët e zhvendosur po përballen me shumë halle”, ka thënë Shaban Haxhia, kryetar i Këshillit për Emergjencë. Edhe Velid Haxhisin, këshilltar në Kuvendin komunal të Dragashit dhe Sherif Aga, zëvëndëskryesuesi i Kuvendit, u ankuan sot në mbledhjen e KK-së se banorët ndihen të zhgënjyer, për shkak se nuk janë realizuar premtimet e dhëna. “Pos pastrimit të rrugës, në zonën ku ka ndodhur tragjedia, asgjë tjetër konkrete nuk është bërë. Kjo kërkon, jo vetëm angazhimin maksimal të autoriteteve lokale, por edhe mbështetjen e mirëfilltë të Qeverisë së vendit”, ka thënë Haxhisin. Aktualisht, ajo që familja Reka ka mundur të përfitojë nga Komuna, është dhënia e pëlqimit nga Kuvendi komunal, për shfrytëzimin e rreth dy arë trualli, që ishte pronë komunale.
Në muajin mars, ministri për Komunitete dhe Kthim, Radojica Tomiq dhe zv-ministri, Husnija Beshkoviq, gjatë vizitës në vendin e ngjarjes, u kishin premtuar restelicasve rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga orteku i borës. “Ministria është e gatshme që të ndihmojë 75 familjet e zhvendosura, ndërkaq do të angazhohemi edhe për ndërtimin e shtëpive të rrënuar nga orteku i borës, e në veçanti për ato të familjes Reka”, pati premtuar Tomiq.
 
 
Share