• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Dyshohet për keqpërdorim të tragjedisë!

Dragash, 05 gusht 2012
- Tragjedia e Restelicës, e cila ndodhi në muajin shkurt të këtij viti, si duket është keqpërdorur nga disa njerëz, për përfitime materiale. Kështu ka raportuar KTV-ja, duke cituar gjyshin e vogëlushes, Amsera Reka, e cila i mbijetoi kësaj tragjedie.
Gjyshi i Aamsera_rekamserës, Kamber Bale, ka thënë se dyshon që dikush e ka shfrytëzuar këtë tragjedi, për të përfituar materialisht. Ai dyshon që dikush ka mbledhur para, në emër të familjes së tij, për t’i ndihmuar ata që e përjetuan vërshimin e një orteku bore, i cili mori dhjetë jetë njerëzish dhe shkatërroi mbi dhjetë shtëpi. “Nuk i kemi marrë kurrë paratë, të cilat dikush i ka mbledhur në emër të ndihmave për familjen tonë”, ka thënë Bale për KTV-në, duke shtuar se dyshimin e tij ende nuk e ka paraqitur në polici. Kjo e fundit, ende nuk ka nisur të merret me hetime, për dyshimet e Kamber Bales, por ka shprehur gatishmërinë që të hetoj rastin, po qe se ai paraqitet zyrtarisht në organet e policisë. “Ne presim që ky rast të raportohet zyrtarisht në organet tona, për t’i hapur rrugë hetimeve. Po qe se janë të vërteta këto dyshime, ne na vjen keq, ndërkohë që do t’i marrim të gjitha masat e parapara me ligj”, ka thënë zëdhënësi i policisë rajonale në Prizren, Hazir Berisha.
Megjithëse është shprehur të jetë prekur nga ky veprim, Bale ka hezituar ta paraqesë rastin në polici. “Kam biseduar me zyrtarë policorë dhe jam në pritje të plotësimit të disa informatave, për ta paraqitur rastin, kur edhe hapet rruga për hetime nga organet përgjegjëse”, ka thënë Bale. Ndërkohë, KTV-ja ka raportuar se dyshohet që edhe në fshatrat përreth Restelicës, ka pasur persona që kanë mbledhur ndihma, kinse për të ndihmuar ata që pësuan nga tragjedia e shkurtit të sivjetmë, ku humbën jetën 10 persona, pasi një ortek bore shkatërroi dhjetëra shtëpi në fshatin Restelicë të Gorës së Dragashit.
 
 
Share