• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Arrestohet plaçkitësi i argjendarive!

Prizren, 05
tetor 2012 - Policia në Prizren ka arrestuar, Altin Zef Micin, shtetas i Shqipërisë, i cili dyshohet se ka kryer grabitje të një argjendarie në Prizren, një vit më parë. Ai është arrestuar nga një rreshter i policisë, i cili e kishte mbajtur në mendje fytyrën dhe mënyrën e veshjes së tij, pasi e kishte shikuar në një incizim të një kamerë.hajni_flori
Më 27 tetor 2011, në pikë të ditës, ky person kishte grabitur stoli ari, në vlerë rreth 1200 euro, në një argjendari që ndodhet në rrugën “Adem Jashari” në Prizren. Për ta përvetësuar arin e grabitur, i panjohuri i kishte hedhur një lloj gazi në fytyrë argjendarit dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Hetuesit policorë të Prizrenit kishin nisur kërkimin e personit të dyshuar, por pa ndonjë sukses. Madje, një rreshter i policisë, i ngarkuar për t’i kryer hetimet, kishte shfrytëzuar çdo provë, duke përfshirë edhe ato rrethanore. Rreshteri kishte shfrytëzuar edhe disa incizime të kamerave të dyqaneve që ndodheshin afër kësaj argjendarie, ku kishte identifikuar një person. Rreshteri kishte pyetur shumë njerëz për identitetin e personit të dyshuar, por askush nuk kishte mundur t’i ndihmonte. Mirëpo, fytyra dhe rrobat e këtij personi i kishin ngelur thellë në kujtesë këtij rreshteri.
Këtë të enjte, rreshteri, së bashku me një polic tjetër ishte duke lëvizur përgjatë rrugës “Adem Jashari”, po në atë rrugë ku një vit më parë kishte ndodhur grabitja. Vrullshëm ka ndalur makinën e policisë para personit, të cilin po e kërkonte dhe që nuk i shqitej nga mendja. E arreston atë dhe e dërgon në objektet policore, ku menjëherë informohet prokurori. Para intervistës, i arrestuari kishte kërkuar që të bisedojë, sy në sy, me avokatin. Pas kësaj bisede, është bërë e ditur se i dyshuari, Altin Zef Mici, kishte ikur nga policia, duke kërcyer nga dritarja e katit të dytë. “Policët që i ishin vënë në ndjekje, kanë arritur t’i bien në gjurmë, teksa po ikte. Pas arrestimit, policia vëren se i dyshuari kishte lënduar krahun, gjatë kërcimit nga dritarja, kur kishte goditur një degë mani. Ai është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit”, bëri të ditur zëdhënësi i policisë në Prizren, Hazir Berisha, i cili ka specifikuar se tek ky i dyshuar kanë gjetur edhe stoli tjera ari, të cilat i kishte fshehur në brekë, në një xhep të qepur enkas për këtë punë. Policia dyshon se florinjtë e gjetur janë vjedhur në Mitrovicë dhe se vlera a tyre arrin deri në 8 mijë euro. Pas intervistës, në prani të avokatit, është bërë e ditur se i dyshuari ka kryer dy vepra të ngjashme edhe në Gjakovë, një në Pejë një në Prishtinë dhe një tjetër në Gjilan. Hetuesit dyshojnë se ky person ka kryer edhe grabitje të tjera, për të cilat do të vërtetohen pas hetimeve.
 
 
Share