• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 27.09.2012
Nga: Radio SHARRI   

Rahovec
- Në fshatin Krushe e Madhe, supozohet se janë gjetur eshtra njerëzish. Këtë e ka komunikuar kryeplaku i këtij fshati, Kadri Dellova, i cili ka thënë se eshtrat janë gjetur në një shtëpi të djegur, nga e cila më herët janë gjetur edhe mbetje mortore.
Fshatarët e këtij lokaliteti dyshojnë se mbetjet mortore janë të banorëve të këtij fshati, të ekzekutuar nga forcat serbe, më 26 mars 1999. Dellova thotë se i ka njoftuar edhe organet kompetente të Institutit të Mjekësisë ligjore, si dhe organet policore, por që deri më tani nuk ka shkuar askush në vendin e ngjarjes.
Gjatë luftës së fundit, në Krushë të Madhe janë ekzekutuar 241 persona, ndërsa 68 të tjerë konsiderohen të pagjetur, në mesin e tyre edhe profesori, Ukshin Hoti.
Prizren - Pas një pune intensive të hetuesve rajonal, është arritur identifikimi dhe arrestimi i dy personave, babë e bir, të cilët dyshohen se tre ditë më parë në rrugën e fshatit Llapçevë të Malishevës, kanë qene të involvuar në një tentim vrasje. Dy të arrestuarit janë nga fshati Gllarevë e Klinës, ndërsa viktima ishin dy persona, njëri i lindur më 1974 dhe tjetri më 1984.
Me urdhër të Prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarve, në Gllarevë, ku janë sekuestruar dy pushkë gjuetie me leje, për t’i dërguar në ekspertizë balistike, bashkë me gëzhojat qe janë gjetur në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit, dy të dyshuarit gjenden nën arrest për 48 orë.
Prizren - Biblioteka Ndërkomunale në Prizren, ka shpallur konkurs letrar, në kuadër të aktiviteteve të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Konkursi letrar është shpallur për prozë dhe poezi, ku kanë të drejtë pjesëmarrje të gjithë të interesuarit. Tema, kryesisht do t’i kushtohet 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, por mund të konkurrohet edhe me tema të lira.
Përgjegjësit e këtij aktiviteti kanë njoftuar se konkursi është me karakter garues, në të cilin do të shpërblehen tre vendet e para në prozë dhe tre vendet e para në poezi. Pas këtij aktiviteti, punimet më të mira do të botohen në përmbledhjen e rregullt vjetore të Bibliotekës.
Bruksel - Bashkimi Evropian ka njoftuar zyrtarisht Qeverinë e Kosovës, se Qeveria e Serbisë ka nënshkruar protokollin teknik për zbatimin e marrëveshjes së menaxhimit të integruar të kufirit. Marrëveshja, e cila do të vendosë në pikëkalimet kufitare me Serbinë prezenca të përbashkëta të autoriteteve të Serbisë dhe të Kosovës, e që do të ndihmohen edhe nga EULEX-i, është vlerësuar si njëra nga konkluzat më të rëndësishme të arritura në dialogun teknik mes Kosovës dhe Serbisë. Të dyja palët, pritet që brenda pak javësh të krijojnë grupin e përbashkët punues, i cili do të merret me zbatimin e kësaj marrëveshjeje.
Prishtinë - Pikëkalimet problematike në Bërnjak dhe Jarninjë, do të kenë status të veçantë, si rezultat i një marrëveshjeje të shtatorit të vitit të kaluar, e arritur mes Qeverisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it. Qeveria e Kosovës ka marrë për obligim që të respektojë marrëveshjen e 9 shtatorit, e cila pati mundësuar vendosjen e doganierëve kosovarë, në pikëkalimet kufitare 1 dhe 31, me ndihmën e KFOR-it dhe EULEX-it. Ajo marrëveshje parasheh që Kosova, në këto pikëkalime të ketë vetëm tre zyrtarë; një përgjegjës për pikëkalimet, një zyrtar policor dhe një doganier. Që nga 16 shtatori i vitit të kaluar, zyrtarët kosovarë transportohen në Jarinjë dhe Bërnjak nga KFOR-i dhe EULEX-i.
Prishtinë - Deputeti i PDK-së, Berat Buzhala, i është përgjigjur kritikave të ashpra të sekretarit të PDK-së, Jakup Krasniqi, adresuar kundër formës së avancimit të disa anëtarëve të rinj në parti. Sa i përket largimit të mundshëm nga PDK-ja të Jakup Krasniqit, Buzhala ka thënë se “nëse ai do që të ikë, atëherë mund të ikë”. Buzhala për gazetën “Lajm” ka thënë se synon që sa më shumë të avancohet partia. Ndërkaq, në lidhje me idenë e Krasniqit, një anëtarë një votë për zgjedhjet në PDK, ai ka thënë se kjo formë është kopjuar nga e majta e Shqipërisë. Por, sipas tij, ka edhe modele të tjera evropiane.
Tiranë - Dy të vdekur dhe 19 persona të plagosur, është bilanci i aksidenteve, të cilat ndodhën të mërkurën në Shqipëri. Një person humbi jetën, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur, në aksidentin e ndodhur në rrugën nacionale, Fier - Ballsh. Në një aksident tjetër, në Paskuqan, një person humbi jetën dhe një tjetër u plagos. Ndërkaq, në Tiranë, ne tre aksidente, u plagosën tre persona. Në mbrëmje, në rrugën Fushë Krujë - Lezhë, në dalje te urës së Matit, nga përplasja e një mjeti me targa angleze, u plagosen 7 persona. Ndërkohë, në një tjetër aksident, në afërsi të fshatit Grapsh të Gjirokastrës, 6 veta janë lënduar, kur automjeti i tyre kishte dalë nga rruga.
Prishtinë - Gjatë një aksioni të përbashkët të Policisë së EULEX-it dhe asaj vendore, janë arrestuar dy persona, të dyshuar se kanë kryer krime lufte, bazuar në supozimet se kanë vrarë dhe përdhunuar civilë, në prill të vitit 1999. “Operacioni i përbashkët, i kryer nga Njësia për Hetimin e Krimeve të Luftës (NJHKL) e Policisë së EULEX-it dhe Njësia për Hetimin e Krimeve të Luftës e Policisë së Kosovës (NJHKLPK), është realizuar në Babin Most dhe Vushtrri. Mbështetjen operative e ka ofruar edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës dhe Njësia Forenzike e Policisë së Kosovës”, bënë të ditur EULEX-i, nëpërmjet një komunikate. Mësohet se njëri nga dy të arrestuarit është pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili ka punuar në stacionin e policisë në Vushtrri. Ndërsa, sipas mediave serbe, bëhet e ditur se të arrestuarit janë, Jovica Dejanoviq, nga Priluzha dhe Gjorgje Bojkoviq, nga fshati Baimoc.
Madrid - Rajoni i Katalonisë mund të shpallë referendum, për tu pavarësuar nga Spanja, duke injoruar kështu kundërshtimin e qeverisë spanjolle. Kryeministri katalonas, Artur Mas, tha se, nëse partia nacionaliste CIU fiton në zgjedhjet e 25 nëntorit në këtë rajon, katalonasit do të votojnë pastaj për “vetëvendosje” gjatë legjislaturës së ardhshme. “Nëse qeveria spanjolle e kthen shpinën dhe nuk autorizon ndonjë lloj referendumi apo votimi, ajo duhet bërë disi”, ka thënë Mas, në parlamentin rajonal. Kryeministri rajonal i ka shpallur zgjedhjet e parakohshme, më 25 nëntor, për të promovuar kërkesën katalonalse për vetëvendosje.
 
