• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 09.11.2012

Prishtinë
- Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, sot ka pranuar një letër nga homologu i tij nga Timori Lindor, Jose Luis Guterres, përmes së cilës është njoftuar se ky shtet e ka njohur pavarësinë e vendit tonë. “Kam nderin që t’ju përcjell juve dhe, përmes jush, qeverisë së Kosovës, se Qeveria Demokratike e Timorit Lindor ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës. Me këtë njohje formale, dëshira ime është që Timori dhe Kosova të lidhin marrëdhënie diplomatike, sa më parë”, thuhet në letrën, dërguar ministrit Hoxhaj.
Gjakovë - Prodhimet e bletarisë janë ekspozuar sot në Pallatin e Kulturës, në Gjakovë, në një aktivitet që u organizua nga shoqata e bletarëve “Flora” dhe Komuna e Gjakovës. Florin Dautaga, kryetar i shoqatës së bletarëve të Gjakovës, tha se ky aktivitet është një festival i mjaltit, me karakter të panairit. “Qëllimi i organizimit  është i shumëfishtë. Të njoftohen bletarët me njëri tjetri, të njihen me problemet dhe perspektivën e bletarisë, si dhe të shkëmbejnë përvojat e tyre. Njëkohësisht, ky është rast i mirë edhe për qytetarët që të shijojnë mjaltin e këtyre anëve”, ka thënë Dautaga.
Prishtinë - Kryetarët e Komunave të Kosovës, po dominojnë mbi të gjitha instancat tjera lokale, përfshirë këtu edhe Kuvendet komunale, ku aprovohen vendimet. Kështu është thënë në një tryezë, të organizuar nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (IKQL), ku u prezantua studimi, me titull: “Kryetari  i Komunës - përfaqësues apo dominues?”. Në këtë tryezë u kërkua që drejtuesit e Komunave, të orientohen kah përfaqësimi i vullnetit të popullit, nga i cili edhe zgjidhen e jo të fusin pushtetin në duart e tyre.
Podgoricë - Përfaqësuesit e koalicionit “Mali i Zi Evropian – Milo Gjukanoviq” dhe i partive të pakicave, nënshkruan marrëveshjen për krijimin e shumicës parlamentare, gjë që do të mundësoj edhe krijimin e qeverisë së re të këtij shteti fqinj. Në emër të Koalicionit “Mali i Zi Evropian”, marrëveshjen e nënshkroi, Milo Gjukanoviq, ndërsa në emër të partive të pakicave, kryetari i Partisë Boshnjake, Rafet Husoviq.
Në dokumentin e nënshkruar, për formimin e shumicës, është edhe Fatmir Gjeka, përfaqësues i “Koalicionit Shqiptar”, i cili përbëhet nga Lidhja Demokratike, Partia Demokratike dhe Alternativa Shqiptare.
Pragë - Ish kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka apeluar tek Bashkimin Evropian, që të mos shkoj drejt kontesteve të temave kosovare dhe të mbështetet pa hezitim Kosova. ”Bashkimi Evropian, për ne ka bërë shumë. Por, është problem se pesë anëtarë ende nuk e kanë njohur Kosovën, që pa dyshim ndikon në vendete tjera”, tha Sejdiu, në intervistën dhënë Radios Çeke, duke shtuar se pesë vendet e BE-së, që Kosovën nuk njohin, nuk do të duhej të hezitonin për ta bërë këtë, meqë Kosova është një shtet normal.
Prishtinë - Përfaqësuesit e EULEX-it , qeverisë së Kosovës dhe Zyrës së BE-së, kanë nënshkruar sot një marrëveshje kompakte, me të cilën definohen qëllimet e përbashkëta në fushën e sundimit të ligjit. Nikoqiri i takimit ishte, Gzavije Bu de Marnak, shefi i EULEX-it, ndërsa bashkëkryesues ishin, Samuel Zhbogar, shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian dhe përfaqësues special i BE-së , si dhe Harjedin Kuçi, zëvendëskryeministër i Kosovës.
Shefi i Zyrës së BE-së, Samuel Zhbogar, deklaroi se bashkëpunimi është çelësi i zhvillimit të Kosovës, në rrugën drejt integrimeve evropiane.
Bruksel - Komisioni evropian kumtoi sot se, me 63 milion euro, do të mbështesë reformat në vendin tonë, në fushën e drejtësisë dhe administratës publike. Pjesërisht, me këto mjete do të nxitet zhvillimi i sektorit privat, përmes modernizmit në energjetikë dhe infrastrukturë, si dhe përmes investimeve në arsim dhe zhvillim regjional.
Siç njofton ky komision, në këto mjete janë përfshirë ndihmat para anëtarësim në BE (IPA), program ky vjetor për Kosovën, ku përfshihen dispozitat që i mundësojnë Komisionit që të përgjigjet shpejtë në prioritetet politike.
 
 
Share