• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Vjedhjet në Gorë, politizohen?!

Dragash, 18 gusht 2012
- Banorët e fshatrave kufitare të Dragashit, ankohen për hajdutët, të cilët vijnë nga Shqipëria dhe, sipas tyre, ua vjedhin bagëtinë, presin pyjet, kositin livadhet, madje edhe po ua vjedhin orenditë e shtëpive. Kështu e fillon shkrimin “Deutsche Welle”, me autor korrespodentin nga Prizreni, Refki Alia.gllobocica
Duke cituar persona anonim, korrespodenti e ka vlerësuar këtë rajon të Gorës, të jetë në hall me hajdutët e Shqipërisë. “Në Kërstec të Epërm dhe të Ulët, në shpatet e Koritnikut, në kufi me Shqipërinë, banorët, duke kërkuar që mos të përmenden emrat e tyre, shprehin problemet e tyre të përditshme, pas ardhjes së trupave të NATO-s dhe, tani kur kufiri ruhet nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës”. Kështu paralajmëron citatet autori, duke lënë të kuptohet se, kur ishin forcat serbe në këtë kufi, gjithçka ishte në rregull.
"Dhjetë ditë më parë, njërit i është vjedhur lopa në ahur. Këtij burrit këtu dhe vëllait të tij, po ashtu u janë vjedhur lopët. A do të vish në shtëpinë time të shohësh, se çfarë qeni kam? Më lehtë është të mbajë një lopë, por më duhet të mbajë qenin. Na e kanë vrarë edhe një njeri. Njerëzit kanë filluar të blejnë troje në Hënë e ne i shesim tonat", citon korrespodenti një banor nga fshati Kërstec i Ulët, që ndodhet dhjetë kilometra larg Dragashit. Ai më tej tregon se si këta banorë po e bëkan gjumin me pushkë të mbushura! “Si mund të ndodhë kjo, që në shekullin 21 të flemë me pushkë të mbushura? Ata më kanë hyrë në shtëpi. Unë kam shkuar në polici të kërkoj vërtetimin, ata nuk ma japin. Unë kërkoj të më japin procesverbalin, ata thonë se nuk japin procesverbale. Unë u jam drejtuar edhe me shkrim", citon autori një fshatar tjetër të Kërstecit të Ulët, siç e quan këtë fshat, ndonëse me statutin e Komunës së Dragashit, ekziston vetëm një fshat Kërstec, por që është i ndarë me dy lagje.
Një ankesë tjetër, të cilën e potencon autori, është edhe vjedhja e fidanëve të pemëve, të cilën po bëkan hajdutët nga Shqipëria. “Unë mbjell çdo vit, për t’mos e tepruar, të paktën 30 pemë. Kur kthehem vitin e ardhshëm, nuk e gjej asnjë", citon autori një pensionist nga Kërsteci, i cili me familje jeton në Beograd, ndërsa verës vjen në fshatin e tij të lindjes.
Duke vazhduar reportazhin e tij, i cili hedhë nam të zi mbi shtetasit e Shqipërisë, autori ka vazhduar në fshatin Zlipotok, por që atje, të paktën ka përmendur emrin e një bashkëbiseduesi. “Në anën tjetër të komunës, në Zlipotok, fshatin e lindjes së futbollistit të njohur, Fahrudin Jusufi, dy net më parë, i kanë ndjekur hajnat, por nuk kanë arritur t'i kapin. Smajo Xhemollar nuk ka frikë që t'i përmendet emri dhe ankohet se kjo është hera e parë, pas 60 vitesh, që ka mbetur pa lopë në ahur, dhe kështu edhe pa qumësht dhe mish për familjen”. Kështu e fillon reportazhin nga fshati Zlipotok, autori i shkrimit, për shtëpinë e famshme gjermane “Deutsche Welle”, por që në vazhdimësi, bashkëbiseduesi i flet për ngjarjen tek një kushërire dhe jo për familjen e tij. "Një kushërirës sime i janë vjedhur pesë lopë. Një herë tre, ndërsa herën tjetër edhe dy të tjera. Pastaj, dhëndrit tim i janë vjedhur dy lopë. Policia ka ndërhyrë, por as nga kjo nuk ka asgjë", citon autori bashkëbiseduesin Smajo Xhemollar, për të vazhduar me drejtorin e Zyrës komunale për Komunitete dhe Kthim në Dragash, Mehmed Hamzën, i cili ia konfirmon vjedhjet, por që i ka shtuar edhe dyshimet se hajdutët nuk janë të gjithë nga Shqipëria. “Ky është një fenomen i diskutueshëm, që shfaqet gjatë verës. Duhet të merret parasysh se, jo të gjithë hajdutët vijnë nga Shqipëria. Por, ekzistojnë edhe bashkëpunëtorët e tyre nga kjo anë. Ne shumë herë për këtë temë kemi diskutuar në Kukës, Prizren dhe në Dragash, me përfaqësuesit e Komunës së Kukësit. Këto takime kanë dhënë rezultate. Kriminaliteti ka rënë dukshëm. Megjithatë, këtu policia duhet të kujdeset për ata njerëz që kanë një të kaluar kriminale, të cilët ndodhen në anën tonë, përkatësisht tek pala kosovare", citon autori Mehmed Hamzën, duke sqaruar se ky është njëherësh edhe përfaqësues i boshnjakëve në Dragash.
