• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Nga: Radio SHARRI   
e Enjte, 20 Shtator 2012 16:52

Suharekë
- Mbrëmë në Suharekë ka ndodhur një tentim vjedhje, në një shtëpi banimi. Policia njofton se tre persona të dyshuar kishin hyrë në këtë shtëpi dhe kishin përgatitur gjësende të vlefshme për t’i vjedhur, mirëpo e tërë puna u kishte shkuar huq, sepse ishin hetuar nga pronari i shtëpisë, cili kishte arritur që njërin nga të dyshuarit ta kapte dhe ta mbante derisa kishte arritur policia në vendin e ngjarjes. Policia ka gjetur në këtë shtëpi disa gjësende, një maskë e zezë për mbulimin e kokës, një palë dorëza dhe një kapelë bejsbolli, të cilat dyshohet se janë përdorur nga të dyshuarit.
Prizren - Hetues policorë të Suharekës dhe policë patrullues, pas mesnatës kanë arrestuar dy persona, të dyshuar për vjedhje dhe kanë sekuestruar automjetin e tyre. Më pas, janë bastisur dy lokacione në Prizren dhe një në Malësi të Re. Në Prizren nuk është gjetur asgjë që mund t’i ndihmojë hetimet, ndërsa bastisja në një pompë karburanti, në Malësi të Re, ka rezultuar me gjetjen e pesë pistoletave dhe një arme me tytë të gjatë përsëritëse dhe një sasi e fishekëve e kalibrave të ndryshëm. Të gjitha provat do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të mëtejme ndërsa të dyshuarit janë ndaluar, nën masën e arrestit policor.
Suharekë - Në orët e vona, pas mesnatës, polica e Suharekës ka identifikuar një të dyshuar, i cili kishte vjedhur naftë nga një autokombajnë, e cila ishte e parkuar në një vendparkim të një pompe karburanti, në afërsi të fshatit Topliçan. Në bashkëveprim me policinë e Trafikut Rajonal, në një rrugë në Prizren është ndaluar një veturë me personin e kërkuar, i cili është arrestuar dhe pas konsultimit me prokurorinë i dyshuari ndalet në mbajtje.
Prishtinë - Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka protestuar sot kundër privatizimit të ndërmarrjeve publike. Në protestë është kërkuar formimi i Komisionit parlamentar, për vlerësimin e procesit të deritashëm të privatizimit. Sipas BSPK-së, derisa ky komision të del me vlerësim, duhet të ndërpritet çdo privatizim. Në protestën e organizuar para objektit ku është e vendosur Ministria e Zhvillimit Ekonomik, morën pjesë disa qindra protestues, kryesisht punëtorë të ndërmarrjeve publike.
Beograd – Prokuroria për krime të luftës në Beograd, është shprehur e kënaqur me dënimet që iu shqiptuan dje anëtarëve të Grupit të Gjilanit, por tha se do të ankohet në pjesën e aktgjykimit, me të cilin janë liruar gjashtë të akuzuar të tjerë. Zëvendësi i prokurorit për krime të luftës, Bruno Vekariq, tha se asnjë aktgjykim nuk është satisfaksion për viktimat e krimeve të tilla. Prokuroria për krime të luftës në Serbi kishte ngarkuar 17 pjesëtarë të UÇK-së, se nga fillimi i qershorit deri në fund të dhjetorit të vitit 1999, ata i kanë munduar tmerrshëm deri në vdekje, së paku 80 persona, 34 prej të cilëve evidentohen si të zhdukur, si dhe i ka ngarkuar se mbi 150 njerëz i kanë privuar kundërligjshëm nga liria, janë maltretuar dhe pastaj janë liruar.
Beograd – Zeqir Nuhiu, vëllai i Shemsi Nuhiut, të cilin Gjykata e lartë në Beograd e ka liruar dje nga aktakuza për krime të luftës ndaj civilëve në Gjilan, tha se është i kënaqur me aktgjykimin. Nuhiu shtoi se nuk ka dyshuar në drejtësinë e gjykatës dhe se ka përcjell gjykimin e vëllait të tij, duke qenë i bindur se Shemsiu do të lirohet. Nuhiu nuk e ka konsideruar këtë gjykim të ishte montim politik, duke theksuar se kurrë nuk ka pasur probleme gjatë qëndrimit në Serbi.
Beograd – Ish koordinatori i Paktit të stabilitetit për Evropën Juglindore, Erhard Busek, tha se është e pa mundur të thuhet se kurë Serbia do të bëhet anëtare e BE-së. “Është çështja se a mund të ndodhë kjo deri në vitin 2020. Para anëtarësimit në BE, sigurisht se do të detyrohet Serbia që të njeh ekzistimin e shtetit të Kosovës”, ka thënë Busek për mediat serbe.
Ai shtoi se nuk e befason kërkesa e Gjermanisë që Beogradi dhe Prishtina të nënshkruajnë kontratë për fqinjësi të mirë dhe theksoi se do të duhej pritur që vendet më të mëdha të BE-së, para se gjithash Gjermania, të vendosin kushte shtesë ndaj Serbisë, ashtu që procesi i integrimit të ec përpara.
Tiranë - Grupimi më i madh i tifozëve të Kombëtares së Shqipërisë, Tifozat Kuq e Zi, kërkon nga organet kompetente të Federatës Shqiptare të Futbollit, që në afatin sa më të shpejtë kohor të ndërrohen ngjyrat e fanellave në transfertë. Ndeshja e zhvilluar në Lucern kundër Zvicrës, si mysafirë, ishte ndeshja e parë ku u ekspozuan këto fanella. “Si të tilla, përveç logos në gjoks, me asgjë tjetër nuk i përfaqëson ngjyrat e kombit tonë”, kanë vlerësuar Tifozët Kuq e Zi.
Nju Jork - Këngëtarja me prejardhje kolumbiane, Shakira, ka konfirmuar se është në pritje të një fëmije nga futbollisti i njohur Girard Pique. “Unë dhe Gerard jemi shumë të lumtur, sepse po presim të vijë në jetë fëmija jonë i parë. Për këtë arsye, ne duam t’i japim prioritet këtij momenti unik të jetës sonë, prandaj kemi vendosur të shtyjmë të gjitha aktivitetet promovuese, ditëve në vazhdim”, shkruan këngëtarja në faqen e saj zyrtare në internet.
 
 
Share