• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet - BLIC
e Hënë, 26 Tetor 2009 13:09

Bresanë - Në fshatin Bresanë, të dielën pas dite, një zjarr i furishëm e ka mbërthyer një plevicë, të cilën e ka gllabëruar brenda pak minutash.
Shërbimi i Zjarrfikësve nga Dragashi dhe qytetarë të shumtë, kanë penguar shtrirjen e zjarrit, në objekte banimi, të cilat ndodheshin fare pranë kësaj plevice.

Lëndime në njerëz nuk ka pasur, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Zjarri ka shkrumbuar rreth katër tonë sanë, vlerësojnë pronari dhe fqinjët e tij. (R.SH)


Dragash - Të dielën, në oborrin e ish-kazermës së TMK-së, në fshatin Zym, u mbajt panairi i Dytë bujqësor për regjionin e Sharrit, i organizuar nga Komuna e Dragashit dhe Grupet e Fermerëve.
Ky panair, i cili u mbështet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (FAO), mblodhi shumë fermerë nga rajoni i bjeshkëve të Sharrit, ndërkohë që numri i vizitorëve ishte dukshëm më i madh se vitin e kaluar.Pas ndarjes së çmimeve nga Komuna e Dragashit, FAO dhe ProCredit Banka, rezultoi se në kategorinë e deleve, fermeri me i suksesshëm ishte Refki Kolloni nga fshati Kosavë, ndërsa në kategorinë e lopëve, Masar Piraj, nga ferma “Blegtori” në Plavë.Në panair morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, si dhe ekspertë nga Sllovenia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Serbia, të cilët bënë vlerësimin e kafshëve, për secilën racë. (R.SH)
Dragash
- Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC), të hënën organizoi një konferencë për media dhe qytetarë, në të cilën u bë prezantimi i draft-planifikimit me pjesëmarrje të qytetarëve, në të cilin janë evidentuar prioritetet dhe nevojat që kanë banorët e komunës së Dragashit, për periudhën kohore, deri në vitin 2011. Në këtë konferencë u dha mundësia që të plotësohet dhe të ndryshohet ky draft-planifikim, në bazë të së cilit do të dihet gjendja aktuale për secilin vendbanim të komunës së Dragashit, si dhe prioritetet që kanë ato.
ATRC-ja, gjatë kësaj jave do të presë rekomandime nga secili banor dhe ekspertë nga fusha të ndryshme, ndërkohë që javën e ardhshme do të prezantohet versioni përfundimtar i këtij plani. (R.SH)
Dragash
- Në kuadër të Fushatës Parazgjedhore, kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të tij partiak, të dielën vizitoi trevën e Opojës, përkatësisht fshatrat Bresanë, Blaç, Zgatar, Brrut dhe Plavë.
Gjatë qëndrimit në këto vendbanime, kreu i PDK-së shpalosi programin dhe vizionin e partisë së tij, për mandatin e ardhshëm katërvjeçar, në komunën e Dragashit. Thaçi, qytetarëve opojanë iu premtoi më shumë investime, ndërkohë që kërkoi besimin e tyre për kandidatin e PDK-së për kryetar të Dragashit, Salim Jenuzin, për të cilin tha se e ka mbështetjen e plotë nga qeveria e Kosovës, të cilën aktualisht e drejton ai. (R.SH)
Dragash
- Kryesia e degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), të hënën i bëri një vizitë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash, për tu njohur me gjendjen, në të cilën ndodhet ky institucion më i lartë shëndetësor në këtë komunë.
Kandidati për kryetar komune nga kjo parti, Burim Piraj, tha se është njoftuar për planet zhvillimore të këtij institucioni, nga drejtori Fehim Sadiku, për të cilin tha se ka përpiluar një plan të mirë, sidomos rreth repartit të emergjencës. Piraj shtoi se partia e tij do ta mbështesë këtë institucion, sepse edhe në programin e AAK-së parashihen ndryshime rrënjësore në QKMF në Dragash, si dhe në qendrat tjera të Mjekësisë familjare. (R.SH)


Prishtinë - Regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë, sipas të gjitha gjasave, do të bëhet në vitin 2011. Kështu thonë zyrtarë të Ministrisë së Administratës Publike, duke shtuar se një gjë e tillë pason rekomandimet e organizatave ndërkombëtare.

Zëvendësministri i Administratës Publike, Rifat Blaku, tha se, pavarësisht vullnetit të institucioneve, që regjistrimi të bëhet këtë vit, Komisioni Evropian ka rekomanduar që regjistrimi i popullsisë së Kosovës të bëhet në të njëjtën kohë me regjistrimin e popullsisë në shtetet tjera evropiane. (REL)

Share