Në fund, autori ka cituar edhe komandantin e policisë në Dragash, i cili ka kërkuar më shumë bashkëpunim në relacionin, qytetar – polici. “Gëzim Zogaj, komandant i stacionit policor në Dragash, thekson se këto probleme janë me prioritet për stacionin e tij. Ai bën thirrje për bashkëpunim më të mirë të banorëve, sepse kufiri në zonën e tyre të përgjegjësisë, është 65 kilometra i gjatë”. Kështu ka filluar bisedën autori i shkrimit, me komandantin e policisë së Dragashit, i cili i jep edhe statistika. “Sipas të dhënave të policisë, në vitin 2012, nga janari deri në korrik, kemi pasur pesë raste të vjedhjeve, në të gjitha 18 fshatrat malore. Realisht, në Dragash po bie kriminaliteti. Gjatë këtij muaji kemi pasur rreth 27 raste. Por, ne nuk kemi bashkëpunim të kënaqshëm me banorët e fshatrave kufitare. Për mungesën e këtij bashkëpunimi, janë të interesuara struktura të ndryshme, duke i llogaritur edhe strukturat ilegale. Ato ndonjëherë instrumentalizohen, duke krijuar pasiguri, ndërkohë që e gjithë kjo është e lidhur me nostalgjinë për sistemin e mëparshëm. Pjesëtarët e policisë së Shqipërisë bashkëpunojnë në këtë rrafsh, por, për shkak të veçorive dhe terrenit shumë kodrinor, ky bashkëpunim nuk prodhon gjithnjë rezultatet e dëshiruara”, citohet nga autori, komandanti i policisë në Dragash, Gëzim Zogaj.
Vlen të theksohet se, kudo në Kosovë dhe më gjerë, jo vetëm që ndodhin vjedhjet, por edhe grabitje të gjësendeve me vlerë. Por, askund këtyre veprave nuk u jepet “ngjyrosje politike” sikurse që ndodhë në trevën e Gorës së Dragashit. Ndonëse kjo komunë përbëhet nga dy treva, askush nuk i “ngjyros” veprat e vjedhjeve dhe plaçkitjeve në trevën e Opojës “me ngjyrë politike”. Por, këto vepra që ndodhin në trevën e Gorës, shumë shpejtë politizohen dhe ndërlidhen me politikën dhe sigurinë. Të potencosh se këto vepra po ndodhin, vetëm “pas ardhjes së trupave të NATOS-s”, duke mos llogaritur sistemet që ishin dikur dhe demokracinë që po pretendohet sot, ku përfshihet edhe lëvizja e lirë, s’do mend se jep për të kuptuar se, ky reportazh nuk ka shtjelluar një çështje sociale, apo kriminale. Por, artikulli trajton çështjen e sigurisë dhe pasojat që po i vuan kjo trevë, pas pavarësimit të Kosovës. Aq më tepër, kur vetë komandanti i policisë ka potencuar se banorët e kësaj ane nuk bashkëpunojnë me policinë e Kosovës, por ende bashkëpunojnë me strukturat paralele të Serbisë, që mjerisht ende veprojnë në këtë trevë dhe që, deri më sot, askush nuk i ka penguar.
 
 
Share