KURIOZITETE
  
Hong Kong - Një prej personave më të pasur të Hong Kongut, ka ofruar një shpërblim të majmë për mashkullin, i cili do të arrinte ta bënte për vete vajzën e tij lesbike. Ai ka ofruar shpërblimin prej 50 milionë eurosh, pasi ka kuptuar nga lajmet, se vajza e tij 33-vjeçare, është martuar në Francë, me partneren e saj shumëvjeçare. “Nuk më intereson, nëse ai mashkull është i pasur apo i varfër. E rëndësishme është që ai të jetë bujar dhe zemërmirë”, është shprehur miliarderi për gazetën “South China Morgning Post”, duke besuar se raportimet për martesën e vajzës së tij, janë jo të vërteta.
Rio De Zhaneiro - Një femër 20 vjeçare ka vendosur të nxjerr në ankand publik virgjërinë e saj, për të realizuar një projekt bamirësie. Ajo planifikon që të ndërtojë shtëpi për familjet e varfra, në zonën ku banon, në Brazil. Përmes internetit, kjo e re braziliane, deri më tani ka arritur në një ofertë prej 155 mijë dollarësh amerikanë. Por, ajo shpreson se kjo shumë mund të rritet, deri më 15 tetor, kur do të mbyllet ankandi. “Nëse e bën vetëm një herë në jetë, nuk mund të quhesh prostitutë. Është njësoj, sikurse kur vetëm njëherë shkrep me fotoaparat, e që nuk bëhesh automatikisht fotograf. Jam 20 vjeçare, përgjegjëse për trupin tim, dhe nuk po i bëj keq askujt“, ka thënë braziliania.
 
 
Share