• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Strukturat gorane sfidojnë MASHT-in!

Dragash, 14 tetor 2012
– Drejtuesit e shkollave, në trevën e Gorës së Dragashit, vazhdojnë ta sfidojnë plan-programin e Kosovës, duke e mbajtur në jetë atë nga Serbia. Adnan Rexhepllar, koordinator për mësimin në gjuhën boshnjake, pranë Drejtorisë komunale të Arsimit nëusmen_ballxhi Dragash, i ka thënë Kohës Ditore se viti i ri shkollor, pos problemeve tashmë të njohura, ka nisur me kohë në të gjitha shkollat fillore dhe në shkollën e vetme të mesme në Dragash. “Pos shkollave, në të cilat punohet sipas plan-programeve të Kosovës, si në Restelicë, Krushevë, Zlipotok, Brod, Rapçë dhe Lybevisht, këtë vit janë krijuar kushte edhe në shkollën e Vraniçit dhe në lagjen e epërme të fshatit Kërstec. Por, në lagjen e poshtme të këtij fshati, ende funksionon shkolla paralele, ku arsimtarët nga kjo shkollë nuk kanë lejuar që të hapet paralelja në gjuhën boshnjake, sipas plan-programit të Kosovës. Këtu, nxënësit dhe mësimdhënësit janë penguar kur kanë tentuar ta nisnin vitin e ri shkollor. Përkundër këtyre vështirësive, viti i ri shkollor ka nisur edhe në këtë lokalitet”, ka thënë Rexhepllar, për të sqaruar më tej se në shkollat e mesme të ulëta në Gorë, mësimin sipas plan-programit të MASHT-it po ndiqet nga afërsisht 500 nxënës. “Ndonëse ky numër nuk është përfundimtar, sepse ende nuk kanë mbërritur në Drjetorinë e Arsimit shënimet e sakta nga disa shkolla, ku nxënësit vazhdojnë të mësojnë sipas legjislacionit paralel, por që janë integruar së fundmi në mësimin sipas plan- programit të Kosovës”, i ka thënë kësaj gazete Rexhepllar.
Duke iu referuar mësimit në Shkollën e Mesme “Ruzhdi Berisha” në Dragash, Rexhepllar ka bërë të ditur se këtë vit është shtuar numri i shkollarëve, në klasën X dhe se në këtë shkollë mësimin në gjuhën boshnjake e ndjekin 85 nxënës, që nga klasa e dhjetë e deri në atë të 13-ën. “Me plan-programe të Serbisë, si në shkollën fillore, ashtu edhe në atë të mesme, nxënësit e këtij komuniteti ende e përkrahin fuqishëm, duke mos e respektuar asnjë ligj të Republikës së Kosovës. Ata kanë uzurpuar shkollat, të cilat i menaxhon Drejtoria e Arsimit. Vlenë të theksohet se në fshatin Mlikë, edhe këtë vit shkollor, funksionon shkolla e mesme paralele”, ka thënë Rexhepllar.
Edhe drejtori komunal i Arsimit në Dragash, Hajri Ramadani, e ka pranuar se sistemi paralel ende është i fuqishëm, sidomos në lokalitete afër Dragashit, ku rreth 200 nxënës të Dragashit, Kukajanit, Lybevishtit, Radeshës dhe Leshtanit, të cilët para 4-5 vjetësh kanë ndjekur mësimin në shkollën “Fetah Sylejmani” në Dragash, tashti mësimet i ndjekin në Kukajan dhe Lybevisht. Por, Rexhepllar paralajmëron se vijimi i këtij sistemi, po shkon në drejtim të shpërnguljes së nxënësve nga këto anë dhe se kjo do të ketë pasoja për vetë komunitetin nga treva e Gorës. “Kjo po ndodh me një strategji të përbashkët, midis ish-drejtorit të shkollës fillore në Dragash, i cili pas luftës vazhdonë të jetoj në Beograd, dhe personelit arsimor të këtyre lokaliteteve, të cilët vazhdojnë të marrin paga nga Beogradi. Me këtë veprim, këta punëtorë të arsimit po përgatisin kuadro, të cilat destinim të vetëm e kanë Serbinë”, ka thënë Rexhepllar.
Vlen të theksohet se, kjo problematikë e ka nxitur qeverinë republikane, që në postin e zv-ministrit të Arsimit, për disa vjet ta mbaj një goran. Usmen Ballxhi, aktualisht mbetet në postin e zv-ministrit të Arsimit, por ai nuk ka ndikuar që bashkëvendësit e tij t’i inkorporoj në sistemin kosovar të arsimit. Nga ana tjetër, ish drejtuesit e arsimit nga kjo trevë, të cilët e administronin edhe “Komunën e Gorës”, komunë kjo e krijuar nga Milosheviqi, sapo e suprimoi kushtetutën e Kosovës, vazhdojnë ta kontrollojnë fuqishëm sistemin arsimorë dhe jo vetëm këtë. Në fshatin Vraniç funksionon pa ndonjë pengesë “Komuna e Gorës” e cila administrohet nga qeveria e Serbisë.
 
 
Share