• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Gjykatat, fajtore për shtimin e vrasjeve!

Prizren, 08 nëntor 2012
- Kreshnik K. vazhdon t’i qëndrojë besnik traditës shqiptare për të mbajtur armë pa leje. Ai nuk e ka në plan ta zbeh pasionin e tij që ka ndaj armëve.
Edhe pse janë bërë 13 vjet, që nga përfundimi i luftës në Kosovë, Kreshniku, që nuk është i vetmi qytetar në rajonin e Prizrenit, vazhdon të mbajë ilegalisht armë në shtëpi.plaku_shenjestar
Fakti se posedimi i armës pa leje konsiderohet vepër penale, e që dënimi me burg mund të arrijë deri në tetë vjet, Kreshnikut dhe një pjese të qytetarëve, duket se nuk iu bën përshtypje. Kjo dukuri e ka detyruar Policinë e Kosovës, që të angazhohet më shumë në bastisje të shtëpive dhe objekteve të ndryshme, në kërkim të këtyre armëve. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Hazir Berisha, ka thënë për “PrizrenPress”, se vetëm këtë vit, në rajonin e Prizrenit janë sekuestruar rreth 180 armë të llojeve të ndryshme. “Gjatë këtij viti, policia ka arritur të sekuestrojë, diku 182 armë, të cilat qytetarët i kanë mbajtur në shtëpi pa leje”, tregon Berisha. Dy javë më parë, në një përleshje është vrarë një person. Sipas hetimeve të para të policisë, viktima është vrarë nga një armë, që i dyshuari e posedonte pa leje. Zëdhënësi i policisë në Prizren, Hazir Berisha, thotë se gjatë këtij viti, vetëm në rajonin e Prizrenit, me armë zjarri janë vrarë 14 persona. “Gjatë këtij viti kanë ndodhur 14 vrasje. Të gjitha vrasjet janë zbardhur nga Policia e Kosovës dhe lëndët janë dërguar në Prokurori”, tregon Berisha, sipas të cilit, të gjitha vrasjet kanë ndodhur nga armët që qytetarët i posedonin pa leje. “Po të mos kishin armë në shtëpi, sigurisht se vrasjet do të ishin më pak. Ne e dimë se popullata ende posedon armë, pa autorizim. Kjo është gjë e keqe”, vlerëson Berisha.
Ushtruesi i detyrës së Prokurorit të Qarkut në Prizren, Sylë Hoxha, në një prononcim për media, ka thënë se rritja e numrit të vrasjeve në rajonin e Prizrenit, është rezultat i armëmbajtjeve pa leje. Ai vlerësoi se edhe dënimet jo të larta që gjykatat po i shqiptojnë ndaj atyre që janë zënë me armë pa leje, janë shkas i dukurisë në rritje të vrasjeve. ”Gjykatat nuk kanë shqiptuar dënime të larta, ndaj atyre që janë zënë me armë pa leje. Prandaj, sivjet kemi pasur rritje të numrit të vrasjeve”, ka vlerësuar Hoxha.
Edhe zëdhënësi i policisë në Prizren, Hazir Berisha, pajtohet me vlerësimin e prokurorit, se faji për shtimin e vrasjeve duhet kërkuar tek gjyqësori. “Pajtohemi plotësisht me vlerësimin e z. Hoxha. Po të ishin gjykatat më efikase dhe dënimet e shqiptuara të ishin konform peshës së veprës penale, policia do të kishte më pak punë në ruajtjen e rendit dhe zbatimin e ligjit”, thotë Berisha.
 
 
Share