• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 25.09.2012
Nga: Radio SHARRI   

Prizren
- Në kuadër të monitorimit të punës së ekzekutivit të komunës së Prizrenit, Organizata “EC Ma Ndryshe” ka hasur në një rast, i cili është shqetësues. Sipas kësaj organizate, paratë publike investohen në një hapësirë, e cila vazhdon të jetë subjekt i kontestit pronësor, në Gjykatën Supreme të Kosovës. “Fjala është për projektin ‐ Krijimi i Kushteve për Zhvillim të Turizmit dhe Mbrojtjes së Ambientit, përmes ndërtimit të vend-piknikut në komunën Prizren, ku palë nënshkruese janë Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe komuna e Prizrenit, dhe i cili projekt ka nisur së zbatuari në vendin e quajtur “Brione”, pavarësisht nga fakti se Gjykata komunale dhe ajo e Qarkut të Prizrenit, kanë vlerësuar se prona ku kanë nisur punimet i takon familjeve Dehiri dhe Hapçiu”, tha për radion tonë, monitoruesja e shoqatës "Ec ma ndryshe", Elmedina Baxhaku.
Bruksel - Në kuadër të dialogut për mjedis, ndërmjet Komisionit Evropian dhe vendeve kandidate dhe potenciale për anëtarësim në BE, sot në Bruksel u mbajt takimi i tretë i nivelit ministror, ku i ftuar ishte edhe ministri jonë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi. Në këtë takim, përfaqësuesit tanë u paraqitën, sipas marrëveshjes rreth prezantimit të Kosovës për pjesëmarrje në takime rajonale, duke u bazuar edhe në parimin e reciprocitetit ndaj delegacionit të Serbisë. Takimi i nivelit politik ministror kishte për qëllim ngritjen përkushtimit të vendeve të rajonit, për implementimin e politikave mjedisore të BE-së.
Kjo është hera e parë që përfaqësuesit e Serbisë, nuk e bojkotuan takimin, për shkak të prezencës së Kosovës.
Beograd - Dejan Paviçeviq, të cilin qeveria e Serbisë e ka caktuar për bisedime teknike me Kosovën, sot ia dorëzon Komisionit Evropian në Bruksel letrën për Menaxhimin e Integruar të Kufijve, të cilën e ka nënshkruar në emër të qeverisë së Serbisë.
Kryeministri serb, Ivica Daçiq, tha se kjo marrëveshje ishte paranënshkruar nga ish-shefi i ekipit negociator të Serbisë për bisedime me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, qysh në muajin shkurt, por që Beogradi deri tash nuk e kishte njoftuar Brukselin, se kjo është nënshkruar në mënyrë të plotfuqishme. Daçiq ka shtuar se Serbia nuk ka mundësi tjetër, pos t’i respektojë marrëveshjet e nënëshkruara nga qeveria e mëparshme e Serbisë.
Nju Jork - Kryetari i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka folur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, në një sesion, kushtuar shtetit ligjor. Mes tjerash, Nishani i është referuar rastit të Kosovës, ku potencoi se pavarësia e saj u shpall legjitime në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, por që vendimi i së cilës nuk njihet nga Republika e Serbisë. “Është për të ardhur keq që, nganjëherë, vendimet dhe mendimet e gjykatave ndërkombëtare, nuk merren parasysh nga shtetet, të cilat i kanë ngritur dhe paraqitur, fillimisht si çështje gjyqësore. Kështu ishte edhe rasti me mendimin këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi pavarësinë e Republikës së Kosovës”, ka theksuar Nishani.
Nju Jork - Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, ka takuar në Nju Jork sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, të cilit i ka thënë se vendi i tij është i përkushtuar për zgjidhjen e pengesave në marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, në mënyrë paqësore dhe me dialog konstruktiv.
Nga ana tjetër, Ban, ka thënë se është i inkurajuar me deklaratat e Nikoliqit dhe me “përpjekjet e sinqerta të tij për paqe dhe stabilitet në rajon”. Megjithatë, Nikoliq, në një takim me homologun e tij qipriot, Dimitris Christofias, ka thënë se Serbia nuk heq dorë nga integriteti territorial i saj.
