• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Në Koritnik, ende luftohet me zjarrin!

Dragash, 27 gusht 2012
– Zjarri, i cili nga e enjtja ka përfshirë malin e Koritnikut, në komunën e Dragashit, ka shkrumbuar mbi 500 hektarë pyje mjaft kualitative të këtij masivi.koritnik_zjarret Vatrat e zjarrit, të cilat mbrëmjen e së dielës kanë qenë të intensitetit më të lartë, e që pas vete kanë lënë të shkrumbuara qindra hektarë, gjatë ditës janë qetësuar paksa, por ato janë ende aktive dhe paraqesin rrezik edhe për banorët e fshatërave Krëstec dhe Rapçë, të cilat ndodhen fare pranë këtij masivi, disa prej të cilëve kishin braktisur dhe shtëpitë. Faruk Bojaxhiu, drejtor i Njësisë rajonale të pylltarisë në Prizren, ka bërë të ditur se të gjithë punëtorët e kësaj njësie, bashkë me ata të Brigadës së Zjarrfikësve, banorë të ardhur nga treva e Opojës dhe ajo e Gorës, si dhe rreth 150 pjesëtarë të FSK, janë vënë në gjendje gatishmërie, por, duke marrë për bazë terrenin tejet të papërshtatshëm, është i pamundur lokalizimi i tërësishëm i tij. “Gjatë tri ditëve të fundit, zjarri ka përpirë mbi 500 hektarë pyje. Të dielën, zjarri është lokalizuar në masë të madhe, por ende po parqet rrezik, ngase disa vatra janë aktive. Ndihma, të cilën janë duke na ofruar pjesëtarët e FSK-së, qytetarët dhe zjarrfikës nga disa komuna të rajonit, është e mirëseardhur. Por, se sa do të arrijmë që ta lokalizojmë në tërësi zjarrin, mbetet të shihet”, ka thënë të dielën Bojaxhiu.
Në lidhje me këtë gjendje, Kuvendi komunal i Dragashit ka mbajtur mbledhje të jashtëzankonshme. Në orët e vona të së shtunës, Kuvendi komunal ka konstatuar se gjendja në terren është tejet shqetësuese. Në këtë mbledhje të jashtëzakonshme është marrë qëndrim që të gjithë këshilltarët, të angazhojnë sa më tepër vullnetarë, me qëllim të shuarjes së këtij zjarri. Mbledhje të jashtëzakonshme ka mbajtur të shtunën edhe LDK-ja, subjekt ky më i madh opozitar në këtë komunë. Përmes një komunikate për shtyp, dega e LDK-së në Dragash i ka fajësuar autoritete lokale, duke e cilësuar angazhimin e tyre si të papërgjegjshëm, në reagimim për shuarjen e këtij zjarri. “Mosreagimi me kohë, për shuarjen e zjarrit në Koritnik, është dëshmi e papërgjegjshmërisë së autoriteteve lokale. Po të kishin funksionuar si duhet hallkat e këtij pushteti, ai do të lokalizohej me kohë dhe nuk do të kishte ardhur deri tek këto humbje, të cilat për ekonominë e kësaj komune janë të pakompensueshme”, ka vlerësuar LDK-ja.
Ndërkohë, në mëngjesin e hershëm të së dielës, Njësitët e Zjarrfikëse dhe të Deminimit të FSK-së kanë intervenuar në malin e Koritnikut. Me tri autocisterna dhe po aq makina transportuese, si dhe 46 pjesëtarë me mjete profesionale kundër zjarrit, kanë mbërritur rreth orës 06:30 në vendngjarje. Gjithashtu edhe komandanti i FSK-së, gjeneralllejtënant, Kadri Kastrati, ka vizituar vendin e ngjarjes, për të parë nga afër aktivitetin e njësitëve të FSK-së, si dhe për të bërë vlerësimin e punës dhe të gjendjes që po mbretëron në teren.
Gjeneral Kastrati, së bashku me kryetarin e Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, pas vizitës në vendin e ngjarjes, kanë vlerësuar se gjendja është e rëndë, sepse zjarri është mjaft i madh, me flakët që arrijnë mbi tetë metra lartësi. Ata njoftuan se ka pasur edhe katër shperthime të minave. “Kjo gjendje e ka bënë edhe më të vështirë punën, duke pasur parasysh edhe mbrojtjen e jetës së pjesëtarëve të FSK-së dhe pjesëmarrësve tjerë në aksion”, ka thënë Kastrati.
 
 
Share