• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Digjet Koritniku, dy persona arrestohen!

Dragash, 02
tetor 2012 - Dy fshatarë të Kërstecit, në trevën e Gorës së Dragashit, janë arrestuar, si të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme në malin e Koritnikut. Ata janë intervistuar nga policia e Dragashit dhe më pas janë lënë të lirë, por që lënda i ka kaluar prokurorisë për hetime të mëtutjeshme.koritnik_serish_zjarre Nga burimet që ka siguruar Radio SHARRI, mësohet se këta persona janë gjendur “në vendin e gabuar, në kohë të gabuar”.
Zjarri, i cili para rreth një muaji kishte shkrumbuar rreth 700 hektarë pisha në malin “Koritnik”, në afërsi të Dragashit, vazhdon të digjet edhe sot. Kjo, pasi moti sërish është ngrohur, pas shiut që arriti ta shuante zjarrin më të madh që ka njohur kjo zonë. Burimet tona kanë marrë vesh se, gjatë ditës së diel, rreth orës 15:00, është parë vatra e parë e zjarrit në Koritnik, ndërkohë që dy orë më vonë, punëtorët që ballafaqoheshin për ta shuar këtë zjarr, kanë vërejtur dy persona që po lëviznin në këtë mal. Ata kanë njoftuar policinë, e cila ka arritur t’i arrestojë personat e dyshimtë. Pasi janë marrë në pyetje nga policia, personat e dyshimtë janë lënë të lirë, por që lënda i ka kaluar prokurorisë për hetime të mëtutjeshme. Personat e arrestuar i kishin thënë policisë se në këtë mal kanë dalë për shëtitje, pavarësisht që i njëjti mal ishte kapluar nga zjarri. Po të dielën, zjarri ka shpërthyer fillimisht në pyllin me shkurre, ndërmjet fshatit Rapçë dhe Kërstec, më pas ka depërtuar në thellësi të këtij masivi, ku gjatë natës zjarri ka qenë shumë i furishëm. Ndonëse ditën e hënë zjarret janë qetësuar paksa, ato kanë qenë aktive, e që edhe sot janë me po të njëjtin intensitet, duke paraqitur rrezik edhe për banorët e pafajshëm të këtyre fshatrave. Tafil Krasniqi, drejtor i Drejtorisë komunale për Mbrojtje dhe Shpëtimit, në Dragash, ka thënë se katër ekipe të zjarrfikësve janë mjaft aktive, por që për shkak të terrenit të vështirë, është i pamundur lokalizimi i shpejt i këtij zjarri. Edhe zyrtarët tjerë komunalë dhe ata të Njësitit të Zjarrfikësve, i thanë radios sonë se ka dyshime për zjarrvënie të qëllimshme, por që prioritet mbetet shuarja e këtyre vatrave aktuale të zjarrit. “Ne po japim maksimumin për t’i shuar këto zjarre, ndërkohë që për ruajtjen e këtij mali është përgjegjëse Ekonomia Pyjore, e cila ende nuk ka mundur t’i vërtetoj dyshimet tona, se zjarret po shkaktohen qëllimisht”, tha një zyrtar komunal, përgjegjës për Njësitin e Zjarrfikësve në Dragash.
 
 
Share