Mitrovicë - Një i ri shqiptar, i moshës 22 vjeçare, është sulmuar fizikisht nga një grup personash të paidentifikuar, në veri të Mitrovicës. Rasti është raportuar në polici, mbrëmë, ku kjo e fundit ka reaguar për të gjetur prova të mundshme materiale dhe dëshmitarë të mundshëm, ndërkaq viktimën e ka dërguar në shtëpinë e shëndetit, në Mitrovicë. Personeli mjekësor ka konfirmuar se 22 vjeçari është pranuar me shenja të dukshme të lëndimeve, përkatësisht gërvishtje në fytyrë dhe dhëmbë të thyer, të shkaktuara nga sulmuesit.
Sipas viktimës, grupi i panjohur e ka sulmuar, pa ndonjë pretekst, derisa ishte në shoqëri të tre personave të tjerë, të gjithë të përkatësisë etnike shqiptare, por që të tre kanë ikur në jug të qytetit, duke iu shmangur rrezikut nga sulmuesit.
Lezhë - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, në fshatin Blinisht të Lezhës, ku anëtarët e një familjeje, burrë e grua, si edhe djali i tyre, janë gjetur të vrarë.
Sipas policisë, viktimat janë gjetur të vrarë në oborrin e banesës së tyre dhe se dyshohet që janë ekzekutuar me breshëri automatiku, pas një debati me fqinjin e tyre, për të cilin policia e Lezhës thotë se e ka identifikuar. Ai është 47-vjeçari, Kastriot Zhupa, i cili mendohet se ka qenë në gjendje të dehur, në momentin që ka kryer krimin. Burime pranë grupit hetimor, sqarojnë se dyshohet që vrasja e trefishtë ka ndodhur për motive pronësie.
Pukë - Kryeplaku i fshatit Berishë e Vogël, në rrethin e Pukës, është arrestuar nga policia, për shkak se kultivonte lëndë narkotike. Pjetër Ndoc Malbuçaj, 55-vjeç, është ndalur dje, pasi nga kontrolli i bërë në fshatin e tij, ka rezultuar se ai kishte mbjellë një sasi të konsiderueshme hashashi. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe për zbulimin e rasteve të tjera të ngjashme në këtë zonë. Materialet në ngarkim të Malbuçajt, iu kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në Pukë.
Uashington - Këshilli Amerikan për Arsim Ndërkombëtar, lajmëron se Gjenerali amerikan, Eesli Klark, do të jetë mysafir në një mbrëmje të organizuar nga Fondi Kosovaro-Amerikan për edukim, që do të mbahet të enjten, në Prishtinë. Gjenerali Klark është i njohur tek populli i Kosovës për rolin e rëndësishëm, për sjelljen e paqes në rajon, kur ai udhëhoqi Operacionin e Forcave të NATO-s, gjatë luftës në Kosovë. Gjenerali Klark, për vizitën e tij tha se roli që ka arsimi, në zhvillimin e një kombi, është i një rëndësie tejet të madhe. “Fakti që Fondi Kosovaro-Amerikan për Edukim ofron bursa për programe të nivelit master, në disa prej universiteteve më të njohura në Amerikë, është një rrugë e rëndësishme drejt këtij qëllimi”, ka thënë Klark.
Tiranë – Një tjetër rast dhune ndaj gruas, ka ndodhur në mes të Gjykatës së Tiranës, në një seancë gjyqësore. Në prani të gjykatësve, prindërve dhe fëmijës së çiftit, por edhe të mediave, teksa po zhvillohej seanca përfundimtare e ndarjes së një çifti bashkëshortor, Blerim Metaliaj e ka qëlluar me grushte bashkëshorten e tij, me të cilën po ndahej. Për pasojë, asaj i ka shkaktuar lëndime të rënda në fytyrë, me plagë poshtë syrit të majtë.
Gruaja e sulmuar, ka dëshmuar se ka qenë pikërisht kjo dhunë e vazhdueshme, shkaku i ndarjes së tyre. Ajo më pas është shoqëruar nga policia në spitalin “Nënë Tereza”, ku ka marrë trajtimin shëndetësor.
                                                             SPORT
Cyrih - Bordi ekzekutiv i FIFA-s, në takimin e mbajtur të martën, në Cyrih, ka vendosur që vendimin përfundimtar, rreth Kosovës, ta marrë në mbledhjen e radhës, më 27 dhe 28 shtator.
Në maj të këtij viti, FIFA i lejoi Kosovës që të luajë ndeshje miqësore, por më pas tërhoqi vendimin, pasi protestoi Federata serbe e Futbollit.
 
 
Share