• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Premtoi hidrocentral e punësim, pa mbulesë!

Dragash, 03 shtator 2012
- Gjatë fushatës zgjedhore 2009, kandidati për kryetar të Dragashit, Salim Jenuzi (PDK), elektoratit i kishte premtuar projekte të mëdha, që nuk ishin në dorën e tij. Duke iu besuar “planeve” të Qeverisë së Thaçit, Salim Jenuzi i PDK-së kishte kërkuar mandatin e dytë, duke iu premtuar qytetarëve të Dragashit, mes tjerash, ndërtimin e Hidrocentralit në Zhur, si dhe hapjen e 500 vendeve të reja të punës.liqeni_brezne
Opozita dhe përfaqësues të shoqërisë civile thonë se këto premtime kanë qenë jorealiste dhe nuk kanë qenë fare në kompetencë të kryetarit të Komunës. “Kam thënë se, pritet të fillojë ndërtimi i Hidrocentralit ‘Zhuri’... Por, disa projekte nuk varen nga ne”, është arsyetuar Jenuzi, në gjysmë të mandatit, kur projekti madhor as që ka filluar.
Ymer Ademi, këshilltar komunal nga radhët e LDK-së, thotë se dy vjet e gjysmë pas premtimit, nuk ka asgjë konkrete në ndërtimin e këtij hidrocentrali. “Ka qenë një mashtrim total i qytetarëve”, ka thënë Ademi, në debatin “Jeta në Komunë”. Burim Piraj, këshilltar komunal nga radhët e AAK-së, thekson se ndërtimi i një hidrocentrali, sidomos i kapaciteteve kaq të mëdha, nuk varet nga kryetari i një komune. “Ka qenë jashtë kompetencave të një kryetari të një komune”, ka thënë Piraj. Gazetari, Beqir Beqaj, po ashtu, mendon se ky premtim elektoral ka qenë “i gabuar”. Në vitin 2009, Kuvendi Komunal i Dragashit ka marr një vendim që ndalon ndërtimin e objekteve të reja në tri fshatra, që do të zhvendosen për shkak të hidrocentralit, në Çollopek, Brezne dhe Buçe. “Edhe pse ky projekt zyrtarisht nuk ka nisur së implementuari nga Qeveria e Kosovës, qytetarët e këtyre fshatrave vazhdojnë të kenë mungesë të informatave të sakta, se ku do të zhvendosën, si do të bëhet kompensimi i pronave të tyre, etj.” , thuhet në një raport të Institutit për Studime të Avancuara, GAP. Në këto fshatra, madje ka vazhduar të ndërtohen shtëpi të reja. Vetëm në fshatin Brezne, gjatë vitit të kaluar janë ndërtuar 12 shtëpi të reja, dhe komuna nuk ka ndërmarrë asnjë masë për parandalimin e ndërtimit të shtëpive, thotë GAP.
Sipas një studimi të rishikuar të fizibilitetit, të vitit 2009, HC Zhuri parashihej të kishte kapacitet prej 305 megavatësh. Janë 225 objekte, të cilat duhet të shpronësohen, shumica prej tyre në fshatin Brezne, ku do të akumulohej baseni. Por, tash e dy vjet nuk është bërë asnjë hap drejt realizimit të këtij projekti. Madje, mediat kanë raportuar se projekti është vënë në dilemë, nëse mund të realizohet.
Nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, projekti tashmë ka kaluar në kompetencë të Grupit Nacional për Zhvillim Ekonomik, i cili do të analizojë, nëse ndërtimi i këtij projekti është ekonomikisht i favorshëm. “Është marrë vendim që të formohet një grup teknik që do të analizojë të gjitha opsionet dhe dokumentet që kanë në dispozicion institucionet, duke marrë parasysh edhe arsyeshmërinë ekonomike. Ata do të analizojnë edhe mundësinë e përfshirjes së teknologjive të reja, sepse ka qenë në dilemë kapaciteti i tij prodhues dhe aspekti i arsyetimit të investimeve”, ka thënë më herët ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj.
Projekti është vështirësuar edhe për mungesë të një marrëveshjeje me Shqipërinë, për ujërat. Qeveria e Shqipërisë ka dhënë leje për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla, në pjesën e vet, me ujërat që rrjedhin nga Kosova. 
Një premtim tjetër megaloman i kryetarit aktual të Dragashit, Salim Jenuzi, konsiderohet edhe ai për hapjen e 500 vendeve te reja të punës në komunën më të pazhvilluar të vendit. GAP bën të ditur se rreth 400 persona janë punësuar në fabrikën “Ramatex”, shumica prej tyre, para këtij mandati. Por, “Ramatex” është firme private dhe punësimi i tyre nuk është meritë direkte e kryetarit.
Ymer Ademi i LDK-së, këtë e quan një premtim bosh të kryetarit. “Kryetari vetëm i ka mashtruar qytetarët, se do të hapë 500 vende të punës. Është një premtim bosh, sepse ai nuk ka kapacitete reale të hapë, as 5 vende pune”, thotë ai. Kurse, Burim Piraj i AAK-së, thotë se një kryetar vetëm mund të përmirësojë ambientin dhe kushtet për biznes, por jo të hapë vende pune. “Kur është premtuar, nuk ka qenë i realizueshëm”, thotë ky deputet komunal.
 
 
Share