• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 11.10.2012

Dragash
- Në kuadër të shënimit të “Ditës Ndërkombëtare të Vajzave fëmijë”, datë kjo që për herë të parë hyn në kalendarin e Kombeve të Bashkuara, si ditë e luftës kundër martesave të parakohshme, UNFPA ka shtjelluar këtë problematikë, në emisionin “Aktualitete” në Radio SHARRI, duke potencuar se edhe në këtë komunë do të luftohet kjo dukuri.
Përpos përfaqësueses së UNFPA-së, Linda Abazi – Morina, në këtë emision morën pjesë edhe Lindita Piraj, zyrtare komunale për Barazi gjinore, Xhejrane Lokaj, aktiviste, si dhe drejtori komunal i Arsimit në Dragash, Hajri Ramadani. Se çfarë është debatuar në këtë emision, më gjerësisht do ta ndiqni në “Aktualitete”, sonte në orën 21:00.
Prizren – Shoqata “EC Ma Ndryshe”, në kuadër të projektit "Transparenca online e Komunës së Prizrenit", gjatë kësaj jave ka marrë pjesë në mbledhjen e radhës të kryetarit të Komunës, Ramadan Muja, me drejtorët komunalë, ku janë miratuar disa konkluzione. Mes tjerash, sipas kësaj shoqate, është marrë parasysh kërkesa e banorëve të fshatit Zhur, për sanimin e disa rrugëve të këtij fshati. Ekzekutivi lokal ka miratuar konkluzionin për shpalljen e tenderit, për ndërtimin e disa rrugëve lokale në këtë fshat, me sistem të participimit. Konkretisht, tenderi do të hapet për rrugët "Susuri", "Badallaj I dhe II", "Elezkurtaj" dhe rrugën e "Badallajve", tek varrezat.
Prishtinë - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, deputeti Fatmir Limaj, si dhe ish-ministrja, Justina Shiroka –Pula, që të gjithë nga PDK-ja, kanë votuar pro stopimit të privatizimit, të propozuar nga lëvizja Vetëvendosje. Përveç këtyre deputetëve, edhe nga Koalicioni për Kosovën e Re, pro ndaljes së privatizimit, ka votuar Muhamet Mustafa, si dhe dy ish-deputetë të këtij koalicioni, Emin Gërbeshi dhe Amir Ahmeti.
Deputetët e AAK-së, të cilët kanë abstenuar në votimin për ndalimin e procesit të privatizimit në vend, janë Blerim Shala, Ardian Gjini, Burim Ramadani, Kymete Bajraktari, Bali Muharremi, Time Kadrijaj dhe Teuta Haxhiu. Po ashtu, në votim ka abstenuar edhe deputeti i PDK-së, Hydajet Hyseni.
Deçan – Një person ka mbetur i vrarë, pasi është qëlluar me kallashnikov, nga një 17-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, në Isniq të Deçanit. Ndërkaq i dyshuari për këtë vrasje është arrestuar në fshatin Raushiq, pak minuta pas kryerjes së veprës. Bazuar në të dhënat e para, personi i dyshuar, i vitlindjes 1995, nga vetura e tij ka shtënë me armë zjarri ndaj viktimës, i vitlindjes 1987, i cili ka mbetur pa shenja jete. Lajmin e ka konfirmuar edhe, Xhevat Ibra, zëdhënës i policisë rajonale në Pejë.
Mitrovicë - Një rrahje mes tre shqiptarëve dhe tre serbëve ka ndodhur pasditen e sotme, në afërsi të Lagjes së doktorëve, në Mitrovicë. Rrahjen e ka konfirmuar edhe policia në këtë qytet, përmes zëdhënësit të saj, Avni Zahiti, duke sqaruar se dy serbë kanë kërkuar ndihmë në spital, në veri të Mitrovicës, ndërsa policia i ka nisur hetimet.
Burime të gazetës “Koha Ditore”nga veriu i Mitrovicës, kanë theksuar se, derisa shqiptarët ishin duke udhëtuar me veturën e tyre, disa serbë iu kishin bllokuar rrugën, në afërsi të Lagjes së doktorëve. Këtu fillon konflikti, në të cilin dy serbë kanë pësuar lëndime dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Prishtinë - Kryesuesi i Kuvendit komunal të Prishtinës, Sami Hamiti, sot është liruar nga paraburgimi. Këtë e ka konfirmuar për gazetën “Zëri” mbrojtësi i tij, Tomë Gashi, i cili e ka cilësuar paraburgimin e Hamitit, si absurd dhe të paligjshëm. Sami Hamiti u arrestua më 12 shtator të këtij viti, si i dyshuar për korrupsion, ndërkaq paraburgimi ndaj tij u caktua, një ditë pas arrestimit.
Tiranë - Kuvendi i Shqipërisë votoi sot për kryetarin e ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Ajo është, Lefterie Lleshi, e cila mori 73 vota të pozitës, ndërkohë që opozita nuk ka votuar.
Një javë më parë, ky komision vendosi t'i përcjellë parlamentit për votim kandidaturat e Marsida Xhaferllarit dhe Lefterie Lleshit, të përzgjedhura mes 18 aplikantëve që konkuruan për këtë post. Kryetari i KQZ-së, që për herë të parë do të jetë një grua, zgjidhet nga parlamenti, me së paku 71 vota.
Tiranë - Rikthehet në vendlindje, pas 5 muajsh, Florije Peci, e cila mbeti e plagosur në aksidentin e rëndë që ndodhi në afërsi të Himarës, me 21 maj të këtij viti. Rikthimi i saj konfirmohet edhe nga Ministria e Shëndetësisë, sipas të cilëve Florie Peci ka mbërritur sot nga Vjena, në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkaq, po sipas të njëjtave burime, pak ditë më parë ka mbërritur në Shqipëri edhe vajza tjetër, e plagosur në këtë aksident, Eriselda Gubere.
Dy vajzat u transportuan në gjendje kome në Vjenë, ndërkohë që në këtë tragjedi humbën jetën 12 persona dhe u plagosen dhjetëra të tjerë.
SPEKTËR

Oslo - Shkrimtari i njohur kinez, Mo Yang, është fitues i çmimit “Nobel” për letërsi, ka kumtuar akademia mbretërore e Suedisë. Shkrimtari kinez, i cili këtë emër e ka pseudonim, që do të thotë “Mos fol”, ka lindur në vitin 1955. Është njëri nga shkrimtarët më të njohur dhe më të ndaluar në Kinë. Është i njohur edhe për faktin se veprat e tij mbretërojnë në tregun letrarë pirat, ndërsa shpesh herë e quajnë edhe si “Kafka kineze”.
 
 
Share