• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Policia ballafaqohet me hajdutë e kriminelë!

ura_landovicePrizren, 24 gusht 2012
- Mbrëmë, rreth orës 02:00 pas mesnatës, hetues policor rajonal, të mbështetur edhe nga Njësia Speciale Operative, kanë bastisur një objekt hotelier, në fshatin Landovicë të Prizrenit, pasi ekzistonin dyshime të bazuara, se aty mund të gjenden armë ilegale dhe gjësende të tjera të kundërligjshme, me që në të njëjtin objekt, kohë më parë ka ndodhur dhe një vrasje. Policia rajonale e Prizrenit ka njoftuar se gjatë bastisjes, e cila ka qenë e autorizuar nga gjykata, janë gjetur dhe sekuestruar katër thika, dy spërkatës dhe një pistoletë me kalibër 7.65 milimetra, e prodhimit jugosllav, me shtatë fishekë brenda saj. “Në këtë lokal, policia ka identifikuar edhe shtatë femra të reja, të cilat nuk posedonin leje pune. Me to po merret Njësiti kundër trafikimit me qenie njerëzore”, njoftoi zëdhënësi i policisë, Hazir Berisha, duke shtuar se aksioni i policisë kishte vazhduar edhe gjatë orëve të hershme të mëngjesit, në fshatin Zhur. “Pas orës gjashtë të mëngjesit, janë bastisur katër shtëpi, në fshatin Zhur, në të cilat nuk është gjetur asnjë gjë e kundërligjshme. Por, gjashtë persona janë shoqëruar në polici, për tu marrë në pyetje”, bëri të ditur Berisha.
Ndërkaq, policia e Malishevës ka arrestuar gjashtë meshkuj, në fshatin Senik, me arsyetimin se të njëjtit kanë konsumuar elemente të veprës penale të vjedhjes. Ngjarja ka ndodhur, pak pas mesnatës, në trasenë e autostradës, ku të dyshuarit kanë vjedhur mbi 2000 litra naftë. Naftën e sekuestruar policia ia ka kthyer kompanisë “Bechtel & Enka”, ndërsa provat materiale, si dhe disa fuqi dhe gypa plastikë, i ka kolektuar dhe do t’ia dorëzojë prokurorisë, si prova materiale.
 
 
Share