• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Legalizimet në Prizren, me shumë vërejtje!

Prizren, 23 tetor 2012
– Miratimi i Rregullores për trajtimin e ndërtimeve pa leje, nga Kuvendi Komunal i Prizrenit, është kritikuar dje nga dy organizata joqeveritare që monitorojnë punën e ekzekutivit dhe të legjislativit lokal. Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe shoqata “EC ma Ndryshe”, pas njëelmedina_baxhaku analize që kanë bërë, kanë vlerësuar se procesi i hartimit dhe i miratimit të rregullores ka pasur defekte serioze, ngase nuk janë respektuar Udhëzimi Administrativ i MAPL-së (2008/09) dhe Statuti i Komunës së Prizrenit për organizimin e diskutimit publik, në lidhje me përmbajtjen e rregullores së lartpërmendur. “Shprehim shqetësim rreth praktikës së fundit të ekzekutivit dhe legjislativit të Prizrenit, që një rregullore kaq e ndjeshme dhe e rëndësishme për zhvillimin e gjithëmbarshëm, të kalojë pa u vënë në sprovën e publikut, respektivisht pa u testuar, nëse është në interesin e qytetarëve apo jo, përmes debatit të mirëfilltë publik", thuhet në reagimin e përbashkët të këtyre dy organizatave.
KDI dhe “EC Ma Ndryshe” kanë konstatuar se miratimi i shpejtë i kësaj rregulloreje, është përpjekje e zyrtarëve të lartë komunalë, për amnisti nga përgjegjësitë që kanë, por edhe krijimin e mundësive për shkelësit e ligjit, që të legalizojnë aktivitetin e tyre ilegal të gjertanishëm. “Dispozitat e përshkruara në këtë rregullore, nuk kanë qartësi juridike dhe, si rrjedhojë, lënë hapësirë që grupe të caktuara të interesit të përfitojnë nga kjo zbrazëti ligjore. Rregullorja për trajtimin e ndërtimeve pa leje, nuk i përcakton në mënyrë strikte kushtet për legalizim të ndërtimeve pa leje. Kjo më së miri vërehet në nenin 13.3, ku thuhet se DUPH-ja dhe grupi i ekspertëve do të përgatisin një manual për standarde minimale për legalizim. Po ashtu, rregullorja nuk përcakton se çfarë do të ndodhë me ndërtimet pa leje që nuk do të legalizohen", thuhet në reagimin e KDI-së dhe të “EC Ma Ndryshe”, duke shprehur bindjen se kjo rregullore është selektive, që favorizon grupe të caktuara të interesit dhe që nuk iu shërben interesave publike. Sipas monitoruesve të këtyre organizatave, këto konstatime janë dëgjuar, edhe nga vetë këshilltarët e KK-së, të cilët kanë pranuar se çdo etiketim është i përshtatshëm për këtë rregullore, duke mos përjashtuar as dyshimet për korrupsion.
Këto organizata kanë kërkuar nga MAPL-ja, që ta kthejë në KK për rishqyrtim këtë rregullore, me qëllim që të organizohet debati publik, ndërkohë që nga MMPH-ja kanë kërkuar që kjo rregullore të mos miratohet dhe të kthehet për precizimin e të gjitha kushteve dhe kritereve për legalizim dhe masat që duhet ndërmarrë për objektet që nuk legalizohen. "Shoqëria civile do të shqyrtojë edhe mundësinë, që kjo rregullore t’i nënshtrohet referendumit, në përputhje me nenin 71 të LVL-së, në mënyrë që qytetarët e Komunës së Prizrenit të vendosin drejtpërdrejtë për këtë çështje", thuhet në reagim.
Këshilltarët e KK të Prizrenit, pas një debati të gjatë dhe vërejtjeve të shumta, javën e kaluar kanë miratuar Rregulloren për trajtimin e ndërtimeve pa leje. Aprovimi i kësaj rregulloreje është miratuar me 30 vota për dhe vetëm dy abstenime. Munir Basha i PD-së ka bërë të ditur se, gjatë procesit të shqyrtimit të rregullores, ka fituar përshtypjen se ka grupe lobuese që angazhohen për të mbrojtur vetëm interesat e investuesve në ndërtesat e larta kolektive dhe se synimi i kësaj rregulloreje është vetëm legalizimi i ndërtimeve të larta. Me këtë konstatim është pajtuar edhe Haziz Hodaj i LDK-së, i cili ka thënë se miratimit të rregullores për ndërtime pa leje i përshtatet secila etiketë, edhe ajo e legalizimit të krimit, korrupsionit, etj. Mirëpo, sipas tij, kuvendarët e KK të Prizrenit ndodhen para aktit të kryer dhe se duhet të veprojnë, me qëllim të vendosjes së ligjshmërisë. Edhe Fatmir Memaj i LDK-së ka pranuar se kjo rregullore ka përmbajtje të njëjtë me atë të Prishtinës, diku rreth 95 për qind. Një gjë e tillë është kundërshtuar nga KDI-ja dhe “EC Ma Ndryshe”, që kanë konsideruar se kjo nuk është e drejtë karshi qytetarëve të Prizrenit, ngase kryeqyteti dhe Prizreni kanë specifika, nevoja dhe realitet tjetër, sa i përket sektorit të urbanizimit.
 
 
Share