• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 04.10.2012

Prishtinë
- Është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit për Programin "Planet Lokale të Trashëgimisë Kulturore 2012‐2015", mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Cultural Heritage Without Borders, Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe shtatë komunave, në mesin e tyre edhe komuna e Dragashit dhe Rahovecit.
Me një bashkëpunim, mes gjithë këtyre institucioneve, do të përgatiten Planet Lokale të Trashëgimisë, të cilat do të identifikojnë resurset e trashëgimisë kulturore dhe ato natyrore që do të shërbejnë si bazë për zhvillim ekonomik dhe social të komunitetit. Këto plane do të marrin formën e një liste të aktiviteteve dhe projekteve, si rezultat i bashkërendimit të institucioneve relevante.
Prizren - Monitoruesit e shoqatës “EC Ma Ndryshe”, gjatë pjesës së dytë të muajit shtator kanë hulumtuar sektorin e arsimit respektivisht sistemimin e zyrtarëve të lartë të ekzekutivit lokal nëpër shkollat fillore dhe të mesme të komunës së Prizrenit. Në bazë të gjeturave të këtij hulumtimi, figuron se, së paku tre këshilltarë të kryetarit të komunës, Ramadan Muja, dhe një zyrtare e lartë e DKA-së, marrin paga për vendet e tyre të punës në ekzekutivin lokal dhe në të njëjtën kohë figurojnë edhe në listën e pagave të shërbimit arsimor.
EC Ma Ndryshe i ka bërë thirrje DKA-së, udhëheqjes komunale dhe MASHT-it, që ta rishikojnë sistemimin e mësimdhënësve në komunën e Prizrenit, ndërkohë që i ka rekomanduar MASHT-it që të ndryshoj dispozitat përkatëse ligjore, në mënyrë që të pamundësohet angazhimi i zyrtarëve të lartë komunalë në shërbimet arsimore.
Prishtinë - E ftuara e nderit në Samitin Ndërkombëtar të Gruas, i cili filloi sot punimet në Prishtinë, Madeleine Albright, ka mbërritur në Kosovë. Ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit, është pritur nga Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili i ka uruar asaj mirëseardhje, duke shprehur mirënjohjen dhe konsideratat më të larta të institucioneve dhe popullit të Kosovës, për kontributin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ajo personalisht kanë dhënë për Kosovën, në të gjitha fazat.
Prishtinë - Qeveria e Kosovës ka marrë vendim sot që të rriten pensionet e kontributdhënësve, pensionet bazike dhe pensionet e personave me aftësi të kufizuar. Sipas vendimit të qeverisë, kategoria e kontributdhënsve përfitojnë rritje prej 40% ndërsa dy të tjerat nga 33.3%.
Rritja vlen për tërë vitin aktual, ndërsa një pjesë e shumës do të shpërndahet në mënyrë retroaktive, pjesa tjetër nga janari i vitit 2013.
Nga kjo rritje e pensioneve do të përfitojnë 164 mijë e 200 pensionistë. 112 mijë përfitues të pensioneve bazë, 35 mijë pensione kontributdhënës dhe 17 mijë e 200 përfitues të pensioneve për personat me aftësi të kufizuara.
Prishtinë - Divizioni kundër krimit të organizuar i Policisë së Kosovës, ka arrestuar sot të dyshuarin, Florim Fazliu, i njohur me nofkën ”Qapella”. Sipas policisë, ai ka qenë i përfshirë në kryerjen e disa veprave penale, si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, tentim për lëndim trupor etj. Policia tha se posedon të dhëna që personin e arrestuar e identifikojnë si pjesëmarrës në kryerjen e shumë veprave penale, në kuadër të grupit të ashtuquajtur “Sekiraça”. Personi i arrestuar ka qenë i shpallur në kërkim, sipas letër-rreshtimit nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë, që nga viti 2011.
Mitrovicë - Pas ceremonisë simbolike për vënien e gurëthemelit, për ndërtimin e 25 shtëpive për shqiptaret e veriut të Mitrovicës, një grup i serbëve është mbledhur në “Kodrën e Minatorëve”, për të penguar fillimin e punimeve. Të prirë nga kryetari paralel i Mitrovicës, Kërstimir Pantiq, serbët kanë shprehur drojën se në ato shtëpi do të vendosen shqiptarë, të cilët nuk kanë jetuar kurrë aty. Madje, ata kërkuan të dinë se kush ka dhënë leje për ndërtimin dhe rindërtimin e shtëpive në “Kodrën e Minatorëve”. Vetë Pantiqi, tha se akti i vënies së gurit themeltar për ndërtimin e 25 shtëpive, provokon destabilizimin e Mitrovicës, rrit tensione dhe provokon konflikte, e që, sipas tij, mëpastaj do të fajësohen serbët.
 
 
Share