• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Gjykatës iu kërkua këqyrja e shpellës!

Prizren, 19 korrik 2012
- Në Gjykatën e Qarkut, në Prizren, ka vazhduar gjykimi për vrasjen e Sefer Bazajt, trupi i të cilit ishte hedhur në një shpellë, afër fshatit Zgatar të Dragashit.zgatar_shpella Eksperti mjeko-ligjor, Flamur Blakaj, i cili e ka bërë autopsinë, ka treguar se viktima kishte plagë në kokë, gjakderdhje nën lëkurë, thyerje në gjunjë, duar, shpinë, brinjë dhe në disa pjesë të tjera të trupit. Ai tha se të gjitha lëndimet janë shkaktuar para vdekjes.
Të martën ka vazhduar seanca gjyqësore kundër tre të pandehurve, dy nga Mitrovica dhe njëri nga komuna e Dragashit. Prokuroria e Qarkut në Prizren e akuzoi Gani Osmanin, se më 8 nëntor 2011, rreth orës 23, në Shpellën e Zgatarit, me dashje e ka privuar nga jeta, Sefer Bazajn, nga fshati Sllatinë, komuna e Fushë-Kosovës. Sipas aktakuzës, Gani Osmani, së bashku me të akuzuarin tjetër, Hetem Nimani, nga Mitrovica, në fshatin Sllatinë, e marrin me veturë Seferin dhe nisen në drejtim të fshatit Kapre, komuna e Dragashit. Aty takohen me të akuzuarin tjetër, Ridvan Flugaj, dhe më pas nisen në drejtim të shpellës. E ndalin automjetin dhe nisen në këmbë drejt shpellës, me paramendim dhe planifikim. Ganiu e shtyn Sefer Bazajn në shpellë, me ç’rast ai bie në një thellësi prej 60 metra, ku edhe gjen vdekjen.
Pas 14 ditësh, më 22 nëntor 2011, pjesëtarët e FSK-së e kanë nxjerrë viktimën nga shpella. Ekipi i emisionit “Drejtësia në Kosovë” ka qenë prezent në këtë aksion dhe ka bërë xhirimin e drejtpërdrejtë të rastit, xhirim ky të cilin në shqyrtimin kryesor Gjykata e Qarkut në Prizren e përdori si provë materiale. Dy të pandehurit, Nimani dhe Flugaj, edhe pse kanë qenë në dijeni, se i akuzuari Gani Osmani ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë, e cila dënohet me dënim afatgjatë, deri në 40 vjet burgim, e ndihmojnë atë në shmangien nga zbulimi i veprës penale, duke mos i lajmëruar personat zyrtarë për kryerjen e kësaj vepre.
Në seancën e së martës ishte planifikuar që të dëgjohej eksperti i mjekësisë ligjore, Flamur Blakaj, i cili nga kryetari i trupit gjykues, fillimisht u këshillua që mendimin e tij ta paraqesë të paanshëm dhe të bazuar ekskluzivisht në të arriturat e tij profesionale. Në të kundërtën, iu sqarua se çdo deklaratë e njëanshme, tërheq përgjegjësi penale. Dr. Blakaj, para trupit gjykues deklaroi se, kur është bërë autopsia, kishte filluar kalbëzimi i kufomës. “Lapra e veshit të djathtë ka qenë e shqyer; në anën e pjesës së djathtë, mbrapa kokës, ka qenë një plagë shqyese, me përmasa, afërsisht 7 centimetra; në shpinë ka pasur gjakderdhje nënlëkurore. Ndërsa thyerje ka pasur në dy gjunjët e këmbëve, në duar, në shpinë, brinjë dhe, pothuajse në të gjitha pjesët e trupit ka pasur thyerje kockore”, tha Blakaj, duke saktësuar se të gjitha lëndimet janë shkaktuar para vdekjes.
Në pyetjen e avokatit, Habit Asllani, se cili ka qenë shkaktari kryesor i vdekjes, Blakaj nuk pati përgjigje konkrete. “Ose ka qenë mjet i fortë që e ka goditur viktimën, ose viktima e ka goditur objektin. Këtu nuk mund të japim përgjigje konkrete, sepse edhe kalbëzimi i viktimës e ka bërë të veten dhe e ka vështirësuar gjendjen”, u shpreh Blakaj. Nga avokati, Asllani, pati shumë insistime, mirëpo përgjigje konkrete nuk mundi të marrë nga eksperti i mjekësisë ligjore. Pas marrjes së mendimit të ekspertit, nga mbrojtësit pati propozime, për të cilat trupi gjykues mori vendim, duke e refuzuar kërkesën e avokatit, Habit Asllani, për kontrollimin dhe shikimin neuropsikiatrik për të akuzuarin, Gani Osmani, me arsyetimin se nuk ka ndonjë provë, rrethanë ose sjellje të të akuzuarit, që të orientojë gjykatën se i akuzuari mund të ketë ndonjë pengesë të caktuar. Ndërkaq, është aprovuar propozimi i avokatit, Esat Gutaj dhe Habit Asllani, që të bëhet këqyrja e vendit të ngjarjes, përkitazi me rrethanat e pozitës së greminës, distancave dhe vendeve të sakta ku kanë qenë të akuzuarit dhe viktima. U vendos që kjo të bëhet më 23 korrik. Gjithashtu u aprovua edhe kërkesa e avokatit, Hazër Susuri, që të sigurohet video - incizimi i plotë dhe, veçanërisht pjesa e depërtimit të pjesëtarëve të FSK-së në fundin e greminës, aty ku është gjetur kufoma. Seanca e radhës do të mbahet më 24 gusht.
 
 
Share