• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Nga: Radio SHARRI   
e Enjte, 30 Gusht 2012 12:09

Dragash
- Për shkak të punimeve, rreth vendosjes së transformatorit energjetik, në bazamentin e nënstacionit “Prizreni II”, nga ora 10:45 deri në orën 12:05, nuk ka pasur energji elektrike në komunën e Dragashit. Koordinatorja e KEK-ut për media, Syrmie Kika, kishte paralajmëruar për ndërprerjen e rrymë, nga ora 10:30 deri në orën 12:30, por që ky orar nuk është respektuar, në dobi të konsumatorit. Kika ka njoftuar se do të shkyçet largpërçuesi, Zhur-Dragash, si dhe nënstacioni në Dikancë. Në emër të Departamenti për Komunikime, Kika ka kërkuar mirëkuptim nga konsumatorët e Dragashit, të cilët ende mbetën më të mirët në vend për nga pagesa.
 
Gjenevë
- Që nga viti 1991, në Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq janë raportuar 34,700 persona të zhdukur nga territori i ish-Jugosllavisë. Nga ta, mbi 10,500 lidhen me konfliktin në Bosnjë, 2,400 me konfliktin në Kroaci dhe rreth 1,800 me konfliktin në Kosovë.
Sipas llogaritjeve të Kryqit të Kuq Ndërkombëtarë, zhdukja ka prekur jetët e rreth 200 mijë personave, të cilët vazhdojnë të kërkojnë familjarët e tyre.
Zhdukjet dhe rrëmbimet me forcë, sipas ligjit ndërkombëtar, përbëjnë krim dhe, në rrethana të caktuara, mund të konsiderohen edhe si krim kundër njerëzimit apo edhe krim lufte. 
Londër
- Amnesty International, në Ditën ndërkombëtare të të Zhdukurve, kujton se në prill dhe në maj të vitit 1999, trupa të shqiptarëve të vrarë dhe të varrosur në Kosovë, nga forcat serbe, janë zhvarrosur nga Ministria e Brendshme e Serbisë dhe janë transportuar në këtë shtet, ku janë rivarrosur. Edhe pse disa nga këta trupa janë gjetur dhe u janë kthyer familjeve, pak nga autorët e zhdukjeve dhe rrëmbimeve janë sjellë para drejtësisë, vlerëson kjo organizatë. Amnesty International iu bën thirrje qeverive në Kroaci, Bosnjë, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi dhe Kosovë që të demonstrojnë angazhim të qartë për zbatimin e të gjitha masave të nevojshme, që do t’i jepnin fund mosndëshkimit për zhdukje dhe rrëmbime me forcë.
 
Prishtinë
- Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Odeta Nishani, sot filloi vizitën treditore në Kosovë, me ftesë të presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga. Në këtë vizitë të parë, në cilësinë e kryetarit të shtetit, Nishani do të kryesojë një delegacion të gjerë zyrtar, në përbërje të të cilit do të jenë edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, ministri i Brendshëm, Flamur Noka, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Edith Harxhi, deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Fatos Hoxha dhe kryetari i Unionit të Dhomave të Tregtisë, Ilir Zhilla.
 
Prishtinë
- Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, pas qëndrimit në Bamako të Malit, ka thënë sërish se njohja nga Mali do të rikonfirmohet, pas zgjidhjes së disa çështjeve të brendshme në këtë shtet. “Absolutisht jam angazhuar me të gjitha kapacitetet, që të zgjidh situatën, në raport me njohjen nga Mali. Autoritetet në këtë shtet më premtuan se ajo do të rikonfirmohet, pasi t’i zgjidhin disa çështje të brendshme. Tani për tani, vetëm kaq mund tju them”, ka thënë Pacolli.
 
 
Share