• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Vetëvendosje padit Nexhat Çoçajn!

nexhat_cocajPrizren, 09 gusht 2012
- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren ka deponuar dje kallëzim penal ndaj Nexhat Çoçajt, drejtor komunal i Arsimit në Prizrenit dhe Bekim Thaçit, mësimdhënës. Në Prokurorinë Komunale të Prizrenit, dy të apostrofuarit akuzohen nga Vetvendosje për keqpërdorim të parasë publike. Kjo Lëvizje konsideron se, Nexhat Çoçaj dhe Bekim Thaçi, u kanë shkaktuar dëm të konsiderueshëm qytetarëve të Komunës së Prizrenit dhe, rrjedhimisht, kanë kryer disa vepra penale.
Sipas Vetëvendosjes, të apostrofuarit kanë kryer veprat penale: “Shpërdorim i pozitës zyrtare dhe i autorizimit”, “Përvetësim, gjatë ushtrimit të detyrës”, “Mashtrim në detyrë” dhe “Përdorim të paautorizuar në detyrë”. Këto keqpërdorime, sipas Vetëvendosjes, kanë ndodhur me rastin e organizimit të “Javës së Remzi Ademajt”, manifestim ky që u organizua për nder të këtij dëshmori, në vitin 2011. I gjithë ky keqpërdorim, sipas Vetëvendosjes, ka ndodhur kur më datë 09.03.2011, Drejtoria e Arsimit dhe Shkencës, si pjesë e Administratës Komunale në Prizren, e udhëhequr nga drejtori, Nexhat Çoçaj, paraqitën një propozim, me të cilin kërkuan nga kryetari i Komunës së Prizrenit që t’ia lejojë shpalljen e tenderit për organizimin dhe shënimin e manifestimit “Java e Remzi Ademajt – Shtigjeve të lirisë”.
Vetëvendosje njofton se, në mbledhjen e mbajtur, më 15.03.2011, kryetari i Komunës së bashku me drejtorët e drejtorive Komunale të Prizrenit, shqyrtuan dhe miratuan propozimin në fjalë. “Ndërkaq, me datën 29.04.2011, Administrata komunale e Prizrenit transferoi në xhirollogari të Bekim Thaçit 12 mijë euro, për organizimin dhe shënimin e manifestimit të sipërpërmendur. Po i njëjti, Bekim Thaçi, me datën 06.05.2011 bën tërheqjen e 3 mijë eurove nga xhirollogaria e tij, për të cilat nuk dihet destinimi i shpenzimeve të këtyre mjeteve”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes. Në të njëjtën datë, Vetëvendosje thotë se Bekim Thaçi ia transferon Nexhat Çoçajt në llogarinë e tij 9 mijë euro, në formë huazimi.
Duke marrë parasysh këtë, Vetëvendosje, në bazë të nenit 220 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i ka propozuar Prokurorit Publik Komunal që të fillojë hetimin kundër Bekim Thaçit dhe Nexhat Çoçajt, pasi që ekziston dyshim i bazuar se këta kanë kryer veprat penale, duke u mbështetur në provat e paraqitura.
 

Share