• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Restelicasit pastrojnë vetë rrënojat e ortekut!

Dragash, 07 nëntor 2012
- Mërgimtarët e Restelicës, nga shoqata “Restelica”, në Cyrih të Zvicrës, gjatë një aksioni vullnetar kanë tubuar një sasi të konsiderueshme mjetesh, me të cilat kanë filluar pastrimin e terrenit nga gërmadhat që shkaktoi orteku i borës, dimrin e kaluar. Safet Kushi, kryetar i kësaj shoqate, ka thënë për media se, me këto mjete, mërgimtarët e Restelicës dhe nga fshatrat tjera të Gorës, porrenojat_restelica e sanojnë gjendjen e rëndë në këtë fshat, si pasojë e tragjedisë. Ai ka kritikuar pushtetin lokal në Dragash dhe atë qendror, për shkak se ende nuk i kanë realizuar premtimet, të cilat i dhanë gjatë kësaj fatkeqësie natyrore. “Fillimisht do të bëhet pastrimi i rrënojave e më pas do të shikohen mundësitë e ofrimit të ndihmës për disa familje me gjendje më të rëndë sociale”, ka thënë Kushi.
Qytetarët tjerë të këtij lokaliteti më të madh në komunën e Dragashit, shprehin revoltën e tyre, siç thonë, për faktin se u bënë rreth nëntë muaj nga kjo tragjedi, e që ende nuk ka filluar përmbushja e premtimeve nga zyrtarët më të lartë republikan. Ata kanë përshëndetur angazhimin e bashkëvendësve të tyre, të cilët po mundohen ta bëjnë, atë që deri më tash do të duhej të ishte bërë. Sali Mushka, aktivist nga ky fshat, është shprehur me i revoltuar, duke u ndier si i huaj. “Përkundër kësaj që ka ndodhur, si dhe shpresave se një ditë do të fillohet me realizimin e shumë premtimeve, si nga qeveria lokale, ashtu edhe nga ajo qendrore, me plot bindje mund të konstatohet se, vetëm i yti mund të jetë i yti dhe vetëm ai të ndihmon në çastet më të rënda”, ka thënë Mushka.
Hikmet Xhinxho, kryeplak i fshatit Restelicë, vlerëson ndihmën që iu erdhi nga nga mërgimtarët, duke shprehur bindjen se, sadopak, kjo i lehtëson shpirtrat e të gjithë atyre që kanë pësuar nga kjo tragjedi. “Aksioni për pastrimin e rrënojave, në shikim të parë, mund të duket një ndihmë, jo dhe aq e madhe. Por, tek shumë banorë, kjo ndihmë ka krijuar një lehtësi shpirtërore”, tha Xhinxho për Koha Ditore.
Ndërkaq, Shaban Haxhia, kryetar i Shtabit të Emergjencës, ka shprehur bindjen se do të fillonte realizimi i shumë premtimeve. Por, tani që po hyhet në dimrin tjetër dhe që asgjë nuk po ndërmerret, kjo nuk ishte besuar nga ai. “Vërtet jemi të zhgënjyer me këtë anashkalim. Tek shumica e banorëve, të prekur nga tragjedia e dimrit të kaluar, është krijuar një lloj defetizmi, që askush nuk po qëndroka pranë tyre”, ka thënë Haxhi.
Nga ana tjetër, familjarët Reka, të cilët humbën dhjetë anëtarë në tragjedinë e Restelicës,  kanë thënë se, e vetmja ndihmë që iu është ofruar atyre, nga të gjitha premtimet, është një lloj përkujdesje ndaj Amserës së vogël, e cila i mbijetoi e vetme tragjedisë. Ndërkaq, Çasip Kushi, nënkryetar i Komunës, nga radhët e këtij komuniteti, i cili është nga po ky fshat, ka thënë se Komuna iu ka ndihmuar restelicasve, me aq sa ka mundur. Ai e hedh fajin tek qeveria republikane, duke thënë se nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim, pas kësaj tragjedie.
 
 
Share