• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lëndohet me granatë, bariu fëmijë!
Nga: Radio SHARRI   

granate_dorePrizren, 06 gusht 2012
- Një fëmijë 12-vjeçar, nga fshati Kabash i Prizrenit, ka marrë lëndime në krah dhe këmbë, nga një mjet shpërthyes. Ai e kishte gjetur granatën, teksa ishte duke i kullotur delet dhe, nga kureshtja, e ka përplasur mjetin e gjetur për një gur. “Granata ka shpërthyer, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore fëmijës, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren për shërim”, ka njoftuar Hazir Berisha, zëdhënës i policisë në Prizren.
Sipas mjekëve të Repartit të Ortopedisë, ku tashmë është shtrirë i lënduari, 12-vjeçari ka marrë lëndime në krahun dhe këmbën e majtë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Të njëjtën ditë, Policia në Prizren ka njoftuar edhe për gjetjen e një mjeti tjetër të pashpërthyer, në fshatin Landovicë. “Në afërsi të xhamisë, në Landovicë, një qytetar kishte vërejtur një mjet të dyshimtë dhe menjëherë ka informuar policinë. Njësiti për çminim i FSK-së ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka tërhequr mjetin e rrezikshëm, pa asnjë pasojë”, ka thënë zëdhënësi Berisha.
 
 
Share