• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Nga: Radio SHARRI   
e Mërkurë, 29 Gusht 2012 12:24

Dragash
- Autoritetet përgjegjëse për shuarjen e zjarreve, shprehen optimistë, pasi që temperaturat tashmë kanë shënuar rënie. Megjithatë, sipas tyre, në shumë pjesë malore të Kosovës ka ende zjarre aktive, por me një intensitet më të ulët, krahasuar me ditët e kaluara.
Ndërkaq, zjarre aktive ka ende në komunën e Dragashit, thotë Hajriz Sejdiu, koordinator i Qendrës së Bashkuar Fushore, e cila vepron në koordinim me Agjencionin e Menaxhimit të Emergjencave. “Në pjesën e Koritnikut, ku ka qenë një zjarr i madh për javë të tëra, gjendja është pak më stabile, sepse zjarri është në maje të Koritnikut, dhe se po digjen disa kullosa. Më problem e kemi zjarrin që ka rifilluar gjatë natës mbi fshatin Buçe dhe mbi fshatin Rapçë. Këtu tashmë janë njësitë e Dragashit, Malishevës dhe Prizrenit. Shpresojmë që do të lokalizojmë këtë zjarr, i cili tenton të ikë nga ana e majtë e fshatit Buçe”, ka thënë Sejdiu. 
Dragash
- Mehmet Ndrecaj dhe Artan Sejrani, janë dekretuar për gjyqtarë në Gjykatën komunale në Dragash, bashkë me disa kolegë të tyre nëpër komuna të tjera të vendit. Këta gjykatës janë dekretuar, bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, si dhe duke u bazuar në vendimet e datës 18 qershor 2012, të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Kosovës.
Për Gjykatën komunale në Prizren, janë dekretuar Sadie Selmani, Bejadin Ibra, Valon Kurtaj, Teuta Krusha dhe Atdhe Berisha. Ndërkaq për Gjykatën komunale në Malishevë, është dekretuar Lutfi Shala. 
Prizren -
Drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore, njësia në Prizren, ka arrestuar tre persona, një mashkull dhe dy femra, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Mundësim i prostitucionit” dhe “Marrje me prostitucion”.
“Gjatë hetimeve është kuptuar se të dyshuarit kanë bashkëpunuar mes vete dhe iu kanë ofruar ‘klientëve’ në rajonin e Prizrenit shërbime seksuale, në këmbim të të hollave”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, ku bëhet e ditur se të gjithë të arrestuarit janë shtetas të Kosovës. 
Çagllavicë
- Pjesëtarët e njësisë speciale të Policisë së Kosovës (ROSU), kanë arrestuar sot serbin, Nebojsha Xhokiq, pasi kanë bastisur shtëpinë e tij në Çagllavicë. Radioja lokale nga kjo komunë me popullatë serbe ka njoftuar se policia nuk ka treguar asnjë fletë-arrest për Xhokiqin. Sipas kësaj radioje, policët nuk kanë gjetur armë në shtëpinë e tij, por kanë konfiskuar një shumë të madhe parash.
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka thënë se aksioni është kryer sipas fletë-arrestit të prokurorit të EULEX-it nga Ferizaj dhe se detajet nuk mund t’i zbuloj, për shkak të hetimeve. 
Suharekë
- Rreth orës 22:00, hetues rajonalë dhe pjesëtarë të Njësisë Speciale Operative nga Prizreni, në afërsi të fshatit Vraniç të Suharekës, kanë tentuar ta arrestojnë të arratisurin nga Burgu i Dubravës, Bujar Bashën, mirëpo nuk ia kanë arritur.
Operacioni kishte filluar, pas pranimit të një informate, e cila ishte siguruar përmes rrugëve operative e që bënte me dije se Basha, me dy persona të tjerë, lëvizte me automjet. Në momentin kur e ka vërejtur veturën e policisë, Basha ka kërcyer nga automjeti, duke ikur nëpër një arë të mbjellë me misër. Policia ka arrestuar dy shoqëruesit e tij, ndaj të cilëve do të bëhet kallëzim penal për dhënie të ndihmës, kryerësit të veprave penale. 
Suharekë
- Dy të mitur nga Komuna e Suharekës janë arrestuar nga policia e Prizrenit, me arsyetimin e bazuar se të njëjtit, në muajin prill të këtij viti kanë depërtuar me forcë në brendi të xhamisë së “Hamdi Begut”, në rrugën “Remzi Ademaj”, nga ku kanë vjedhur rreth 350 euro. Ndërkaq, një natë më vonë, ata kanë hyrë me forcë në xhaminë e Kurrillës, në të cilën kanë vjedhur një kompjuter (Lap-Top) dhe rreth 60 euro para të gatshme. P
as intervistës, është bërë e ditur se kompjuteri është shitur në Suharekë, ndërsa paratë i kanë shpenzuar. 
Rahovec
- Një nxënës ka gjetur dje një granatë dore dhe, pasi kishte dijeni se një mësues i Shkollës Fillore të Drenovcit ishte koleksionues, e kishte mbështjell granatën me letër dhe ia kishte dhuruar atij, pa e ditur se ishte një mjet i rrezikshëm. Me ta kuptuar këtë, mësuesi ka ftuar policinë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që me asgjësimin e këtij mjeti është marrë ekipi i specializuar i FSK-së.
 
