• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Gjykata e Prizrenit ndalon minifundet!

gjykata_prizrenPrizren, 25 korrik 2012
- Jo çdo veshje, sidomos tani gjatë stinës së verës, është e përshtatshme për Gjykatën e Qarkut në Prizren. Ky institucion ka vendosur që t’iu tregojë stafit të saj dhe qytetarëve, se me çfarë veshjesh nuk mund të hyjnë në ambientet e saj.
Në hyrje të Gjykatës së Qarkut në Prizren, krahas shenjave parandaluese, siç janë ndalimi i pirjes së duhanit, përdorimi i telefonave mobilë apo ndalimi i mbajtjes së armëve, është shtuar edhe një ndalesë. Ndalimi i veshjeve jo të përshtatshme. Sigurimi i gjykatës ka marrë urdhër që mos t’i lejojë qytetarët dhe as punonjësit, që të hyjnë brenda, nëse nuk e respektojnë kodin e veshjes. Posterët me minifunde dhe pantallona të shkurtër iu është bërë një iks dhe janë vendosur në dyert e gjykatës, pikërisht në këto ditë të nxehta verore, kur këto veshje janë më se të zakonshme.
Administratori i kësaj gjykate, Agron Zylfiu, i ka thënë gazetës “Jeta në Kosovë” se kjo ndalesë vlen, si për stafin e gjykatës ashtu edhe për qytetarët që kanë punë në gjykatë. “Kemi pasur raste që edhe punëtoret e gjykatës nuk i janë përmbajtur kodit të veshjes. Duhet të kemi një kod të veshjes. Duhet ditur se po hyjmë në gjykatë, që është një institucion shumë serioz, e jo të vihet këtu, sikurse të dalësh në ndonjë lokal të thjeshtë”, i ka thënë Zylfiu kësaj gazete, duke shtuar se veshja në këtë institucion ka domethënien e saj. “Kur gjykatësit, prokurorët dhe avokatët, përveç rrobave serioze mbajnë edhe uniformat përkatëse, gjatë seancave gjyqësore, pse të tjerët nuk janë në gjendje të vishen ashtu si duhet dhe ta respektojnë këtë institucion”, ka shtuar ai.
Nga praktikat e së kaluarës ka pasur raste që palët kanë ardhur me veshje jo të duhura në gjykatë. Madje, Zylfiu tregon se ka pasur raste që gjykatësit i kanë detyruar palët që të vishen me rroba më serioze, e pastaj të vijnë në seancat gjyqësore.
 
 
Share