• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Nihat Osmani, ende kërkon pagën e tij!

Dragash, 09 nëntor 2012
- Këshilltari i Kuvendit komunal në Dragash, i vetmi nga radhët e Partisë së Aksionit Demokratik (SDA), Nihat Osmani, nëpërmjet një shkrese ka kërkuar nga kreu komunal që t’i paguhen pagat për periudhën, nga 1 janari 2010 e deri më datën 31 gusht të këtij viti.nihat_osmani Ai është ankuar se pagat e tij i janë paguar një këshilltareje nga partia rivale që vepron në trevën e Gorës dhe ka shprehur dyshimet se ky veprim mund t’i jetë bërë me qëllim. “Në pajtim me Rregulloren e vitit 2008 dhe Urdhëresën Administrative mbi pagesën e personelit politik në Komunë, kërkoj kompensimin e pagës sime. Duke qenë se jeni të njoftuar me këtë problem, ku në vend të kompensimit për punën time si delegat, duke filluar nga 01.01.2010, deri më 30.09.2012, është ndërruar xhirollogaria ime dhe mjetet kanë shkuar në xhirollogari të këshilltares nga radhët e koalicionit boshnjak ‘Vakat’ Zinaida Elmazi”, ka sqaruar në shkresën e tij Osmani, duke kërkuar që, në afat sa më të shkurtër, mjetet t`i alokohen në xhirollogarinë e tij. Në të kundërtën, Osmani ka paralajmëruar se do t’i drejtohet gjykatës, po qe se nuk merr përgjigje. “Ka kohë që jam duke kërkuar realizimin e kësaj të drejte. Deri më tani, pos premtimeve, asgjë konkrete nuk është ndërmarrë. Duket se do të jem i detyruar që të drejtat e mia t’i realizoj përmes organeve gjyqësore”, ka thënë Osmani për Kohën Ditore.
Drejtuesit e degës së SDA-së në Dragash, zvarritjen e zgjidhjes së kësaj çështjeje, e kanë konsideruar si të motivuar politikisht. Sekretari i këtij subjekti politik, Arif Kushi, ka shprehur dyshimin se mund të këtë implikime politike, nga kuadrot e koalicionit boshnjak “Vakat”, që bashkë me PDK-në drejtojnë këtë Komunë. “Konstatim i Këshillit drejtues të SDA-së është se, në moszgjidhjen e këtij problemi, mund të jenë të implikuar kuadrot e Vakatit, rival ky kryesor i yni në trevën e Gorës. Ndryshe, nuk ka se si shpjegohet e gjithë kjo zvarritje, për një çështje kaq të ndjeshme”, ka thënë Kushi.
Kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, i ka thënë kësaj gazete se është në dijeni për këtë problem dhe, në konsultim me drejtuesit e buxhetit, në një kohë sa më të shkurtër do të angazhohet për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme. Edhe kryesuesi i Kuvendit komunal, Lulzim Rifaj, ka shprehur gatishmërinë e tij për zgjidhjen e kësaj çështjeje.
 
 
Share