Fëmijëve - jo paracetamol, pas vaksinës! |
Nga: Radio SHARRI
|
e Diel, 25 Tetor 2009 22:44 |
Pragë, 25 tetor 2009 - Nëse fëmijëve u jepet paracetamol, pas vaksinimit, me qëllim që të parandalohet temperatura, mund të vijë deri tek zvogëlimi i krijimit të efektit mbrojtës në organizmin e tij. Së fundmi, është realizuar një studim i ri, në të cilin janë përfshirë 450 të porsalindur. Pas vaksinimit, fëmijëve u është dhënë paracetamol, i cili ka parandaluar temperaturën, gjatë 24 orëve të ardhshme. Por, është vërejtur se paracetamoli mund të pengojë efektin mbrojtës të vaksinave. Këtë e pohojnë shkencëtarët çekë dhe britanikë, të cilët rekomandojnë që fëmijëve të mos u jepet paracetamol, përveç nëse është e domosdoshme.
Ky është studimi i parë, i cili ka zbuluar një efekt të tillë të paracetamolit tek fëmijët. Shkencëtarët mendojnë se kjo ndodh, për shkak se paracetamoli ndërvepron me qelizat imunologjike, në të cilat ndikon vaksina.
|