• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Në Vraniç nis viti shkollor me t’Serbisë!

Dragash, 08 shtator 2012
– Drejtuesit e Arsimit në Dragash, kanë thënë se kanë dështuar t`i bindin prindërit nga Gora, që fëmijët e tyre të mësojnë me plan-programe të Kosovës. Angazhimet e koordinatorit për mësim në gjuhën boshnjake, pranë Drejtorisëdragash_shkollaret komunale të Arsimit në Dragash, Adnan Rexhepllar, si dhe të drejtuesve të tjerë të koalicionit boshnjak “Vakat”, nuk kanë dhënë efekte. Sipas Rexhepllarit, vetëm dy prindër nga treva e Gorës kanë bërë kërkesa për t’i regjistruar fëmijët e tyre në klasën e parë, me plan-programe të Kosovës. “Kemi shpresuar se këtë vit do të kemi një përfshirje më të madhe nxënësish në klasat e para, në arsimin e Kosovës. Por, bazuar në gjendjen ekzistuese, nuk mund të themi se jemi të kënaqur, sepse vetëm një prind nga fshati Vraniç dhe një tjetër në Kërstec kanë pranuar t’I regjistrojnë fëmijët e tyre me sistemin arsimor të Kosovës. Këtyre nxënësve, ne jemi munduar që t’iu krijonim kushte. Përderisa në Vraniç nuk kemi pasur probleme, ato kanë lindur në fshatin Kërstec, ku mësuesit, të cilët punojnë me plan-programe serbe, nuk kanë lejuar hyrjen e nxënësve që kanë pranuar plan-programet e Kosovës në shkollën ku mësohet më legjislacionin e Serbisë”, ka thënë Rexhepllar për Kohën Ditore.
Duke iu referuar gjendjes në shkollat tjera, ai ka thënë se, pos në fshatin Brod, ku vjet është nisur mësimi me ndërrimin e paradites, në të tjerat shkolla vazhdon puna me të vjetrën.
Fillimi i këtij vitit shkollor, sipas Hajri Ramadanit, drejtor i DA-së, ka nisur me disa probleme, për të cilat shpreson se do të kapërcehen. “Përderisa në shkollat e Opojës nuk ka probleme, ato po paraqiten në trevën e Gorës, ku ende është i fuqishëm veprimi i strukturave paralele. Këtë vit kemi lëvizje pozitive, sa i përket përfshirjes së nxënësve nga treva e Gorës, sipas plan-programeve tona. Por, ende nuk jemi sa duhet të kënaqur. Duket se pengesë kryesore është veprimi i strukturave paralele. Pengimin e kësaj dukurie, nuk mund ta bëjë vetëm Drejtoria komunale e Arsimit, por duhet një angazhim gjithëpërfshirës”, ka thënë Ramadani. Nga ana tjetër, Xhevdet Ibrahimi, ushtrues i detyrës së drejtorit në Shkollën e Mesme “Ruzhdi Berisha” të Dragashit, bën të ditur se mësimi në këtë shkollë ka nisur normalisht. Sipas tij, në këtë shkollë të mesme janë formuar 32 paralele, me mësim në gjuhën shqipe, ndërkaq 11 paralele kanë fillua me mësim në gjuhën boshnjake, me rreth 40 nxënës.
Mësimi në shkollën e mesme, në fshatin Mlikë të Gorës, ku gjatë viteve të shkuara ka funksionuar gjimnazi paralel, me rreth 160 nxënës, është bërë e ditur se edhe sivjet vazhdon me të vjetrën. Drejtori i kësaj shkolle, Nexhmidin Destani, nuk ka mundur të tregonte numrin e saktë të nxënësve, ngase, siç është shprehur ai, për çdo ditë ka ndryshme.
 
 
Share