Fushë Kosovë
- Komuna e Fushë Kosovës, për një vit ka shpenzuar 10 mijë e 150 €, për kafe turke, ku pa pagesë shërbehen disa nga zyrtarët e lartë komunalë. Për ushqim janë shpenzuar edhe 6 mijë e 500 €. Këto shifra i ka publikuar Instituti GAP, duke zbuluar edhe faktin se më 12 dhjetor 2011, janë shpenzuar 8 mijë e 524 € për qebapë dhe sallata, por që nuk dihet për çfarë rasti. Ndërkaq, për telefonata, kjo komunë ka harxhuar 28 mijë e 801 €, shumë kjo që më së shumti ishte krijuar gjatë pushimeve verore. GAP ka thënë se për mëditje dhe reprezentacion, administrata komunale e Fushë-Kosovës ka shpenzuar 26 mijë e 552 €.
 
Prishtinë
- Lidhja Demokratike e Kosovës është tërhequr nga Komisioni për Reformën Zgjedhore, në shenjë pakënaqësie me mosrespektimin e marrëveshjes ndërmjet liderëve politik, për ndryshimet kushtetuese dhe reformat zgjedhore, që në fakt prekte edhe në mandat. Lajmi është konfirmuar nga kryetari i këtij Komisioni, Haki Demolli, deputet i LDK-së. Sipas marrëveshjes së vitit të kaluar, ndërmjet liderëve të PDK-së, LDK-së dhe AKR-së, të ndërmjetësuar nga ish-ambasadori amerikan në Prishtinë, Kristofer Dell, e cila më pas ishte fuqizuar edhe me miratimin e një rezolute nga Kuvendi, përveç reformave kushtetuese e zgjedhore, vendi do të shkonte edhe në zgjedhjet e para presidenciale, në vjeshtën e këtij viti.

Graçanicë
- Në fundjavën që lamë pas, këngëtarja serbe, Jellena Karlleusha, ka përformuar për herë të parë në Kosovë, në qytezën e Graçanicës. Mediat kanë raportuar se publiku mezi e kishte pritur ardhjen e saj, sepse klubi ku ka kënduar kjo këngëtare nuk i ka zënë të gjithë ata që kishin shkuar për ta përcjellë. Sipas raportimit të mediave nacionale, përveç serbëve, shfaqjen e kanë ndjekur edhe shqiptarët. “E kemi shembur sonte ligjin e kosovës. Faleminderit të gjithëve për mbrëmjen e paharruar”, ka shkruar Karlleusha në faqen e saj në Twitter, pas koncertit.
Share