• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
AAK organizoi garën e vrapimit të kuajve

Në kuadër të fushatës elektorale, të premten në Mejdan të Opojës, dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Dragash organizoi garën e vrapimit të kuajve, me ç’rast, dashamirëve të shumtë të këtij sporti u janë drejtuar zyrtarë të këtij subjekti politikë, të cilët shpalosën pjesë të programit të tyre që ndërlidhet me jetën sportive. Nga të pranishmit u kërkua që të votojnë për kandidatin e këtij subjekti politik për kryetar komune, Burim Piraj, i cili do ta ngjallte jetën kulturore dhe sportive në komunën e Dragashit.
Jahja Lluka, zyrtar i lartë i AAK-së, u tha opojanëve, se kësaj radhe ata nuk duhet të hamenden fare, sepse kanë se kujt t’ia japin votën. “Është kjo Aleanca..., e cila ju ofron një program pragmatik dhe të realizueshëm, për ta lehtësuar jetën tejet të rëndë të malësorëve të kësaj ane. Jini të sigurt, se ne e dimë mirë se ju jeni ngopur me premtime boshe, andaj  ju garantojmë se ne nuk premtojmë projekte të pamundura, siç bëjnë shumica e subjekteve politike”, ka thënë Lluka. Ai është zotuar se Aleanca... kurrë nuk i ka zhgënjyer qytetarët, dhe se këtë nuk do ta bëj as tani, prandaj duhet t’i jepet besimi më 15 nëntor.Burim Piraj, i cili garon për kreun e komunës së Dragashit, ka shprehur bindjen se qytetarët e kësaj ane, tani kanë shansin që votën t’ua japin më të mirëve... atyre që gjithmonë kanë qëndruar pranë banorëve të lodhur e të sfilitur, për t’u njohur për së afërmi me hallet dhe brengat e tyre të shumta, si dhe për t’i ndihmuar brenda mundësive reale. “Ne nuk premtojmë ëndrra dhe projekte, të cilat askush nuk mund t’i realizojë! Që sot, mund t’ju premtojë se, po qe se na jepni besimin, pas fitores së 15 nëntorit do të fillojmë menjëherë me punësimin e këtyre të rinjve të shëndoshë, për t’i shpëtuar nga strajca e kurbetit”, është shprehur Piraj, duke shprehur bindjen se vetëm Aleanca... është në gjendje që premtimet vërtetë t’i realizojë.
Share