• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Pllakë përkujtimore për Sezai Surroin

Dragash, 21 tetor 2012
- Me një ceremoni modeste, por mjaftë domethënëse, në fshatin Brrut, në trevën e Opojës së Dragashit, është zbuluar të premten pllaka përkujtimore, kushtuar dëshmorit, Sezai Surroi. Të pranishëm në ceremoni ishin edhe të afërm të Surroit, qytetarë nga treva e Opojës, si dhe nxënës e arsimtarë të shkollës nëntëvjeçare që mban emrin e veprimtarit Surroi.surroi_pllaka Në emër të familjes Surroi, të pranishmëve iu drejtua publicisti, Veton Surroi, djali i vëllait të Sezaiut, Rexhai Surroi. Ai i ka falënderuar të gjithë ata që u kujdesën për organizimin e këtij manifestimi, të cilin e ka vlerësuar si nder të veçantë zbulimin e kësaj pllake përkujtimore për Sezai Surroin, në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. “Kjo ditë nuk e nderon vetëm familjen Surroi, por e nderon edhe fshatin Brrut dhe gjithë trevën e Opojës, fëmijët e së cilës patën fatin që shkronjat e para në gjuhën shqipe, t’i dëgjonin nga goja e këtij mësuesi të ri, i cili asokohe nuk kishte më shumë se 17 pranvera. Kjo pllakë është dëshmi e arsimimit të parë shqip në këtë trevë dhe simbolizon përcaktimin e këtij populli të përvuajtur, për dije dhe edukim kombëtar. Kjo pllakë njëherësh dëshmon edhe punën e palodhshme të gjeneratave të mëparshme, që kanë bërë shumë për ditën e sotme dhe për një të nesërme edhe më të ndritur”, ka thënë Veton Surroi.
Elez Elezi, drejtor i shkollës nëntëvjeçare “Sezai Surroi” në Bellobrad, paralele e së cilës është shkolla e fshatit Brrut, duke shpalosur historikun e kësaj vatre arsimore, tha se Brruti ka pasë fatin që të kishte shkollën e parë në gjuhën shqipe në Opojë dhe të kishte një mësues të denjë dhe atdhetar të papërkulur, sikurse Sezai Surroi, i cili sakrifikoi edhe jetën e tij për të mirën e gjeneratave që kanë pasuar, si dhe atyre që do të vijnë pas nesh”, ka thënë Elezi.
Në emër të Këshillit organizativ, të pranishmeve iu drejtua edhe arsimtari shumëvjeçar dhe për disa vjet edhe drejtor i kësaj shkolle, Ibrahim Skënderi. Ai, pasi ka falënderuar familjen Surroi, që ka marrë një rrugë të gjatë për ta madhështuar këtë manifestim, ka bërë të ditur se, falë një donacioni të ardhur nga kjo familje, kjo shkollë e vjetër tashmë është veshur me petkun e ri, për t’iu mundësuar filloristëve të këtij fshati mësimin në kushte më të mira. “Është ky një monument që na ka munguar, plot 69 vjet. Kjo ka ndodhur, për shkak se, 46 vjet me radhë, që nga viti 1944 e deri më 1990, as që e kemi ditur se kjo shkollë ka qenë institucion, në kuadër të shtetit shqiptar, sepse pushteti jugosllav ka zhdukur çdo dokument, duke mos lënë gjurmë të asaj kohe”, ka thënë Skënderi, i cili njihet si drejtor më i suksesshëm që ka njohur nëntëvjeçarja “Sezai Surroi”, në Bellobrad, në kuadër të së cilës gravitojnë aktualisht shkollat nga fshatrat Brrut, Zym dhe Kapre. Dikurë, edhe shkolla e fshatit Rrenc ishte paralele e kësaj vatre arsimore, por që tashmë i përket nëntëvjeçares së Dragashit.
Pllakën përkujtimore e zbuluan motra e Sezaiut, Shadie Gjurgjeala, mbesa Drita, si dhe ish-nxënësit e parë të Sezaiut. Shkolla e parë në Bellobrad, paralele e së cilës është edhe shkolla e fshatit Brrut, është hapur për herë të parë në vitin 1926, në gjuhën joamtare, e cila është mbyllur në fillim të Luftës së Dytë Botërore, për tu rihapur sërish më 1945. Ndërkaq, pavarësimi i saj bëhet më 1962, duke u emërtuar me emrin e mësuesit dëshmorë, Sezai Surroi, emër ky, të cilin e mban edhe sot e kësaj dite.
 
 
Share