• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 08.11.2012

Prizren
- Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale e Komunës së Prizrenit, gjatë këtij viti ka finalizuar projektin e ndërtimit të 12 banesave për familjet e kategorive të dala nga lufta dhe atyre skamnore, në lagjen "Dardania 2". Ndërkohë, kjo drejtori ka nisur punimet për ndërtimin e po kaq banesave, të cilat pritet të jenë në funksion gjatë vitit të ardhshëm.
Drejtues të kësaj drejtorie, kanë bërë të ditur se, së shpejti, do të dorëzohen çelësat për grupin e parë të përfituesve, derisa grupi i dytë duhet të pres realizimin e projektit që do të finalizohet vitin e ardhshëm.
Bruksel - Ka përfunduar takimi i dytë i kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij serb, Ivica Daçiq, në prani të përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, të BE-së, Ketrin Eshton. Kjo e fundit, paraprakisht ka zhvilluar takime të ndara me të dy kryeministrat, për të vazhduar më pas me takimin e përbashkët, siç është quajtur, darkë pune. Në takim është diskutuar edhe për gjendjen në veri dhe mundësitë e gjetjes së një konsensusi për atë pjesë të vendit. Ndonëse nuk ka pasur prononcime zyrtare, nga zyra e baroneshës Eshton raportohet se atmosfera, kësaj radhe, ka qenë më pozitive dhe më konstruktive.
Bruksel - Në takimin e kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, është arritur pajtueshmëria mes palëve, për fillimin e implementimit të marrëveshjeve të arritura, gjatë dialogut teknik, e sidomos asaj për menagjimin e integruar të kufirit. “Ka pajtueshmëri, që në dhjetor të filloj implementimi i marrëveshjeve të arritura deri më tani. Ekipet teknike do të nisin angazhimin e tyre, në mënyrë që gjendja në teren të ndryshoj, e sidomos në veri”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Sipas tij, është kërkuar bërja transparente e financimit të strukturave paralele nga Serbia dhe ndalimi i kësaj praktike.
Bruksel - Në takimin e mbrëmshëm në Bruksel, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq, janë bërë hapat e parë konkretë në normalizimin e marrëdhënieve. Zyra e shefes së lartë të BE-së, Ketrin Eshton, ka lëshuar një komunikatë për media, ku thuhet se dy palët janë pajtuar që të zbatojnë marrëveshjet e arritura, gjatë raundit paraprak të negociatave. “Kemi diskutuar për transparencën e fondeve, që Serbia ia dedikon komunitetit serb në Kosovë, ndërkohë që jemi ndalur edhe në çështjen se si të përmirësojmë mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe religjioze serbe në Kosovë”, ka thënë Eshton.
Bruksel - Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar për mediat serbe se, me kryeministrin e Kosovës, ka biseduar hapur dhe në mënyrë konstruktive për shumë çështje me rëndësi, që normalizojnë marrëdhëniet ndërmjet Serbisë e Kosovës. Ai ka shtuar se Serbia ka hyrë në vazhdimin e dialogut, me dëshirë që të arrihet përparim konkret ndërmjet Beogradit e Prishtinës. Daçiq ka thënë se, gjatë darkës së përbashkët, është bërë fjalë mbi një spektër të gjerë të çështjeve, duke u nisur nga zbatimi i marrëveshjes mbi kontrollin e integruar të vendkalimeve, e deri tek mbrojtja e trashëgimisë kulturore serbe dhe ndërtimi i autostradës, Nish - Prishtinë.
Bruksel - Mijëra persona të nacionaliteteve të ndryshme, nga vendet tona fqinje, po e humbin lejeqëndrimin dhe shtetësinë në vendet e ndryshme të Bashkimit Evropian, për shkak të deklarimit të rremë, si shtetas kosovarë. Pas verifikimeve që po bëjnë autoritetet tona, me kërkesën e shumë vendeve të BE-së, këta persona po kthehen në vendet e tyre. Vendet e Bashkimit Evropian dhe jo vetëm nga BE-ja, vazhdojnë t’iu dërgojnë autoriteteve në Kosovë lista të “azilkërkuesve kosovarë” për të vërtetuar shtetësinë e tyre.
