• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
KUK Commerce, ecën përpara!

Prizren, 12 gusht 2012
– Kompania me renome “Kuk Commerce”, sot përuroi repartin e ri prodhues në Prizren, atë te linjës për ngjyrosje, e cila do t’i bëj më cilësore produktet e saj.kuk_commerce_beqaj Në ceremoninë e përurimit të kësaj linje mori pjesë edhe ministri për Zhvillim Ekonomik, Besim Beqaj, i cili e vlerësoi lart këtë kompani nga komuna e Dragashit, por që vepron fuqishëm në repartin e saj modern në Prizren. “Ndërtimi dhe zgjerimi i objekteve prodhuese të kësaj kompanie, i kontribuon zhvillimit ekonomik dhe uljes së pa papunësisë në këtë rajon”, tha Beqaj, duke përuruar linjën për ngjyrosje që do t’i kontribuoj dukshëm kualitetit të produkteve të kompanisë “KUK Commerce”, e cila eksporton kryesisht në vendet e Evropës Perëndimore. Duke përgëzuar pronarët e kësaj kompanie, Beqaj theksoi se Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe në përgjithësi qeveria e Kosovës janë duke punuar në krijimin e lehtësirave thelbësore për funksionimin e bizneseve vendore dhe atyre të huaja që veprojnë në Kosovë.
Nga ana tjetër, pronarët e ndërmarrjes “KUK Commerce” u zotuan se do të vazhdojnë me investime të reja, të cilat rrjedhimisht do të krijojnë vende të reja pune. Rexhep Arifi, njëri nga vëllezërit, pronarë të kompanisë, tha për radion tonë se ndërmarrja e tyre familjare synon suksesin, përmes cilësisë. “Ne nuk duam që përmes metodave false ta bindim klientin, se produktet tona janë cilësore. Ne synojmë që përmes produkteve tona të identifikohemi si ndërmarrje cilësore, prandaj mallrat tona gjejnë blerësin, kryekëput në Perëndim. Jo rastësisht jemi të certifikuar me ISO standard”, tha Arifi për Radio SHARRI-n.
Në ceremoninë e përurimit mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, i cili shprehu ndjenjën e krenarisë që një ndërmarrje, me zanafillë nga Dragashi, po arrin të përfaqësojë Kosovën në shtetet e Perëndimit, për nga produktet cilësore.
 
 
Share