• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Dega e AAK-së vlerësoi situatën e zjarreve

Dragash, 28 gusht 2012
- Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Dragash, në mbledhjen e jashtëzakonshme, të martën ka shprehur shqetësim rreth zjarreve në komunën e Dragashit, duke shprehur dhembshuri ndaj dëmeve që po shkaktohen në malin Koritnik, i cili është vlerësuar të jetë ndër pasuritë më të mëdha natyrore që ka kjo komunë.zjarret_pishat “Ne i kemi përcjellë zhvillimet e fundit, rreth shpërthimit të zjarreve, ku është krijuar një situatë emergjente. Brengë e madhe për ne dhe për qytetarët e komunës, mbetët shkaku i ndezjes fillestare të këtyre zjarreve, sidomos keqmenaxhimi i situatës më pas, nga organet përgjegjëse”, thuhet në një komunikatë, të cilën e ka shpërndarë për media dega e kësaj partie në Dragash.
Sipas AAK-së, me krijimin e kësaj situate, doli në pah se njësiti i zjarrfikësve në këtë komunë është i papërgatitur teknikisht për tu përballur me situata të këtilla. “Kërkojmë që, sa më parë, përgjegjësit e shkaktimit të zjarreve të identifikohen dhe të nxirren përpara drejtësisë, ndërkohë që organet përgjegjëse të merren urgjentisht me përmirësimin e infrastrukturës përcjellëse të njësitit të zjarrfikësve, në mënyrë që këta të fundit të jenë në nivel më të lartë për tu përballë me situata të këtilla, kur është fjala për ndezje masive ose lokale të zjarreve në komunën tonë”, thuhet në komunikatën e degës së AAK-së në Dragash.
Ndryshe, Njësitet e zjarrfikësve, kanë arritur sot t’i lokalizojnë dhe vënë nën kontroll zjarret në komunën e Dragashit, saktësisht, mbi fshatin Rapçë dhe Buçe. Por, në majën e Koritnikut, ende shihet zjarr i madh, me të cilin po ballafaqohen të gjitha strukturat lokale dhe qendrore. Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se janë marrë të gjitha masat për menaxhimin e situatës dhe se, për momentin, vendi nuk kërcënohet nga ndonjë katastrofë. Në njoftimin nga kjo ministri thuhet se, në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe legjislacionin në fuqi, Ministria e Punëve të Brendshme ka vazhduar me koordinimin e veprimeve, me qëllim të menaxhimit të situatës në zonat e përfshira nga zjarret. “Agjencioni për Menaxhim të Emergjencave, në kuadër të MPB-së, së bashku me njësitë komunale të Zjarrfikës dhe Shpëtimit nga Gjakova, Prizreni, Suhareka, Malisheva, Prishtina, Dragashi, si dhe njësitet e zjarrfikësve nga FSK-ja, janë duke bërë përpjekje maksimale për të lokalizuar zjarret, me fokus në pjesën e malit Koretnik, në komunën e Dragashit. Përkundër shkallës së lartë të rrezikshmërisë, njësitë lokale nga Prizreni, Malisheva, Dragashi, Deçani, FSK-ja, vullnetarë dhe qytetarë të zonave të rrezikuara, janë duke vazhduar operacionin për lokalizimin e zjarreve”, thuhet në një komunikatë të MPB-së, duke theksuar se MPB dhe të gjitha institucionet përgjegjëse, janë duke bërë përpjekje maksimale për menaxhimin e kësaj situate emergjente dhe tërë fokusi mbetet në shuarjen e zjarreve dhe analizën e riskut dhe, sipas zhvillimit të situatës, të rekomandoj futjen në funksion të Planit të Reagimit Kombëtar. Kjo ministri ka kritikuar veprimet e partive opozitare, per të cilat thotë se po merren vetëm me komunikata për media. “Ne po veprojmë dhe nuk po merremi me lëshimin e komunikatave për media, praktikë kjo e njohur për LDK-në”, thuhet në fund të njoftimit nga MPB-ja.
 
 
Share