Procesi i verifikimit që po e bëjnë autoritetet në terren, kanë rezultuar se deri më tani, mijëra shtetas të huaj janë deklaruar si shtetas kosovarë, për të rregulluar statusin e tyre në vendet e BE-së.
Pragë - Në mesin e shqiptarëve të Kosovës, ka elemente ekstremiste, ka thënë Irfan Al-Alaui, drejtor ndërkombëtar i Qendrës për Pluralizëm Islamik dhe drejtor i Fondacionit për Kërkime të Trashëgimisë Islamike. “Duhet të kujtojmë se ekzistojnë elemente ekstremiste, të përfshira mes shqiptarëve të Kosovës, të cilët krenohen për qenien e tyre si myslimanë të moderuar”, ka thënë ai, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Sipas tij, elemente radikale vehabiste, po depërtojnë në Kosovë e që ato mund ta prishin harmoninë ndërfetare që ka ekzistuar me vite në këtë vend.
Uashington - Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), tha se zgjedhjet presidenciale në SHBA u zhvilluan në një ambient shumë garues dhe pluralist dhe u administruan profesionalisht. Megjithatë, OSBE thotë se janë disa shqetësime specifike, lidhur me sistemin e zgjedhjeve në këtë shtet, të cilat Amerika duhet t’i adresojë. Kryetari i misionit të OSBE-së për monitorimin e këtyre zgjedhjeve, ambasadori, Dan Everts, tha se “ekzistojnë shqetësime reale, lidhur me çështjet, si të drejtat e votuesve, saktësia e listave të votimit, transparenca e financimit të fushatave, procedurat e rinumërimit dhe qasja e vëzhguesve ndërkombëtarë në procesin zgjedhor”.
Vlorë - Një mijë e 200 kilogram drogë, e llojit kanabis sativa, janë bllokuar nga policia e Vlorës, në një anije peshkimi. Aksioni i organizuar mirë dhe në bashkëpunim me policinë kufitare, ka bërë të mundur bllokimin e kësaj sasie të madhe të drogës dhe anijes, që planifikonte të transportonte ngarkesën për në Itali. Ende nuk bëhen të ditura detajet, por policia e qarkut të Vlorës ka paralajmëruar se në një konferencë për shtyp do të njoftoj më shumë rreth këtij aksioni.
Tiranë - Kombëtarja shqiptareështë ngritur për 17 vende, në renditjen e re të FIFA-s, pas fitores së fundit ndaj Sllovenisë. Kuqezinjtë, të udhëhequr nga, Gianni De Biasi, pozicionohen në vendin e 67-të, falë 496 pikëve të grumbulluara, ndërkohë që tre vendet e para mbahen nga Spanja, kampione në fuqi e botës dhe e Evropës, e ndjekur nga Gjermania dhe Argjentina.
Pavarësisht se nuk morën maksimumin, në dy ndeshjet e fundit kualifikuese, kjo ngritje në renditjen mujore të FIFA-s vlerësohet si sukses i kombëtares shqiptare.
Prishtinë - Adelina Ismaili është kthyer në vendlindje, ku menjëherë ka filluar xhirimet e për një klip të ri. Sipas rrjeteve sociale, klipi i radhës që ajo është duke përgatitur, vlerësohet të jetë një “kryevepër e muzikës shqiptare”.
Ende nuk është bërë e ditur, se cilës rrymë i përket kjo këngë, por shumë shpejt do ta kemi në treg hitin e saj të radhës, njoftohet nëpër të gjitha rrjetet sociale. Me datën 10 nëntor, Adelina është e ftuar speciale në emisionit “Një mijë e një pse”, në Top Channel.
 
 
Share