• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Mlikasit kundër gjimnazit paralel!

Dragash, 06 nëntor 2012
– Me një shtator të vitit 2008, kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, ka marrë një vendim, me të cilin ndalohet përdorimi i shkollës së Mlikut, për organizimin e mësimit, për nxënësit e shkollës së mesme. Por, ky vendim ka mbetur i pazbatuar dhe banorët e këtij fshati, në trevën e Gorës së Dragashit, kërkojnë zbatimin e tij.mlik_gore Ata ankohen se shkolla e mesme paralele, e cila vepron me plan-programet e Serbisë, po iu shkakton telashe. Sipas tyre, drejtuesit e kësaj shkolle, pa lejen e banorëve, po shfrytëzojnë ujin e pijshëm nga rrjeti i fshatit, si dhe kanë bërë lidhjen në rrjetin e ujërave të zeza. Ndërkohë, për këtë shërbim ata nuk përkujdesën fare. Përpos kësaj, banorët ankohen se drejtuesit e kësaj shkolle nuk përkujdesën për pastërtinë rreth objektit, por as për zhurmën që krijojnë rreth 200 nxënës të kësaj shkolle. Ndonëse, disa herë gojarisht dhe me shkrim i kanë njoftuar organet drejtuese të kësaj shkolle, si dhe ata të Drejtorisë së Arsimit në Dragash, përfshirë këtu edhe kryetarin e Komunës, siç shprehen, askush deri më tani nuk është interesuar për tua kthyer qetësinë e humbur. Musa Alidini, duke i shfletuar ankesat e shumta, të cilat ua ka adresuar këtyre organeve, në emër të banorëve të këtij fshati, thekson se, tashmë nuk ka ku të ankohet pos t’iu drejtohen organeve më të larta të vendit. “Kemi mjaft probleme me nxënësit e Shkollës së Mesme paralele, e cila pa lejen e banorëve është vendosur në fshatin tonë. Edhe pse shkolla e Mlikut, më herët ka pasur të rregulluar rrjetin e ujërave të zeza dhe lidhjen në rrjetin e ujësjellësit të fshatit, drejtori i shkollës, Nexhmidin Destani, me rastin e rregullimit të hapësirave të shkollës, në fillim të këtij viti, ka bërë lidhjen në rrjetin e ujësjellësit dhe të ujërave të zeza, në rrjetin ku është e kyçur familja ime e Nafidin Rizvanit dhe e Redifa Rizvanit, të cilat ndodhen fare pranë kësaj shkolle. Probleme me këtë shkollë kanë edhe shumë familjarë të tjerë të lagjes”, ka thënë për Kohën Ditore, Alidini, sipas të cilit, këto shqetësime janë bartur disa herë në Drejtorinë e kësaj shkolle, por është kërkuar ndihmë edhe nga drejtuesit e Arsimit dhe nga ata të Komunës së Dragashit. Alidini nuk e ka fshehur edhe faktin, se ka informuar edhe drejtuesit e Komunës paralele në Vraniç, e cila administrohet nga Serbia. Por, ai thotë se as këta nuk i janë përgjigjur.
Siç citon “Koha Ditore” këtë banor të fshatit Mlik, drejtori i shkollës, Nexhmidin Destani, dritareve të këtij objekti iu ka vënë grilla, që të mos thyhen nga nxënësit, por ato të shtëpive përreth mbeten të ekspozuara dhe shpeshë banorët detyrohen t’i ndërrojnë xhamat, të cilët thyhen nga nxënësit e kësaj shkolle. “Këto dhe shumë probleme të tjera, që kanë të bëjnë me mosmirëmbajtjen e pastërtisë, zhurmën e padurueshme, si dhe sjelljet vandale të një numri të madh të nxënësve, vërtet na kanë vënë në pozita të palakmueshme. Prandaj, sa më parë, përgjegjësit duhet të marrin masa”, thotë Alidini.
Për këto ankesa, në shkresën e cila u është adresuar në emër të banorëve të këtij fshati, kryetarit të Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, mes tjerash thuhet se banorët e fshatit Mlik, nga kryetari i Komunës kërkojnë që ta respektojë dhe ta zbatojë vendimin, të cilin e kishte marrë, më 01 shtator të vitit 2008. Sipas këtij vendimi, shkollës “25 Maji” në Vraniç, paralelja e ndarë në Mlik, i ndalohet organizimi i mësimit për nxënës të shkollës së mesme.
Ndërkaq, në shkresën që i është drejtuar Drejtorisë së Arsimit në Dragash, banorët kërkojnë nga kjo drejtori që ta pengojnë Nexhmidin Destanin, në sjelljet e tij si drejtor në këtë shkollë, duke u bazuar në faktin se ky objekt është nën mbikëqyrjen e Drejtorisë së Arsimit në Dragash. “Pos që shfrytëzon infrastrukturën e fshatit, pa i dhënë llogari askujt, ai nuk angazhohet për disiplinën e nxënësve, ku shpeshherë vjen deri tek konfliktet verbale ndërmjet nxënësve dhe banorëve. Ju lusim që të na dilni në ndihmë, me qëllim që vazhdimi i vitit shkollor të mos përcillet me probleme, sikurse vitet e tjera”, thuhet në shkresën e adresuar në DKA, më 10.08.2012.
Duke iu referuar këtyre ankesave, drejtori i shkollës së mesme të Mlikut, Nexhmidin Destani, e pranon se kanë probleme, jo vetëm banorët por edhe personeli arsimor. Ndërkaq, Hajri Ramadani, drejtor i DKA-së, thotë se është i njoftuar me problemet e mlikasve, por është në pritje që me kryetarin e Komunës, të merret me gjetjen e një zgjidhje.
 
 
Share