• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Digjet Koritniku, apelohet për aksion të gjerë!
Nga: Radio SHARRI   

Dragash, 23 gusht 2012
- Zjarret që për disa ditë shkrumbuan malet e Zapodit, në rrethin e Kukësit, në Shqipëri, kanë kaluar në Kosovë, saktësisht në territorin e komunës së Dragashit.pishat_digjen Zjarri ka djegur rreth 100 hektarë pyje dhe, për shkak të kushteve atmosferike që po e ndihmojnë, po përhapet me shpejtësi në pyllin me pisha të dendura, tek vendi i quajtur “Koritniku 2”.
Për shuarjen e zjarrit që po i djeg pishat, të cilat konsiderohen ndër më të mirat në Kosovë, sot janë përballur dhjetëra zjarrfikës nga Dragashi dhe Prizreni, pjesëtarë të policisë, si dhe banorë të fshatrave përreth, por gjendja ngelet kritike. Zjarrfikësit po përballen me vështirësi të mëdha gjatë intervenimit në këtë teren të thyer. Në ndihmë zjarrfikësve, në orët e pasdites kanë arritur edhe 15 pjesëtarë të FSK-së, me cisterna dhe pajisje të tjera për shuarjen e zjarrit.
Aktualisht gjendja mbetet e rëndë në malin “Koritniku 2”, ku zona ka filluar të bëhet edhe më e rrezikshme, pasi kanë filluar të eksplodojnë mjete shpërthyese, të ngelura nga lufta.
Kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, ka apeluar tek qytetarët dhe institucionet qendrore, që të kontribuojnë në shuarjen e zjarrit, apo futjen e tij nën kontroll.
 
 
Share