• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Brezna, pesë muaj pa ujë të pijshëm!

Brezne, 27 gusht 2012
– U bënë më tepër se pesë muaj, që banorët e fshatit Brezne, në komunën e Dragashit, janë pa ujë të pijshëm. I gjithë problemi filloi, kur pompat u shkyçen nga rrjeti elektrik, e më pas ato edhe u dëmtuan. Banorët thonë se, kohë më parë, për shkak të një borxhi, KEK-u ua ka shkyçur nga rrjeti elektrik pompat e ujit.fshati_brezne Pasi është shlyer borxhi ndaj KEK-u, pompat janë djegur e që banorët s`kanë pasur mundësi t`i zëvendësojnë. “Para tre muajsh, punëtorë të KEK-ut kanë bërë shkyçjen e nënstacionit elektrik, i cili furnizon me energji sistemin e pompimit, shkaku i një borxhi, në shumë prej 2 mijë e 400 eurosh, duke na paralajmëruar se ai mund të rilidhet, vetëm pasi të arkëtohen borxhet. Por, atëherë kur kemi gjetur zgjidhje me KEK-un, duke e paguar gjysmën e shpenzimeve, na kanë dalë probleme teknike që ka rezultuar me djegien e pompave, për zëvendësimin e të cilave duhen rreth 7 mijë euro. Këtë shumë, banorët nuk kanë mundësi ta mbulojnë”, ka thënë për Kohën Ditore, Salih Shala, kryetar i fshatit Brezne. Sipas tij, problemi disa herë është bartur tek organet komunale, por që aktualisht nuk ka ndonjë premtim. “Drejtuesit e Komunës aë Dragashit janë njoftuar disa herë për mungesën e ujit në këtë fshat, por që nuk është shprehur ndonjë gatishmëri për ndihmë, me arsyetim se nuk ka mundësi buxhetore”, ka shtuar Shala.
Banorët e Breznës, kanë shprehur revoltën e tyre për moszgjidhjen e gjertanishme të këtij problemi, i cili, siç thonë ata, është duke u përsëritur me vite të tëra. Fajin për djegien e pompave, ata ia hedhin KEK-ut, duke u bazuar në faktin se për një kohë të gjatë, pasi KEK-u ka ndërprerë rrymën, pompat nuk janë vënë në lëvizje. Për pasojë, banorët konstatojnë se mosvënia në lëvizje e këtyre pompave, ka sjellë deri tek bllokimi i tyre.
Zahit Gashi, aktivist i fshatit Brezne, ka theksuar se me një situatë të këtillë kurrë nuk janë përballë banorët e këtij lokaliteti. “Të zhgënjyer me neglizhencën e gjertanishme të drejtuesve të pushtetit lokalë, shumë familje të këtij fshati, të cilat kanë mundësi materiale, zgjidhje janë duke kërkuar në hapjen e puseve. Vetëm gjatë kësaj vere, në Brezne janë hapur mbi dhjetë puse. Por, e keqja qëndron se shumica e familjeve janë në gjendje të vështirë ekonomike, ndaj nuk kanë asnjë zgjidhje tjetër, pos pritjes në radhë të gjata, për tu furnizuar me ujë të pijshëm. Ndërkaq, ujin për nevoja të tjera i kanë harruar dhe, kjo është për keqardhje”, ka thënë Gashi.
Nga ana tjetër, kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, zgjidhjen e sheh tek ndërtimi i një baseni, i cili ka nisur së ndërtuari vitin e kaluar, në afërsi të Dragashit. “Jam i njoftuar për problemin e brezjanëve, por aktualisht nuk mund të ofrojmë zgjidhje, ngase nuk kemi mjete financiare. Duke qenë se, probleme pothuajse të ngjashme, kanë pasur dhe kanë edhe disa fshatra të tjera, kemi filluar ndërtimin e një baseni, i cili pritet të furnizojë rreth 14 fshatra të trevës së Opojës. Por, po qe se nuk na ofrohet ndonjë ndihmë nga Qeveria qendrore, apo ndonjë shoqatë, nuk mund të premtoj se kjo problematikë mund të zgjidhet shpejt”, ka thënë Jenuzi.
 
 
Share