• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
“Ditët e diasporës”, në Zym të Hasit

zym_diasporaZym, 16 gusht 2012
- Në fshatin  Zym të Hasit, u shënua manifestimi tradicional “Ditët e diasporës 2012”. Zëvendësministri i Diasporës, Qerim Bajrami, falënderoi banorët e këtij fshati, për organizimin e këtij manifestimi dhe mirëpritjen që kanë treguar ata, për mërgimtarët e tyre. Ai premtoi se, në të ardhmen, manifestimi tradicional “Ditët e diasporës”, do të mbështetet edhe nga Ministria e Diasporës.
Në manifestimin “Ditët e diasporës 2012”, me programet e tyre kanë marrë pjesë dy ansamble të njohura, shoqëria kulturo – artistike “Vëllazërimi”, nga Greqia, dhe ansambli etno - kulturorë “Katarina Josipi” nga fshati mikpritës, Zymi, të cilat prezantuan një program të pasur artistik.
Në fund të manifestimit, zëvendësministri Bajrami, së bashku me njërin nga bukëpjekësit e vjetër nga Zymi i Hasit, Dodë Lekaj, e zbuluan lapidarin “Guri i Kurbetçarit”, i cili mban mbishkrimin e Ministrisë së Diasporës.
Mërgimtarët e fshatit Zym, nëpërmjet zanatit të tyre, atij të bukëpjekësit, kanë arritur që të njihen në gjithë Ballkanin, Evropën dhe në Amerikë. Sipas një raporti, dërguar Vatikanit më 1704, del se zymjanët janë marrë edhe me vreshtari, përpos zanatit aktual të furrtarit.
 
 
Share