• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Ndëshkim institucional për shpërfillësit!

Prizren, 18 shtator 2012
- Përfaqësuesit e organizatës joqeveritare "Ec ma ndryshe", të cilët monitorojnë punën e ekzekutivit të Komunës së Prizrenit, kanë shprehur shqetësimin me gjendjen e krijuar në fushën e urbanizmit dhe planifikimit hapësinor, në Qendrën Historike të Prizrenit, ku, sipas tyre, ndërtimet po vazhdojnë me shpërfillje të lejeve tëec_ndryshe ndërtimit, të dhëna nga Drejtoria komunale e Planifikimit Hapsinor. Kjo shoqatë i ka bërë thirrje kreut të komunës, Ramadan Muja, që të ndërmerren masat adekuate ligjore për vënien e rregullit urbanistik në pjesën qendrore të qytetit, ku parashihen masa mbrojtëse për ruajtjen e trashëgimisë historike e kulturore. "Kërkojmë nga kryetari, Ramadan Muja, që të iniciohen procedurat për rrënimin e të gjitha ndërtimeve pa leje dhe atyre që janë bërë jashtë kritereve të ndërtimit në Qendrën Historike të Prizrenit. Vetëm kështu do të ndalohej trendi i degradimit urbanistik të pjesës historike të qytetit", ka thënë monitoruesja e shoqatës "Ec ma ndryshe", Elmedina Baxhaku. Sipas saj, konstatimet e tilla bazohen në fakte konkrete që vërtetojnë trendin e ndërtimeve, në kundërshtim me lejet përkatëse të lëshuara nga Komuna e Prizrenit. "Kompleksi afaristo-banesor ‘Euro-Center’ është ndërtuar në Zonën e Mbrojtur të Qendrës Historike të Prizrenit. Fillimisht Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore, ka dhënë pëlqim më datën 5.2.2009. Pos lëshimit të pëlqimit, Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor lëshon lejen ndërtimore më datën 29.06.2009, me katëshmëri 2B+P+2. Në aktvendimin e datës 29.12.2010, në pjesën e arsyetimit të këtij aktvendimi, thuhet se ‘investuesi i punimeve ka kryer pagesën për ndërtimin e katit të tretë, pranë Drejtorisë së Urbanizmit, ndërsa për ndërtimin e katit të katërt, ku janë kryer të gjitha punimet e vrazhda, nuk posedon leje ndërtimi’. Kjo gjë lë të nënkuptohet se inspektorati (ekzekutivi komunal) tregohet ‘human’ ndaj këtij investitori, duke i mundësuar ndërtim më etazhitet më të  lartë", ka sqaruar Baxhaku, duke shtuar se, në bazë të hulumtimit, ka dalë se, pos ndërtimit të këtij objekti, tanimë të përfunduar, ky investitor nuk është ndalur me kaq, duke filluar edhe aneksin tjetër, poashtu pranë këtij objekti, pa kurrfarë kriteri.
Baxhaku ka pohuar se ky nuk është rasti i vetëm që investitorët nuk respektojnë lejen ndërtimore. "Një objekt i tillë është në ndërtim e sipër dhe përgjegjësit duhet të ndërmarrin veprime parandaluese, në afat sa më të shkurtër kohor, ngase në të kundërtën do të jetë vonë, sikurse në rastin ‘Euro-Center’. Konkretisht, bëhet fjalë për tejkalimet në ndërtimin e vrazhdë, pranë shtëpisë së Shuaip Spahiut", ka deklaruar ajo.
Monitoruesja e kësaj organizate ka shpalosur të dhënat se si, më 5 shtator të këtij viti, IMMK-ja ka alarmuar Drejtorinë e Inspektorateve të Komunës së Prizrenit. Sipas aktvendimit të Drejtorisë së Inspektorateve, të datës 7 shtator 2012, investitori nuk i është përmbajtur lejes urbanistike, duke bërë tejkalim në gabarit dhe etazhitetit të objektit. Me këtë aktvendim, DI-ja ka urdhëruar investuesin e punimeve, që në afatin prej 7 ditësh, të bëjë rrënimin e pjesës shtesë në gabarit dhe etazhitetit. Për këtë rast ka reaguar edhe Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren, fillimisht më 24 prill dhe më pas më 10 shtator, ku nga Komuna e inspektoratet, MKRS-ja e IMMK-ja është kërkuar inspektimi i punimeve dhe verifikimi i projektit të lejuar, pasi që objekti ka shkuar shumë lart dhe e ka ngufatur pamjen e xhamisë “Sejdi Beu””. Ndërsa, më 12 shtator 2012, DI-ja ka parashtruar një kërkesë pranë Gjykatës për Kundërvajtje, për fillimin e procedurës kundërvajtëse, me arsyetimin se investuesi nuk e ka respektuar lejen e ndërtimit, të lëshuar nga DUPH-ja. 
Muaj më parë, monitoruesit e shoqatës “Ec ma ndryshe” patën konstatuar shkelje flagrante në këtë zonë, në punimet e bëra në “Hotel Theranda”, ish-shtëpinë e Mallrave në Shatërvan, ndërtimi i vrazhdë pranë objektit të IMMK-së, ndërtimi i disa hoteleve, etj. ”Ec ma ndryshe” ka përsëritur thirrjen që qeveria lokale e Prizrenit të ndërmarrë veprime urgjente në drejtim të normalizimit të gjendjes, në Qendrën Historike të Prizrenit dhe të zbatojë në përpikëri Planin e konservimit dhe zhvillimit të Zonës Historike të Prizrenit (2008). "Ekzekutivi komunal duhet të ndërmarrë veprime konkrete parandaluese, ndërsa në rast të vazhdimit të punimeve, edhe veprime ndëshkuese, ndaj personave që nuk i respektojnë kriteret e ndërtimit. Madje, siç përshkruhet edhe në njërin prej procesverbaleve të DI-së, meqë investuesit nuk e kryejnë rrënimin vullnetar, atëherë ky organ duhet të bëjë rrënimin e dhunshëm të etazheve shtesë me kosto, që do tu përshkruhej investuesve të papërgjegjshëm", ka thënë Baxhaku, duke bërë të ditur se kërkohet veprim më i fuqishëm ndërinstitucional. "I bëjmë thirrje edhe gjyqësorit, që t’i marrë parasysh shkresat e ekspertëve të Komunës së Prizrenit dhe të iniciohen procedurat gjyqësore, ndaj atyre që shkelin dispozitat e rregullores për ndërtimin e objekteve", ka thënë për radion tonë, monitoruesja e shoqatës "Ec ma ndryshe", Elmedina Baxhaku.
 
 
Share