• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Bie numri i aksidenteve në autostradë!

Prizren, 12 nëntor 2012
- Edhe pse “Udha e Kombit” këtë vit është frekuentuar shumë, numri i aksidenteve është më i vogël, krahasuar me vitin e kaluar. Këtë statistikë e ka dhënë komandanti i policisë rajonale të trafikut në Prizren, Lulzim Shala, duke njoftuar se deri më tani janë shqiptuar 2.981 tiketa ndëshkuese ndaj vozitësve të papërgjegjshëm. Sipas Shalës, shpejtësia më e madhe e vozitjes që është regjistruar në autostradë nga policia ka qenë 202 kilometra në orë.autostrada_rugova
Njësia policore, e themeluar kohë më parë për mbikëqyrjen e trafikut në autostradë, do të menaxhohet nga policia e trafikut rajonal të Prizrenit. Patrullimet e shpeshta në “Udhën e Kombit - Ibrahim Rugova”, kanë ndikuar që numri i aksidenteve, gjatë këtij viti të jetë më i vogël, thotë komandanti, Lulzim Shala. “Kemi pasur vetëm dy aksidente me fatalitet gjatë këtij viti në autostradë, tre aksidente me lëndime të rënda, gjashtë me lëndime të lehta dhe 19 aksidente me dëme materiale”, ka specifikuar komandanti Shala. Ndërkaq, Myzafer Sylejmani, polic i trafikut, thotë se tejkalimi i shpejtësisë së kufizuar në autostradën Vërmicë – Merdarë, prej 130 kilometrave në orë, është njëri nga shkaktarët e aksidenteve fatale. Madje, Sylejmani thotë se, mosrespektimi i rregullave të trafikut, është shumë prezent tek shoferët.
Ani pse policia kritikon vozitësit, për moszbatim të rregullave dhe shenjave të komunikacionit, këta të fundit shprehën të kënaqur me sjelljen e pjesëtarëve të rendit, ndonëse këta të fundit nuk kanë shumë kohë që janë caktuar në këtë detyrë. Lulzim Shala thotë se Njësiti i veçantë për mbikëqyrjen e trafikut në autostradë menaxhohet nga Policia e trafikut regjional që e drejton ai. “Që nga janari i këtij viti e deri më sot, policia e trafikut ka shqiptuar 2.981 tiketa ndëshkuese ndaj shoferëve të pa përgjegjshëm, gjatë 250 patrullime në autostradë”, tha Shala, duke paralajmëruar të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që t’i respektojnë rregullat dhe shenjat, e që në këtë rrugë janë mbi çdo standard.
 
 
Share