• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 23.10.2012

Prishtinë
– Rreth 300 aktivist të lëvizjes Vetëvendosje kanë protestuar edhe sot në Prishtinë, për arsyen, siç thanë ata, dhunës së djeshme policore ndaj pjesëmarrësve të tyre. Në krye të protestës ishin deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, me në krye Albin Kurtin. Ata brohoritën parulla kundër bisedimeve të kryeministrit të Kosovës me homologun e tij serb, Ivica Daçiq. Protesta e sotme u përcoll nga forcat e Policisë së Kosovës, por gjithçka ishte qetë, për dallim nga dita e djeshme, ku janë arrestuar dhjetëra protestues, ndërsa ka pasur edhe të lënduar në dy anët, demonstrues dhe policë.
Nju Jork – Shefi i Zyrës së Kosovës, në qeverinë serbe, Aleksandër Vulin, ka kërkuar sot nga komuniteti ndërkombëtar që të ndihmojë në kthimin e më shumë se 300 mijë serbëve në Kosovë, për të cilat tha se janë të dëbuar nga Kosova. Vulin është takuar në Nju Jork me zëvendësin e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Hereve Loudsus. Pas takimit tha se janë pajtuar që të gjitha institucionet ndërkombëtare të sillen neutral rreth statusit të Kosovës, në negociatat e ardhshme që të zhvillohen, në pajtim me rezolutën 1244 të KB-ve.
Londër – Shefi i diplomacisë britanike, Vilijma Hejg, këtë javë do të qëndroj në Beograd, me qëllim inkurajimin e liderëve të Serbisë, për të punuar në normalizimin e raporteve me Kosovën dhe përmbushjen e kritereve për përafrim me Bashkimin evropian. Ministri britanik do të vizitojë edhe vendin tonë dhe Bosnjë e Hercegovinën, ku temë kyçe do të jetë e ardhmja e Evropës dhe stabiliteti i regjionit të Ballkanit Perëndimor.
Beograd – Qendra për demokraci në Beograd, ka tërhequr vërejtjen sot se papunësia në Serbi është në maksimumin historik. Sipas kësaj organizate, më shumë se 28 %, apo më shumë se 60 mijë qytetarë nuk po marrin paga për punën që bëjnë. Qendra për demokraci e i kumtoi këto shifra, pas protestës së djeshme të një personi, i cili kishte hipur në katin e shtatë të ndërtesës së ish-Gjeneralshtabit, në qendër të Beogradit, duke kërcënuar se do të kërcente, me që ish-firma e tij i ka borxh. Në komunikatën e kësaj qendreje thuhet se njeriu i rëndom, gati është e pamundur të kënaqët, pasi atij i shkelen direkt të drejtat ekonomike dhe sociale në Serbi.
Nju Jork - Reperi i njohur amerikan, Dr. Dre, i famshëm edhe për markën e tij të produkteve audiovizive, “Beats by Dre”, së fundmi ka dizajnuar një palë kufje me flamurin e Kosovës, si dhuratë për modelen shqiptare, Vildane Zeneli. Këtë veprim të reperit e ka bërë të ditur vetë Vildanja, në Twitter, ku ka publikuar fotografinë e kufjeve. “Ata kanë vendosur ngjyrat e flamurit të shtetit tim dhe aty shkruan Kosova”, ka sqaruar Vildanja, duke u shprehur mjaftë e lumtur për këtë dhuratë, sipas saj, më e mira që mund ta ketë pranuar ndonjëherë.
 
 
Share