• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 17.10.2012

Suharekë
- Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mbrëmë, në fshatin Dubravë të Suharekës, njoftoi policia rajonale e Prtizrenit. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:20, në aksin rrugor Suharekë – Mushtisht, në fshatin Dubravë. Në aksident ka mbetur i vdekur një këmbësor i vitlindjes 1986. Konfirmimin e vdekjes e ka konstatuar mjeku nga QKM F-ja e Suharekës, i cili ishte në vendin e ngjarjes, bashkë me komandantët e policisë së trafikut nga Suhareka dhe Prizreni, si dhe prokurorin.
Tiranë - Bashkimi kombëtar është i pashmangshëm, ka thënë kreu i qeverisë së Shqipërisë, Sali Berisha, në mbledhjen e ekzekutivit. Ai dje kishte mbledhur kabinetin e tij qeverisës, për të miratuar disa vendime që ndërlidhen me financimin e veprimtarive, për festimet e 100-vjetorit të pavarësisë. Kreu i qeverisë i kushtoi vëmendje vizitës që bëri në Kosovë, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 100-vjetorit të pavarësisë. Në lidhje me këtë, Berisha tha se është pritur nga nikoqirët në Kosovë, në mënyrën më vëllazërore.
Shkup - Të revoltuar nga provokimet, dhjetëra të rinj shqiptarë, kalimtarë rasti, i kanë rrahur disa të rinj serbë, derisa këta të fundit kanë ikur në drejtime të ndryshme në Shkup. Serbët, tifozë të kombëtares së tyre të futbollit, paraprakisht kishin paralajmëruar se do të udhëtojnë në Shkup “për t’i rrahur shqiptarët”. Ngjarja ka ndodhur, para se të fillonte ndeshja Maqesoni – Serbi, të cilën kjo e fundit e humbi me rezultatin 1:0.
Në orët e mesditës së djeshme, serbët ishin nisur drejt Çarshisë, me qëllim që të provokojnë shqiptarët, ndërkohë që rrugës për në këtë pjesë, kishin filluar të fyejnë shqiptarët me palulla kundër tyre dhe kundër Kosovës.
Beograd – Ministri i punëve të jashtme të Suedisë, Karl Bilt, tha se ndarja e Kosovës nuk është opsion i BE-së. Ai ka shprehur shqetësimin e tij për deklaratat e fundit të Beogradit zyrtarë. “Kam parë se në Beograd kanë arritur disa deklarata mjaftë shqetësuese. Mendoj se është me rëndësi që në Beograd të kuptohet se ndarja e Kosovës nuk është opsion i BE-së”, ka thënë Bilt për gazetën serbe “Veçernje Novosti”, duke paralajmëruar se Suedia do të kërkojë që sërish të vendosjen vizat për shtetasit e Serbisë, që udhëtojnë në vendet e Shengenit.
Bruksel – Ish-kryetari i Serbisë, tani kryetari i Partisë Demokratike, Boris Tadiq, vlerësoi se Serbia është më larg nga fillimi i negociatave me BE-në, seç ishte para disa muajve. Tadiq e bëri këtë vlerësim në Bruksel, ku iu dorëzua “Medalja evropiane për Tolerancë”. Ai tha se deklaratat e fundit të zyrtarëve të Serbisë janë të rrezikshme për interesin e qytetarëve. ”Këto janë momente, ku duhet tërhequr vërejtjen zyrtarëve tanë, që mos të japin deklarata të papërgjegjshme. Kemi një sërë deklaratash të tilla muajt e fundit, duke u nisur nga relativizmi i krimeve në Srebrenicë e Vukovar, e deri tek këto të fundit që janë të pashpjegueshme dhe që shkojnë drejt akuzave ndaj popujve më të mëdhenj në evropë”, tha Tadiq.
Prishtinë – Policia e Euleksit ka prangosur dje tre persona, të dyshuar se janë pjesëtarë të organizatës, e cila ka marr përgjegjësinë për sulmet e paradokohshme ndaj policisë serbe, në Dobrosin, tek vendkalimi kufitar “Dheu i Bardhë”. Dy prej tyre janë të dyshuar për pjesëmarrje në sulmin që ndodhi më 7 tetor të këtij viti. Në njoftimin e EULEX-it, thuhet se tre personat u arrestuan gjatë një operacioni të përbashkët të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, dhe dyshohet të jenë pjesëtarë të një organizate terroriste, e cila ka marrë përgjegjësinë për tri sulme ndaj policisë serbe, në Dobrosin.

SPORT


Tiranë - Autori i golit të fitores së Shqipërisë, kundrejt Sllovenisë, Odise Roshi, ka thënë se, pavarësisht fitores dhe rikthimit në garë për kualifikim në Botërorin 2014, kuqezinjtë duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë. Mesfushori i kombëtares ka shtuar se goli i tij ishte një përmirësim i gabimit që bëri në ndeshjen me Islandën, kur ai humbi një rast të mirë për të shënuar. “Më vjen shumë mirë që jam në kombëtare dhe që shënova golin e fitores. Kjo, sepse gabova në ndeshjen me Islandën, kur duhej të shënoja patjetër. Trajneri më dha besimin dhe luftova shumë që t’ia shpërbleja. Por, merita dhe faji u përkasin të gjithëve, kur fitojmë apo kur humbim”, ka thënë Roshi.
Shkup - Maqedonia ka shënuar fitore ndaj Serbisë, në takimin e vlefshëm kualifikues për Grupin A. Serbët nuk e kanë përjetuar aspak mirë udhëtimin e tyre në Shkup. Tifozët e tyre, ditë më parë paralajmëruan se do t’i sulmonin shqiptarët, mirëpo ishin pikërisht ata që pësuan rrahje, para fillimit të ndeshjes. Për tu bërë edhe më keq për ta, përfaqësuesja e tyre u mposht me rezultat 1:0.
Për tua bërë ditën edhe më të zezë, golin e vetëm e shënoi nga penalltia pikërisht shqiptari, Agim Ibraimi, ndërsa penalltinë e nxori shqiptari tjetër, Ferhan Hasani. Kjo është hera e parë në histori, që përfaqësuesja e Maqedonisë e mund Serbinë.

Share