• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Shënohet themelimi i Shkollës së Vajzave!

Prizren, 14 nëntor 2012
- Në prani të autoriteteve më të larta shtetërore dhe fetare, nga të gjitha trojet shqiptare, në katedralen “Zonja Ndihmëtare” në Prizren, sot u shënua 120 vjetori i themelimit të Shkollës Shqipe të Vashave. Ky akt, i realizuar para më shumë se një shekulli, nga pjesëmarrësit është cilësuar si dëshmi e rreshtimit të kombit shqiptar, përkrah dijes dhe vlerave evropiane, duke i kushtuar rëndësi edheshkolla_vajzat emancipimit të gruas, si rrugë e vetme për zhvillim të gjithëmbarshëm.
Nikoqiri i takimit, ipeshkvi i Kishës Katolike të Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, ka shpjeguar se krijimi i shkollës së vashave pranë Kishës katolike në Prizren, dëshmon se ky institucion fetar nuk ka luajtur vetëm rol shpirtëror, por edhe fizikisht ka qenë pjesë e kombit shqiptar, duke kontribuar në lëmi të shumta të jetës shoqërore.
Kryetarja, Atifete Jahjaga, tha se përkujtimi i datave të rëndësishme të historisë, që shënojnë jubiletë kulturore e arsimore, janë nderim dhe respekt për të kaluarën, për të gjitha gratë dhe burrat, të cilët punuan për përparimin, emancipimin dhe për zhvillimin e gjithanshëm, e që u flijuan për lirinë dhe pavarësinë kombëtare. “Arsimimi i popullit, sidomos shkollimi i vashave, i cili nisi simbolikisht këtu, në Prizren, para 120 vjetëve, krahas shkollës së parë kombëtare shqipe të Korçës, të Pandeli Sotirit, dhe shkollës së vashave të motrave Qiriazi, ishte hapi më domethënës dhe më kuptimplotë i rrugës së dijes, që ne na radhiti në familjen e popujve të qytetëruar, e që ishte norma konkrete në barazinë gjinore”, tha Jahjaga.
Zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri, përkujtoi se nuk është rastësi që, pas formimit të Lidhjes së Prizrenit, në këtë qytet u themelua edhe Shkollave e Vashave, si jetësim i një ideje progresiste të vizionit të kombit shqiptar. “Në kohën, kur globalisht flitet për fuqizimin e grave, shikoni se sa larg kanë menduar liderët dhe mendimtarët tanë të kohës, se shkollimi i vashave fuqizon kombin. Shkolla dhe dija na dhanë fuqi”, ka thënë Tahiri, për të shtuar më tutje se, edhe armët ishin të nevojshme për të arritur lirinë në Kosovë. Megjithëkëtë, ajo ka shfaqur bindjen se bashkimi kombëtar duhet të ndodhë në dije. Me këtë konstatim është pajtuar edhe ministri i Arsimit, Ramë Buja, i cili ka shprehur kënaqësi, që në 120 vjetorin e shkollës së vashave, Kosova ka më shumë se 1 mijë e 200 shkolla, 484 mijë e 260 nxënës, 24 mijë arsimtarë, 1 mijë e 400 doktorë shkencash, si dhe 10 mijë magjistra.
Ramadan Muja, kreu i Komunës së Prizrenit, në cilësinë e historianit ka paraqitur një përmbledhje të rrethanave, të cilat çuan në mobilizimin e udhëheqësve të kombit, për të investuar në arsim e dije, si mënyrë e vetme për ruajtjen e qenies kombëtare dhe të gjuhës shqipe. I gjithë ky manifestim kaloi në frymën vëllazërore, duke bashkuar parti, fe dhe treva shqiptare.
 
 
Share