• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 13.11.2012

Prishtinë
- Zyra për Informim e EULEX-it e ka konfirmuar arrestimin e shtetases gjermano-boshnjake, Natalie Velija Veliq, e dyshuar për aferën e përvetësimit të 1.4 milionëve, të dedikuara për pagesën e pasaportave biometrike. “Mbrëmë, në një operacion të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe asaj të EULEX-it, janë arrestuar tre persona, në mesin e tyre edhe një shtetase gjermane. Të dyshuarit, të cilët janë në ndalim policor, janë të ngarkuar me një numër të veprave penale që lidhen me korrupsionin, përfshirë këtu edhe mashtrimin, vjedhjen e rëndë, etj. Rasti është duke u ndjekur penalisht nga një ekip, i përbërë nga një prokurorë i qarkut i EULEX-it dhe një vendor”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.
Prishtinë - Natalie Velija Veliq, ka përvetësuar 1.4 milionë euro që ishin të dedikuara për pagesën e pasaportave biometrike të Kosovës. Shtetasja gjermano-boshnjake, pronare e firmës “Consulting EU Sh.p.”, po merret në pyetje nga hetuesia e EULEX-it, në lidhje me dyshimet që rëndojnë mbi të. Një milion e 400 mijë euro, ajo ishte dashur t’ia transferonte ndërmarrjes austriake “Österreichische Staatsdruckerei”, e cila i ka prodhuar pasaportat e Kosovës.
Ministria e Punëve të Brendshme i kishte derdhur mjetet në llogarinë e “Consulting EU Sh.p.”, për t’i paguar pasaportat e prodhuara nga ndërmarrja austriake “Österreichische Staatsdruckerei”, por pronarja e firmës “Consulting EU Sh.p.”, përfaqësuese e kësaj firme austriake në Kosovë, nuk i ka transferuar ato para.
Prishtinë - Grupi Drejtues Rajonal për Zhvillimin Rural në Evropën Juglindore, për herë të parë do të mbajë takimin vjetor të punës së ministrave të Bujqësisë nga Evropa Juglindore, në Kosovë. Ndërsa, Kosovës sivjet do t’i dorëzohet nga Republika e Maqedonisë edhe presidenca e këtij grupi, për ta kryesuar në vitin vijues. Në këtë takim, i cili zyrtarisht do të filloj këtë të premte, ministrat e vendeve, para-kandidate dhe kandidate potenciale për në BE, do të kenë mundësi që t’i marrin edhe udhëzimet për programin IPARD dhe për procesin e akreditimit të çdo mase, që nga fillimi i zbatimit të IPARD-it, deri tek procedurat e mëtejme për akreditim.
Kukës - Dyshimet për atësinë, duket se kanë qenë shkaku i tragjedisë, e cila ndodhi mbrëmjen e 30 korrikut, kur babai hodhi foshnjën 3-ditëshe nga dritarja e Maternitetit. Prokuroria pritet të dërgojë autorin e krimit, Hysen Biba, në kryerjen e një ekspertize psikiatrike, pas pretendimeve të familjarëve, se ai vuante nga depresioni. Akti i rëndë që tronditi mbarë publikun shqiptar, kur Hysen Biba, me origjinë nga Kukësi, e ka hedhur foshnjën, pas një debati me bashkëshorten e tij, do të merr ndëshkimin, pasi të vërtetohet nëse 29-vjeçari vuante nga depresioni.
Dubravë - Në mëngjesin e hershëm, pak pas mesnate, tre të burgosur janë larguar nga Qendra Korrektuese në Dubravë. Menjëherë pas raportimit për largimin e tyre, organet kompetente kanë filluar kërkimin e tyre. Rreth orës 11:00, njëri nga të burgosurit është kthyer në vuajtjen e dënimit, ndërsa organet kompetente janë në gjurmë të dy të burgosurve tjerë dhe shumë shpejtë edhe ata do të kthehen në vuajtje të dënimit. Tre të burgosurit kanë qenë shfrytëzues të rregullt të beneficioneve të parapara me ligj, prandaj kanë qenë të vendosur në Pavijonin gjysmë të hapur, pavijon ky i cili nuk ka pengesa fizike.
 
 
Share