• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
SharrProdhimi - nuk përfitojnë të gjithë!

Dragash, 19 tetor 2012
– Lista e përkohshme prej 45 punëtorëve, të cilët i kanë plotësuar kriteret për përfitimin e një pjese të të hyrave, prej 20 për qind, nga privatizimi i “SharrProdhimit”, të cilën e publikoi Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), ka shkaktuar revoltë tek më shumë se 30 punëtorë të kësaj ndërmarrjeje, të cilët pohojnë se janë lënëbellobrad_stallat jashtë kësaj liste, ndonëse i kanë plotësuar kriteret për të qenë në listë. Ata shprehin dyshimin se në të janë përfshirë emra, në kundërshtim me Rregulloren e UNMIK-ut, nr. 2003/13, ku edhe është bazuar AKP-ja. Idriz Berisha, ish- drejtor i kësaj ndërmarrjeje, thotë se atij i janë drejtuar shumë punëtorë, të cilët kanë kërkuar që tu dilet në ndihmë, pasi, sipas tyre, u është shkelur e drejta. Sipas tij, ata janë ankuar, duke u bazuar në Rregulloren e UNMIK-ut, mbi transformimin e së drejtës për pronën e patundshme shoqërore, neni 10.4, ku punëtori konsiderohet si legjitim, nëse është i regjistruar si punëtor i ndërmarrjes shoqërore, në kohën e privatizimit dhe nëse konstatohet se ka qenë në listën e të ardhurave të ndërmarrjes, më shumë se tre vjet. “Disa punëtorë janë ankuar se në listë janë futur emra që kanë punuar dy-tre vjet, kurse jashtë saj janë lënë shumë prej tyre që kanë punuar që nga themelimi i ndërmarrjes”, i ka thënë Berisha Kohës Ditore.
Kundër disa emrave të përfshirë në këtë listë, janë shprehur edhe Azi Rifaj, Naim Halili, Raif Lecaj dhe disa ish-punëtorë të tjerë të kësaj ndërmarrjeje. “Nuk kam informacion se kush e ka hartuar këtë listë, por jam i bindur se jashtë saj janë lënë shumë punëtorë, të cilët vërtet është dashur të ishin përfitues të 20-përqindëshit”, ka thënë Rifaj për këtë gazetë.
Përgjegjësi i administratës së kësaj ndërmarrjeje, Rihan Krasniqi, i cili ka punuar në këtë ndërmarrje, që nga vitit 1978, ka bërë të ditur se një pjesë e pronës së kësaj ndërmarrjeje, e cila shtrihet në një sipërfaqe pre rreth 3 hektarësh, përfshirë edhe depot në Dragash, janë privatizuar në shtator të vitit 2009, me shumën prej 261 mijë eurosh. Ndërkaq, deri më tani, ata nuk kanë përfituar asgjë. “Nga paslufta e deri më 2005, në lista janë evidentuar 57 punëtorë, ndërkaq nga viti 2005 deri më tani, vetëm 14 punëtorë janë pjesë aktive e ndërmarrjes”, ka thënë Krasniqi.
Lidhur me pakënaqësitë e shprehura të disa prej punëtorëve të “SharrProdhimit”, Krasniqi nuk ka dashur të komentonte, por ka thënë se të gjitha listat e punëtorëve që ka administrata, i janë dorëzuar me kohë AKP-së. “Nuk dua të jap asnjë shpjegim për listën, ngase kjo nuk është në kompetencën time. Unë jam angazhuar që, me fajin tim, të mos pësojë asnjë punëtor dhe për këtë jam i bindur se asgjë nuk ia kam lënë rastit”, ka pohuar Krasniqi. Sipas tij, nga viti 1978 e deri në kohën kur janë vënë masat e dhunshme, në vitet e 90-ta, kontribut për ruajtjen dhe shtimin e kapaciteteve të kësaj ndërmarrjeje, kanë dhënë 280 punëtorë të përhershëm dhe rreth 200 punëtarë që angazhoheshin gjatë stinës së verës.
Edhe drejtori i kësaj ndërmarrje, Nijazi Tërshnjaku, i zgjedhur nga AKP-ja para 7 vjetësh, ka thënë se është angazhuar maksimalisht që të respektonte rregulloret në fuqi, duke mos i hëngër hakun askujt. “Lista prej 45 punëtorësh, të cilët pritet të jenë përfitues të 20-përqindëshit të pronës së shitur, nuk është përfundimtare. Shpresoj se kësaj liste do t’i shtohen edhe rreth 30 punëtorë, të cilët janë ankuar. Për punëtorët tjerë, nuk mund të jap asnjë sqarim”, ka thënë Tërshnjaku për Kohën Ditore.
 
 
Share