• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 31.10.2012

Prishtinë
- Sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton, ka deklaruar sot në Prishtinë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin dialogun politik, mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo potencoi se kryeministri Thaçi ka marrë një hap të rrezikshëm politik, kur takoi homologun e tij serb, Ivica Daçiq. Por, sipas sekretares Klinton, ky ka qenë një hap i drejtë dhe kurajoz.
Klinton, në fillim të fjalës së saj, ka deklaruar se nuk është e sigurt që ndonjë popull tjetër, kudo në botë, ka arritur progres kaq të madh sa populli i Kosovës, për një kohë kaq të shkurtër.
Prishtinë - Gjatë vizitës së saj në vendin tonë, sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton, është takuar me gratë lidere të Kosovës dhe pastaj vizitoi edhe përfaqësuesit e komunitetit serb në Kosovë, në kishën e Shën Nikollës në Prishtinë, ku është pritur nga, Sava Janjiq.
Në vizitën që po i bëjnë Kosovës, sekretarja Klinton dhe Baronesha Eshton, sot në mëngjes takuan presidenten, Atifete Jahjaga, kryeministrin Hashim Thaçi, si dhe udhëheqës të partive politike.
Beograd - Bashkimi evropian dhe SHBA-të, kanë ftuar Kosovën dhe Serbinë për vazhdim të dialogut, me qëllim normalizimin e raporteve. Në këtë apel, nuk nënkuptohet që Serbia të njeh pavarësinë e Kosovës, kanë porositur të martën në Beograd shefet e diplomacisë evropiane dhe amerikane, Hilari Klinton dhe Ketrin Eshton.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton, tha se në dialog nuk do të thotë që Serbia ta njeh Kosovën, sepse SHBA-të i kuptojnë përkufizimet kushtetuese dhe politike, për shkak të të cilave Serbia nuk mund ta bëjë këtë. “Megjithatë, Kosova është shtet i pavarur. Kufijtë në Evropë nuk do të ndërrohen. Por, ekzistojnë shumë gjëra që mund të arrihen, nëse Serbia dhe Kosova veprojnë bashkërisht, në dobi të dy shteteve”, tha Klinton.
Prishtinë - Rreth 200 serbë kanë protestuar sot, kundër arrestimit të, Ivan Vuliqit, vozitësit të të ashtuquajturit, kryeshef i Qarkut të Mitrovicës, Radenko Nedelkoviq. Protesta është mbajtur në sheshin “Shumadia”, në veri të Mitrovicës dhe ka zgjatur rreth një orë, pa ndonjë incident.
Arrestimi i vozitësit të Nedelkoviqit, është kryer të dielën, në pikën kufitare, në Jarinjë.
Hani i Elezit - Doganierët në Han të Elezit, një shtetasi të Maqedonisë, i kanë gjetur një sasi të konsiderueshme të stolive të arit, të cilat ai tentonte t’i fuste kontrabandë në Kosovë. Doganierët kishin ndaluar për kontroll rutinor një veturë “Golf 1”, me targa të Shkupit. Kur shoferi, me përkatësi shqiptare, është urdhëruar të dalë nga vetura, doganierët i gjejnë 102 zinxhirë qafe, 104 unaza, 26 zinxhirë, 30 copë krahore, 16 palë vathë, si dhe 6 pllaka dekoruese. Vlera e kësaj sasie të arit, në tregun e Kosovës kap shumën rreth 60 mijë euro.
Beograd – Këshilli i Kuvendit të Serbisë për Kosovën, sot ka debatuar katër orë për rrjedhat e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës dhe marrëveshjeve të arritura gjerë më tani. Në seancën e këtij këshilli, të pranishëm ishin edhe ministri i Punëve të jashtme, Ivan Mërkiq, këshilltari i kryetarit të Serbisë, Mirko Gjuriq, drejtori i Zyrës së qeverisë së Serbisë për Kosovën, Aleksandar Vulin, shefi i ekipit serb për dialog me Prishtinën, Dejna Paviçeveiq, krerët e qeverisjeve lokale në veri të Kosovës, si dhe peshkopi Rashkë – Prizren, Teodosie.
Ministri, Ivan Mërkiq, tha se shteti dhe ministria e tij, me aksione të ndryshme diplomatike, po bëjnë përpjekje për të pamundësuar çfarëdo konsolidimi të shtetit të Kosovës.
 
 
Share